www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sekretet për flokë me drita ndezur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sekretet për flokë me drita ndezur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekretet për flokë me drita ndezur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Sekretet për flokë me drita ndezur Empty
MesazhTitulli: Sekretet për flokë me drita ndezur   Sekretet për flokë me drita ndezur EmptySat Feb 13, 2010 5:30 am

Flokët duken të dëmtuar e pa shkëlqim? Ndiq këto këshilla dhe ato do fillojnë të reflektojnë dritën dhe ty do të të ndriçojnë sytë nga gëzimi
Orët që kalojmë duke u marrë me flokët nuk janë pak, po shumë janë edhe ankesat që kemi. Mungesa e shkëlqimit me siguri është ndër të parat e listës. Të panumërta janë produktet që reklamojnë pikërisht vënien në vend të kësaj vetie kaq të rëndësishme për pamjen. Jo gjithmonë ama ajo çfarë reklamohet, rezulton e vërtetë. Po si t’i zgjedhim të duhurat? Dhe cilat janë gjestet që nuk japin efektin e kundërt të asaj që duam të arrijmë? Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.


1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët. Kërko furçë Mason Pearson Sensitive (140 $).

2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum. Të gjitha produktet e linjës Brilliant nga Aveda, që ndihmojnë shkëlqimin, janë pa alkool (12-23 $).

3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj. Provo balsamin L’Oréal Paris Vive Pro Nutri Gloss (4.99 $).

4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.

5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.

6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Provo serumin John Frieda (9.99 $). Por si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. “Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm”, këshillojnë parukierët. Ata këshillojnë gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray. Provo Kérastase Paris Vernis Nutri-Sculpt (29 $).

7. Provo një trajtim në të nxehtë. “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar. “Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. “Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë”, këshillon parukieri i Victoria’s. Provo vajin ushqyes Rene Furterer Karité Intense (36 $).

8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Kërko tharësen T3 Bespoke Labs Evolution (300 $).

9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. “Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë – shpjegon një stilist i njohur flokësh, – kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët”. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum si TIGI S-Factor Dream Drops Shine On (30 $) në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.

10. Jepu shkëlqim ondeve. “Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara”, thekson Leslie Bride, kimistja e Procter & Gamble. “Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, shpjegon ajo, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim”. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. “T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta”, thekson specialistja. Kërko mashë Conair Babyliss Pro (99.99 $).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sekretet për flokë me drita ndezur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Drita dhe të ndjehurit
» Këto flokë vlejnë 1 milion dollarë
» Sekretet e “Google”
» Sekretet e ndërgjegjes
» Sekretet te bejne mire ?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum