www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake Empty
MesazhTitulli: Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake   Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake EmptySun Nov 08, 2009 5:55 am

Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake

13 njerëz janë vrarë dhe 31 janë plagosur kur një ushtar ka hapur zjarrë në një bazë ushtarake në Teksas.

Të shtënat në Fort Hood konsiderohen më vdekjeprueset të kenë ndodhur ndonjëherë në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet kanë plagosur sulmuesin, i cili tash thuhet të jetë në gjendje stabile.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka quajtur këtë sulm "si shpërthim të tmerrshëm dhune".

"Ka pasur të shtëna tragjike në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas.
Ne për momentin ende nuk i dijmë detajet e ngjarjes, dhe do t'i ndajmë sapo t'i marim.
Ajo që dimë është se një numër i ushtarëve amerikanë janë vrarë, dhe shumë më tepër janë plagosur në këtë shpërthim të tmerrshëm të dhunës", tha presidenti Obama.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë është duke punuar ngusht me Pentagonin, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të mundësuar që baza Fort Hood të jetë e sigurt dhe në këtë drejtim "do të shfrytëzohen të gjitha mjetet e qeverisë federale" për ta ndihmuar këtë bazë dhe qytetin përreth.

"Është mjaft e vështirë të përballemi me humbjen e atyre amerikanëve të guximshëm në betejat jashtë vendit.
Është ndërkaq e tmerrshëme kur ata sulmohen me armë zjarri në një bazë ushtarake në tokën amerikane", ka thënë presidenti amerikan.

Brenda kësaj baze, lejtnant-gjenerali Bob Koun, tha se të shtënat kishin filluar në mesditë të ditës së djeshme, në hapësirën ku bëhen skanimet mjekësore të ushtarëve për zbarkimin e tyre në poste jashtë vendit.

Agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar burime anonime, ka njoftuar se sulmuesi është identifikuar si major Malik Nadal Hasan, psikiatër i ushtrisë.

Major Nidal Malik Hasan, sulmuesi i dyshuar

Senatorja e Teksasit, Kej Bejli Haçison nga Teksasi tha se kishte njoftime se Hasan pritej të zbarkonte në Irak dhe kjo e kishte zemëruar atë.

Baza Fort Hood është mbyllur pas të shtënave dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet rajonale.

Ndryshe, kjo bazë është baza më e madhe aktive në Shtetet e Bashkuara, ka një hapësirë prej 878 kilometrash dhe është shtëpi e më shumë se 50 mijë trupave ushtarake. (evropa e lire)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cilat ishin arsyet e vrasjes së ushtarëve amerikan në bazën ushtarake në Teksas
» Një i vrarë e dy të plagosur për ujë
» Turqi: Po operacioneve ushtarake në Irak
» Reduktimi i KFOR-it, pas analizave ushtarake dhe politike
» 20 marinsa gjerman të vrarë në Kunduz
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum