www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sekretet e ndërgjegjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sekretet e ndërgjegjes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekretet e ndërgjegjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Sekretet e ndërgjegjes Empty
MesazhTitulli: Sekretet e ndërgjegjes   Sekretet e ndërgjegjes EmptySun Feb 07, 2010 5:18 am

Natyra e ndërgjegjes njerëzore është një nga misteret më të mëdha të biologjisë. Sipas disa studiuesve, mekanika e
kuanteve mund të ndihmojë për ta shpjeguar

Mekanika e kuanteve është një nga teoritë shkencore më të rëndësishme të të gjitha
kohërave, sepse ka lejuar përshkrimin e shumë fenomeneve subatomike. Disa studiues theksojnë se kjo mekanikë
mund të shpjegojë edhe një nga misteret e mëdha të biologjisë, natyrën e ndërgjegjes, e ndoshta edhe atë të
ëndrrave. Shpresat janë nxitur nga modeli i kuanteve të ndërgjegjes, realizuar nga një kërkues amerikan, nga Universiteti
i Floridës. Modeli frymëzohet te "kërcimi i pamjeve" që truri kryen përballë imazheve të dykuptimta, për shembull
njëra që mund të interpretohet si një vazo apo dy fytyra.
Prej kohësh psikologët janë magjepsur prej faktit që truri nuk arrin të perceptojë dy versione njëkohësisht...
Të kuptosh mënyrën se si truri kalon nga një version në tjetrin mund të hedhë dritë mbi faktin se si lind eksperienca
koshiente. "Nëse arrijmë të kuptojmë se çfarë ndryshon në tru kur një person është i ndërgjegjshëm për
një imazh apo jo, ndoshta mund të zgjidhim misterin", shpjegon një psikologe nga Harvardi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Sekretet e ndërgjegjes Empty
MesazhTitulli: Re: Sekretet e ndërgjegjes   Sekretet e ndërgjegjes EmptySun Feb 07, 2010 5:19 am

Rivalitet dysynor

Kërcimi i pamjeve është veçanërisht i kuptueshëm kur truri i nënshtrohet njëkohësisht dy imazheve të ndryshme
për secilin sy, duke shkaktuar në këtë mënyrë një "rivalitet dysynor". Në eksperimentet që riprodhojnë këtë
situatë, vullnetarët vërejnë herë pas here një shtëpi dhe një pamje.
Kërkuesit regjistrojnë kohën që kalon në mes të kërcimeve dhe përdorin rezonancën magnetike për të matur proceset
nervore që verifikohen në tru.
Kërcimet e vrojtuara në kushtet e rivalitetit dysynor i kanë kujtuar një
kërkuesi sjelljen e kuanteve të thërrmijave të vogla. Sipas mekanikës së kuanteve, një thërrmijë - për shembull
një elektron - nuk ka karakteristika të përcaktuara mirë. Në fakt ekziston një mori gjendjesh kontradiktore mes
tyre, të përfaqësuara nga një funksion vale. Vetëm kur një dëgjues mat një karakteristikë,
funksioni zbret në një nga nivelet. Kërkuesi e ka bazuar modelin e tij mbi këtë fenomen.
Modelet e kuanteve të ndërgjegjes nuk janë të reja dhe sipas shkencëtarit
nuk i bindin shumë psikologët. Një nga modelet më të famshme u përparua në gjysmën e viteve '90 nga
matematikani Roger Penrosev, nga Universiteti i Oksfordit dhe anesteziologu Stuart Hameroff nga Universiteti
i Arizonës në Tukson. Sipas dy studiuesve, ndërgjegjja lind nga llogaritjet
e kuanteve të kryera në grupime proteinike të quajtura "microtubule" (proteina fijezore) të pranishme në
neuronet e trurit. Por, në ndryshim nga ky model dhe ai paraardhës, modeli i shkencëtarit është i eksperimentueshëm.
Kërkuesi i cilëson dy gjendjet cerebrale të ndryshme: "ndërgjegjja potenciale" dhe "ndërgjegjja reale".

Ndërgjegjja potenciale - gjendja kur truri merr të dy imazhet njëkohësisht
- është e përcaktuar si një funksion i valës së kuanteve. Sipas modelit të tij, ndërgjegjja reale është kur funksioni
bie dhe truri vëren një nga dy imazhet. Në këtë pikë, procesi rifillon me një tjetër funksion vale të ndërgjegjes potenciale
që zhvillohet dhe në rastin e saj bie, duke i dhënë kështu mundësi vullnetarit të shohë një imazh tjetër.
Për të përcaktuar vlerat e parametrave të modelit të tij, ai ka përdorur shpejtësinë
ku neuronet aktivizohen në trurin e vullnetarëve dhe në frekuencën e kërcitjeve të imazhit.
Më pas, ka llogaritur vlerën e frekuencës, e cila kontrollon proceset e kunatës, e që mund të jetë në bazë të ndërgjegjes
së trurit. Sipas kërkuesit, gjendja e ndërgjegjes potenciale i korrespondon përvojës sonë të nënvetëdijes që
përcjellim në ëndrra. Një neuroshkencëtar nga Kanadaja nuk bashkohet me mendimin që koshienca
ka një bazë kuantesh: "Truri është një objekt mikroskopik. Duke qenë se proceset e kuanteve nuk janë
të vlefshme për të studiuar sjelljen e objekteve të tjera të mëdha, është e çuditshme që "shërbejnë" për të
sqaruar mekanizmat e ndërgjegjes", ka përfunduar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sekretet e ndërgjegjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sekretet e “Google”
» Sekretet te bejne mire ?
» Sekretet erotike të meshkujve
» Sekretet për flokë me drita ndezur
» Sekretet e Bukuris nga Yjet e Hollivudit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum