www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:05 am

Çfarë na servir teknologjia për të ardhmen? Si do të jetë shtëpia, transporti, riprodhimi, moda, interneti dhe lufta? "The Independent" bën parashikimet për gjashtë objektet pa të cilat nuk jetojmë. Që nga meshkujt shtatzënë deri tek copat që nuk mbajnë njolla. Që nga makinat që nxjerrin vetëm ujë tek tualetet që tregojnë nëse keni pirë shumë.
Që nga përqafimet ndërkontinentale deri tek robotët vrasës. Teknologja ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën si blejmë, ruajmë dhe konsumojmë. Ajo ka ndryshuar mënyrën e lindjes së fëmijëve, madje dhe personin që lind beben. Shtëpia do të jetë një objekt dixhital i teknologjisë së lartë dhe gjithçka do të bëhet për të minimizuar ndotjen dhe maksimizuar efikasitetin. Videokonferencat, mesazhet elektronike, rrjetet ndërkombëtare të kompjutarave do të bëjnë që njerëzit të udhëtojnë gjithnjë e më pak, duke reduktuar transportin. Mosha mesatare e lindjes nuk do të jetë 30, por 60 vjeç. Largësia s'do të jetë më problem, pasi çdo emocion yni do të përcillet në largësi duke e minimizuar bërë mungesën fizike. Ëndërr? Thjesht realitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:05 am

E ardhmja e transportit

Pas më shumë se një shekulli mund të themi me siguri se dominimit të motorit me djegie të brendshme i ka ardhur fundi. Era e automobilit do t'i përkasë historisë. Teknologjia është atje. Motori do zëvendësohet me qeliza hidrogjeni. "Honda" ka prodhuar një makinë me karburant hidrogjeni. "Mercedes-Benz" i ka testuar makina të tilla dhe autobusët me hidrogjen janë parë në rrugët e Londrës. "General Motors" dhe "Nissan" e kanë një prototip të tillë. Ato duken si tradicionalet, por janë radikale: hidrogjeni reagon me oksigjenin brenda qelizave, të cilat prodhojnë energji që nxit motorin të drejtojë rrotat. Reaksioni prodhon vetëm ujë. Satelitët e lundrimit dhe radarët do t'i ndihmojnë makinat "të ngasin veten". Çfarëdo që të ngasin, motoristët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:06 am

E ardhmja e riprodhimit

Nëse mendja ju shkon për festa e argëtime, mendoni përsëri. E ardhmja e marrëdhënieve seksuale është pa seks. Të paktën për sa i përket riprodhimit. Që kur bebi i parë i epruvetës, Louise Brown lindi më qershor 1978, doktorët kanë punuar ta heqin pasigurinë nga krijimi i bebeve. Nëse lindja e Louise i bëri meshkujt të panevojshëm, thjesht si prodhuesi i spermës, edhe femra këtë fund ka. Bebja e parë e krijuar, rritur dhe lindur në laborator është në perspektivë, me prodhimin e mitrave artificiale. Shtatzënia e meshkujve ka lëvizur nga fantashkenca në realitet me zhvillimin e IVF-ve, ose transferimin e një embrioni në kavitetin peritoneal të burrit. Embrioni do të ngjitet në muret e barkut, njësoj si në ato të mitrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:06 am

E ardhmja e modës

Shumë disenjatorë mode janë ende "teknofobikë" dhe arsyeja kryesore është se klientët e tyre nuk duan të veshin rroba nga fibra artificiale. Shumë të tjerë kanë gjetur mënyra ta përdorin teknologjinë ashtu si duhet. Veshjet sportive teknike shfrytëzojnë nanoteknologjinë. Kjo ka të bëjë me trajtimin e copës me teknologji të padukshme nga syri i lirë. Tashmë kanë dalë në shitje veshje kundër ujit të cilat gjithashtu nuk mbajnë njolla. Edhe nëse ju derdhet kafe apo vaj ato do të rrëshqasin. Struktura imiton sipërfaqen e lules së lotusit, e cila ka fije mikroskopike që parandalojnë thithjen e ujit. "Adidas" dhe "Nike" kanë prodhuar veshje kundër lagështirës, të cilat transferojnë djersën nga trupi në sipërfaqen e copës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:06 am

E ardhmja e internetit

"Duhet të futem në internet" është një frazë që i ka ditët e numëruara. Telefonat celularë, apo çfarëdolloj aparati të ketë evoluar prej tyre, do të jenë vazhdimisht të lidhur me internetin. Pak vite më parë qeshëm me frigoriferin me internet, por shumë shpejt asnjë makinë në qarkullim s'do të jetë pa të. Do të mund ta përdorim nxehtësinë tonë dhe sistemet e ndriçimit në distancë. Madje dhe veshjet do të jenë të lidhura me kiberhapësirën. Doni të përqafoni dikë në anën tjetër të botës? Me shtypjen e një butoni në celular veshjet e tyre do ta bëjnë për ju. Vija ndarëse mes trupit dhe internetit do të zbehet dhe do ta vëmë re vetëm nëse interneti nuk punon. Do të jetë e vështirë të kaloni disa minuta vetëm në shoqërinë tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? EmptyFri Feb 05, 2010 4:06 am

E ardhmja e luftës

Një ekspozitë e fundit me teknologjinë e re ushtarake u paraqit prototipi i një makine vrasëse. Quhej URV (Automjeti robotik pa ekuipazh) dhe dukej sikur dilte nga filmat. Ishte e frikshme. Kishte radarë lazeri përpara që skanonin në çdo drejtim. Shumë mendojnë se ai është e ardhmja e luftës. Teknologjia do të sjellë armë të sofistikuara, fillimisht në SHBA dhe betejat do të bëhet kundër robotëve dhe jo ushtarëve. Robotë që mund të diktojnë, vlerësojnë dhe sulmojnë një shënjestër. Ata mund të vrasin pa mëshirë dhe as pendohen. Janë vrasës "gjakftohtë". Teknologjia po ndryshon dhe natyrën e municioneve. Bombat termobarike kanë më shumë fuqi shkatërruese se çdo mjet tradicional dhe mjetet elektromagnetike janë në gjendje të çaktivizojnë kompjuterë pa vrarë asnjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty
MesazhTitulli: Re: E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?   E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

E ardhmja: Cilat janë surprizat e teknologjisë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cilat janë 10 fjalkalimet më të përdorura në botë?
» Ancelotti: E ardhmja ime nuk është në duart e mia
» E ardhmja e Ancelottit vendoset të dielën (Sot)
» Cilat Filma ju pelqejn...?
» Cilat Jan Shenjat e Shtatzanise
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum