www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjeografia e Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjeografia e Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjeografia e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Gjeografia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Gjeografia e Kosovës   Gjeografia e Kosovës EmptyMon Jan 25, 2010 12:24 am

Kosova gjendet në qendër të të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje dhe bredinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vëtëm rreth 100 km.

Prishtina kryeqyteti i Kosovës nga qendrat tjera të Gadishullit Balkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjat historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu ( Evropa Qendrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu ( Selaniku). Kosova ka formë shum të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen mallet e larta, të mesme dhe të ulta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.

Kosova ka formë shumë të përshtatshme. Në skajet e sajë shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulëta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km. Me sipërfaqe është është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2.6 herë.

Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqdoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri iI Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rrethe rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Pos në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e Plavës- Gusisë, Rozhajës dhe në Peshter, në Luginën e Preshevës, Medvegjës( Serbi), në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupi, në Fushën e Shkupit, malet e Sharrit, në fushën e Pollogut ( Maqedoni).

Koasova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje, disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, dy me Shqipërinë, tri me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës.

Kosova edhe pse ka një sipërfaqe të vogël ka përbërbërje të llojlljshme gjeologjike me shkëmbinjë prej kohërave më të vjetra e deri në epokën më të re gjeologjike. Hapësira e Kosovës në aspektin tektonik ndahet në disa zona:

Zona Dardane ( Rodope) Kësaj zone i takon pjesa lindore e Kosovës.Në lindje hasen shkëmbinjtë metamorfik, serpentinorë, shtrsa vullkanogjene e Trepçës, e cila përmbanë xehrore plumbi, zingu etj.
Zona e Vardarit, kësaj zone i takojn vist në anën e majt të lmit Vardar.
Zona Dinarite, kësaj zone u takon pjesa perëndimore të Kosovës.Dinaritet e brndshme – Mali Mokna, mali I Thatë dhe Bjeshkët e Nemuna janë të përbëra në pjësën më të madhe prej gëlqerorëve të mezozoikut. Pos gëlqerorëve hasen edhe konglomeratet, kuarcitet, rënorët, argjilet, pastaj shtresat vullkanogjne etj.
Zona e Korabit në Kosovë i takon pjesa e Sharrit dhe pjesa jugore e basenit të Dukagjinit. Këtu shtresat e mezozoikut kanë përhapje të gjerë. Ato e përbëjnë Koritnikun, Cvilenin, Oshllakun etj.
Shkëmbinjtë më të vjetër të erës së kembriut në hapsirën e Kosovës janë shistet kristalore në pjesën më lindore të Kosovës.
Shesat paleozoike janë gjetur në Sharr, në Bjeshkët e Nemuna, në Mokan dhe në rrethinën e Trepçës.
Shkëmbinjtë magmatik të moshës së paleozoikut janë granitet e masivit të Bujanocit dhe tëzonës së Sharrit. Shkëmbinjtë mezozoik në Kosovë kanë shtrirjetë gjerë dhe paraqiten si shtresa të gëlqerorëve.
Shtresat e terciarit në Kosovë gjenden në basenin e Kosovës, të Dukagjinit, të Drenicës, të Llabit dhe të Anamoravës. Të kohës së terciaritjanë edhe derdhjet vullkanike të Stantërgut, Kishnicës Janjevës, Strezocit,Novobërdës dhe Moravës së Binçës
Formacionet neogjene janë zhvilluar liqenet me shtresa të thella të qymyrit dhe krijesat vullkanogjene. Shtresat e miocenit i kanë mbushur basenet e Dukagjinit, te Moravës së Binçes, të krivarekës. Këto shtresa janë të përbëra prej argjilli, ranorëve, zhavorit, konglomerateve, gëlqerorëve, tufeve etj.
Shtresat e pliocenit i kanë mbushur basenet e liqeneve ujëëmbël të Kosovës, të Dukagjinit, të renicës, anën perëndimore të basenit të Anamoravës dhe bregoret e ulëta. Formacionet e pliocenit përbëhen prej zhavorit, argjileve ranore, më rrallë prej rënorëve, argjilit lapor dhe shtresave të thella të qymyrit.
Formacionet e kuaternarit në Kosovë I mbulojnë pjesët e rrafshta dhe shtretërit e lumenjëve, sidomos të Drinit të Bardhë, të Sitnicës, të Moravës së Binçës etj., pastaj terracat lumore, rrafshet aluiviale, shtresat deluviale, materialet morenore etj.

Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj.

Malet përbëjnë rreth 63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qendrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.


Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.

Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra,veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike , ererat Malet periferike kane pozite skajore ne forme vargmalesh dhe malesh te vequara. Malet qendrore jane me te ulta , zene me pak siperfaqe dhe shtrihen ne territorin e Kosoves .


Hidrografia është element i rëndësishëm natyrorë. Pasuria në ujëra sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të ndryshme.


Në territorin e Kosovës për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut për kohë të gjatë historike, janë formuar toka të ndryshme, e një pjesë e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit ( 56%) është e mbuluar me toka të cilësisë së dobët, një pjesa tjetër e konsiderushme (29%) është me toka të cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël (15%) me toka të cilësisë së mirë.


Relievi i llojllojshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima e llojllojshme dhe pasuria me ujra , kan ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore të Kosovës. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruara pasurinë bimore dhe shtazore. Bashkësia e bimëve livadhore është mjaft e pasur, sidomos në pjesën perëndimore, ku ka më shumë livadhe e kullosa për shkak të reshjeve më të shumta dhe mundësisë së ujitjes së sipërfaqeve nën livadhe. Drunjtë endemik të vjetërsisë terciare janë disa: rrubulli, arneni, pisha e bardhë, pisha e zezë dhe selvia.

Gjeografia e Kosovës _44434453_kosovo_alban_serb_map416
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjeografia e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 10 zyrtarët më të paguar të Kosovës
» Reforma në Policinë e Kosovës
» Ndarja e Kosovës as që diskutohet
» Beteja e Kosoves 1389
» Kah po shkon “Shpija e Kosovës”?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum