www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin” Empty
MesazhTitulli: Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin”   Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin” EmptyFri Jan 22, 2010 10:45 pm

Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin” Fitorebunjaku

"Kur e kuptuan se jam në lidhje dashurie me një nigerian të gjithë ishin kundërt, por edhe rrethi familjar nuk ka dashur të më shoh. Deri në kohën kur unë e kam dërguar djalin te babai i vet nuk më kanë folur disa të afërmit e mi, dhe kur shkoja mysafire më kanë shikuar gjithmonë me një sy tjetër. Unë besoj në Zot dhe e di se ai më ka ndihmuar. Unë kam përjetuar shumë gjëra të mira dhe të këqija, por Zoti më ka ndihmuar dhe nuk më ka lënë asnjëherë të vuaj”, thotë Fitorja.


"Kosova Sot”: Mund të na tregoni më hollësisht si jeni takuar me ish burrin tuaj nigerian?
Fitore Bunjaku
: Për herë të parë jemi takuar në kompaninë e sigurimeve ku kam punuar unë. Në atë kohë sa punoja në kompaninë e sigurimit erdhi ky ish burri im tash dhe kërkonte banesë me qira. Unë i thash se nuk di a ka këndej banesa e qira, por po ua thirri vëllain tim.

E thirra vëllain, i cili me shokët e vet ia ka gjet banesën. Shoqëria jonë filloj pikërisht këtu dhe ka ardhur çdo mëngjes në zyrën tonë të punës për të pirë kafe. Pastaj ma solli një telefon dhuratë, dhe pas kësaj ai më ka thënë "a ke qejf të dalësh jashtë Kosovës”, dhe unë si e re kam lakmuar të dal jashtë me qëllim që ta rregulloj jetën time, kështu ma ka marr mendja mua. Pas kësaj ai ma solli aplikacionin e plotësove dhe ai dhashë. Pastaj shkova në Ambasadë të Zvicrës, por nuk ma dhanë vizën. Pas një kohe atij iu ndërrua puna dhe e transferuan në Prishtinë, ku ushtronte punën e kolonelit. Këtu mori një banesë me qira në Fushë Kosovë, dhe unë ndërkohë kam shkuar te ai në banesë dhe aty ka nisur gjithçka. Unë për vete jam krenare që e kam një fëmijë dhe nuk pendohem aspak, por për herën tjetër duhet të kem kujdes se si të veproj dhe çka jam duke bërë.
"Kosova Sot”: Në fakt ju keni rënë në dashuri me të apo keni shprehur se do t’ju ndihmoj të dilni jashtë Kosovës?
Fitore Bunjaku
: Unë kur kam menduar të dal jashtë shtetit kam menduar të dal pa të dhe të mos e vazhdoj më lidhjen. Ai në fillim më ka konsideruar si motër dhe më ka thënë motër vazhdimisht. Disa herë ka ardhur edhe te familja ime, sepse na ka herë pas here. Gjatë krishtlindjes të vitit 2003 na ka ftuar të gjithëve si familje dhe shoqërinë dhe e kemi festuar të gjithë së bashku Krishtlindjet.
"Kosova Sot”: Si e ka pritur familja jote këtë lidhje?
Fitore Bunjaku
: Nuk e ka pritur mirë dhe asnjë familje nuk do ta priste mirë. Sepse kemi shumë gjëra të ndryshme, sepse po të ishte nga Evropa nuk do të kisha kaq probleme, por ky është nga Nigeria dhe këtu ka lindur problemi.
"Kosova Sot”: Si reagove kur e kuptove se je shtatzënë?
Fitore Bunjaku
: Jam frikësuar shumë prej prindërve, sepse prindërit e mi e kanë ditur se unë jam duke punuar te ai në Prishtinë, por nuk e kanë ditur se unë kam një lidhje me të. Kur kam shkruar në vikendet në shtëpi nëna ime më thoshte "çka ke kështu, më duket se je plotësuar mos ka diçka”, unë natyrisht i thosha jo asgjë nuk kam. Por, nëna ime e vërejti se mu shtua apetiti. Kur e kuptuan se jam në lidhje dashurie me një nigerian të gjithë ishin kundërt, por edhe rrethi familjar nuk ka dashur të më shoh. Deri në kohën kur unë e kam dërguar djalin te babai i vet nuk më kanë folur disa të afërmit e mi, dhe kur shkoja mysafire më kanë shikuar gjithmonë me një sy tjetër. Unë besoj në Zot dhe e di se ai më ka ndihmuar. Unë kam përjetuar shumë gjëra të mira dhe të këqija, por Zoti më ka ndihmuar dhe nuk më ka lënë asnjëherë të vuaj.
"Kosova Sot”: Sa kohë keni jetuar me ish burrin tuaj pas lindjes së djalit tuaj?
Fitore Bunjaku
: Gjatë lindjes ka qenë këtu dhe dy javë pas lindjes së djalit ka shkuar në vendin e vet dhe atë kohë më kujtohet si sot ai m’i ka lënë 70 euro. Pas dy jave ka shkuar dhe për një kohë nuk m’u ka lajmëruar. Në fakt ai më ka gënjyer mua, nuk më ka treguar se do të shkojë në Nigeri, por më ka thënë do të shkojë në Austri për t’i marrë vizat për të gjithë ne, por më nuk u kthye. Por, pasi shkojë ai familja ime më ka përkrahur shumë në çdo aspket dhe nuk do t’ua harrojë kurrë. Tetë muaj ditë ish burri nuk më lajmëruar hiq, dhe pas asaj kohe vendosa dhe shkova ne UNMIK për t’ju thënë se më ka lënë shumë keq, sepse edhe familja ime kishte mundur të më qes jashtë, por ata më mirëkuptuan. Tre vjet e gjysmë nuk kam pasur asnjë ndihmë prej tyre, në kohën kur djali i ka bërë dy vjet UNMIK më ka ndihmuar që t’i rregulloj letrat për të marrë social. Pas shkuarjes në UNMIK, ata ma kanë zvarrit punën, sepse ka qenë mjaftë problem për ta gjetur atë njeri, dhe deri sa e kanë zbuluar ka shkuar shumë kohë. Por, një sigurim amerikan më ka ndihmuar shumë, ai e ka gjetur një komandant nigerian ia ka dhënë të gjitha të dhënat e atij. Pasi e gjetëm atë ai çdo muaj mi ka dërguar nga 200 dhe 300 dollarë. Dhe prej aty vendosa që djalin t’ia dërgoj babait të vetë, sepse këtu heq shumë, jo për të hëngër, por prej rrethit dhe për një shtyp.
"Kosova Sot”: Po si e priti ish burri i juaj lajmin se ju do t’ia dërgoni djalin në Nigeri?
Fitore Bunjaku
: E priti mirë, sepse është i tij. Në fillim nuk e pranoj me pretekst se nuk ka se si ta rris, ai e ka pritur deri sa të rritet pak Leonardi. Djali sa ka qenë këtu ka ditur të flas shumë mirë shqip, por tash nuk e kupton fare shqipen.
"Kosova Sot”: A kontakton shpesh me djalin?
Fitore Bunjaku
: Ka disa muaj që nuk kam kontaktuar me të, sepse është në shkollë dhe gjithë kohën e kalon në shkollë. Më herët kam kontaktuar, por tash nuk mund të kontaktoj me të anglisht, sepse unë se di anglishten, dhe ai gjithë kohën kur flet me mua "yes, yes”.
"Kosova Sot”: Pas kësaj historie që keni pasur ju, pse vendoset ta bëni publike pikërisht në një reality shou?
Fitore Bunjaku:
Qëllimi kryesor që hyrë në "Shpij”, është që t’i fitoj paratë, tjetra është se është një shou shumë i mirë. Këtu kam ardhur të bëj lojë. Prandaj, edhe në këtë shou desha ta bëjë publike historinë time për ta para se si reagon shoqëria jonë, por nga ajo që pash dua të them se ne ende nuk jemi pjekur si shoqëri dhe mendojmë si në kohët e kaluara.
"Kosova Sot”: Kur do të dilni nga këtu dhe nëse rastësisht e takoni Metin në rrugë a do të flisni me të, pra si do të reagoni?
Fitore Bunjaku
: Nuk e besoj se do t’i flas ndonjëherë atij njeriu, sepse më ka ofenduar shumë dhe më ka prekur shumë në zemër
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Fitorja flet për jetën e saj private: “Ja si u dashurova me nigerianin”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» NË Takimin e Par u Dashurova ne Ty
» Fitorja e PDK-së do të jetë bindëse
» Villa: Fitorja më me rëndësi se goli
» Jay-Z paditet nga një kompani private
» Noga flet për miqësinë me Kreshën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum