www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ndarja e Botes, Toke - Uje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ndarja e Botes, Toke - Uje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndarja e Botes, Toke - Uje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Ndarja e Botes, Toke - Uje Empty
MesazhTitulli: Ndarja e Botes, Toke - Uje   Ndarja e Botes, Toke - Uje EmptySat Feb 06, 2010 3:29 am

Ndarja e botes ne njesi te medha kontinentale

Qe ne veshtrimin e pare te hartes se botes, dallohen menjehere (bazuar te ngjyra) oqeanet dhe kontinentet, siperfaqja e te cilave nuk eshte e njejte. Raporti i oqeaneve me kontinentet ne pjesen siperfaqesore eshte 2,3:1 qe do te thote se siperfaqja e oqeaneve eshte 2,3 here madhe se ajo e kontinenteve. Ky raport ka ndryshuar gjate historise gjeologjike te planetit tone. Rreth 250 milione vjet me pare pjesen me te madhe e zinte korja kontinentale; formimi i oqeaneve te sotem ka filluar vetem pas kesaj periudhe.
Ne epokat e hershme gjeologjike vendosja e kontinenteve dhe deteve ishte shume me e ndryshme nga e sotmja. Ne veri te ekuatorit ekzistonte kontinenti i Laurazise dhe ne jug te tij Gondvana, te cila u bene baza e kontinenteve te sotem. Ne hemisferen e veriut u krijuan Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, kurse ne hemisferen e jugut Antarktida, Australia, Afrika dhe Amerika e Jugut.
Shperndarja e kontinenteve sipas hemisferave ndryshon:ne hemisferen veriore kontinentet zene 39% te saj, kurse ne hemisfa jugore, vetem 18%.
Te gjitha kontinentet (pervec Antarktides) grupohen dy e nga dy. kontinenti i Amerikes Veriore me Ameriken Jugore, kontines Evropes me ate te Afrikes, dhe kontinenti i Azise me ate te Australise.
Si rregull, kontinentet veriore ndahen nga kontinentet jugore nga nje zone mjaft e copetuar e kores tokesore, me dete, ishuj dhe gadishuj te shumte.
Keshtu, kontineti i Amerikes se Veriut ndahet nga kontinenti Amerikes se Jugut, me detin e Karaibeve, ku gjendet grupi i ishujve Antile, gadishujt e Meksikes, gadishulli i Florides etj.
Kontinenti i Evropes ndahet nga kontinenti i Afrikes nepermjet detit Mesdhe, ku gjenden ishujt e Sicilise, Qipros, Kretes etj., si dhe gadishujt e Ballkanit, Apenineve dhe Iberik.
Kontinenti i Azise ndahet nga kontinenti i Australise me dete (deti i Kines Jugore, i Timorit, Celebes etj.), gadishuj e ishuj te shumte si: gadishulli i Indokines, Industanit, ishujt e Indonezise, Sri Lankaetj.
Te gjitha kontinentet kane formen e trekendeshave me baze te kthyer nga veriu. Ketu mund te perfshihet edhe kontinenti i Antarktides i cili ka formen e "dardhes"
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Ndarja e Botes, Toke - Uje Empty
MesazhTitulli: Re: Ndarja e Botes, Toke - Uje   Ndarja e Botes, Toke - Uje EmptySat Feb 06, 2010 3:29 am

Ndarja e Oqeanit Boteror ne njesi te medha ujore

Oqeani boteror ze rreth 71% te siperfaqes se rruzullit tokesor dhe ka nje thellesi mesatare prej 3,5 km. Megjithese ujerat e Oqeanit Boteror lidhen me njera-tjetren, ne te dallohen mjaft qarte pellgjet e medha oqeanike, te cilat jane: oqeani Paqesor, oqeani Atlantik, Oqeani Indian dhe Oqeani i Ngrire i Veriut. Nevoja per zbulimin e tokave te reja, per tregti dhe per shfrytezimin e pasurive te tyre natyrore ka cuar ne organizimin e lundrimeve te gjata e te veshtira. Keto lundrime jane shoqeruar me studime te shumta, aq sa sot mund te themi se nuk ka mbetur pjese skajore e oqeaneve (dete, gjire e ngushtica), sado te largeta qofshin, pa u njohur e shfrytezuar nga njeriu.
Krejt ndryshe paraqitet studimi dhe niveli i njohjes se pjeseve te padukshme te oqeaneve. Thellesite e medha, humnerat e erreta, relievi i fundit te oqeanit etj., ende paraqesin veshtiresi.
Sot perdoren gjeresisht metodat moderne te studimit, nepermjet te cilave eshte krijuar nje tablo e qarte mbi relievin e fundit te oqeaneve dhe proceseve qe ndodhin ne te. Relievi i fundit te oqeaneve eshte formuar nga po ato procese te brendshme qe eshte formuar edhe relievi i kontinenteve, por me disa dukuri te vecanta me te dallueshme. Ndryshe nga kontinentet, ne shtratin oqeanik nuk kane ndodhur ato procese te jashtme, karakteristike ne modelimin e relievit kontinental, si: veprimi i ujerave rrjedhese, akullnajave, i eres etj.
Ndarja midis mjedisit kontinental dhe ujor
Kufijte natyrore midis kontinenteve dhe oqeaneve jane te dukshem. Ne lindje te dy Amerikave dhe ne perendim te kontinenteve te Evropes dhe Afrikes shtrihet oqeani Atlantik. Ai ndahet nga oqeani Paqesor me nje vije imagjinare qe bashkon kepin Horn (skaji jugor i Amerikes se Jugut) me gadishullin e Palmerit ne Antarktide. Nga Oqeani Indian, Atlantiku ndahet nga vija meridionale (veri-jug) qe bashkon Kepin e Shpreses se Mire me Antarktiden.
Oqeani Indian shtrihet midis Afrikes Lindore, Azise Jugore e Australise, kryesisht ne hemisferen jugore. Ne juglindje ai ndahet nga oqeani Paqesor nepermjet meridianit lindor 147°.

Ne lindje te Azise dhe Australise dhe ne perendim te dy Amerikave, nga ngushtica e Beringut ne veri e deri afer paralelit 80° ne jug (Antarktide) shtrihet oqeani Paqesor, qe ze me teper se 1/4 e siperfaqes se rruzullit tokesor.
Oqeani i Ngrire i Veriut shpesh merret si pjese perberese e oqeanit Atlantik. Megjithate, ne tekstet mesimore dhe literaturen gjeografike, ai studiohet me vete. Ujerat etij te akullta mbulojne jo vetem Polin e Veriut dhe pjesen me te madhe te siperfaqeve ujore brenda paralelit 80°, por ato lagin gjithe brigjet veriore te tri kontinenteve (Evropes, Azise e Amerikes se Veriut.
Toka dhe deti bien ne kontakt me njeri-tjetrin sipas nje vije jo te rregullt. Zonat anesore te oqeaneve shpeshhere futen ne pjeset periferike te kontinenteve, ne hapesira pak a shume te kufizuara, duke formuar ato qe quhen dete. Pjeset e ngjashme te deteve qe hyjne ne kontinent formojne gjiret. Me gjithe ndryshimet e rendesishme te inadhesive te siperfaqes dhe thellesive maksimale, oqeanet kane thellesi mesatare te perafert me diferenca te vogla. Kjo deshmon per origjinen e perbashket te formimit te tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ndarja e Botes, Toke - Uje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ndarja e detyrave ne cift
» Ndarja e Kosovës as që diskutohet
» Gjithqka qe duhet te dini per planetin toke..
» Abramowitz: Ndarja e Kosovës, shkatërrimtare për rajonin
» nibiru @ eris sa rezik paraqesin per jeten ne toke
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum