www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3! Empty
MesazhTitulli: Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3!   Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3! EmptyWed Feb 10, 2010 8:33 pm

Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3! Arjankonomi


Intervistë me opinionistin. Të gjitha cilësitë e një superkampioni.Cili mendoni se është çelësi i suksesit të këtij spektakli?

Është "formula” e tij që e bën të suksesshëm. Së pari, është një spektakël i mbushur me shumë emocione dhe të papritura, të cilat krijojnë atë atmosferë ankthi e pritjeje se çfarë do ndodhë, të nevojshme për t’u ndjekur me shumë interes nga publiku.

Ka pasur atmosferë me humor, me biseda, me emocione prekëse, debate e të papritura, të cilat janë të domosdoshme për të realizuar një "shoë” të vërtetë.

Po t’i shtojmë edhe elementët e spektaklit të organizuar me shumë profesionalizëm nga një staf gjigant punonjësish, krijohen të gjithë elementët e nevojshëm që e bëjnë një "reality show” të suksesshëm, pra një format argëtues të nivelit të lartë.

"Big Brother” është vetëm argëtues?

Pikërisht këtu do doja të ndalesha pak më shumë. "Big Brother” shqiptar nuk jep vetëm argëtimin e në këtë pikë dallon edhe me shumë të tjerë të këtij lloji në botë. Jam i bindur që i jep shoqërisë sonë më shumë. Gjatë javëve të spektaklit, për më shumë se tre muaj, evidentohen apo shfaqen shkarazi nga banorët e shtëpisë gjatë jetesës së tyre të izoluar, probleme sociale të shoqërisë shqiptare. Ne jemi një shoqëri në zhvillim, në atë fazë që shoqëritë perëndimore e kanë kaluar dekada më parë. Jemi një shoqëri e pa urbanizuar dhe me dallime të mëdha mentalitetesh e opinionesh. Gjatë jetesës së banorëve në shtëpinë e "Big Brother” shfaqen edhe diferencat e mëdha shoqërore që ne kemi. Realitetet sociale në vendin tonë ndryshojnë në pak kilometra. Ndryshe është në qendër të qyteteve të mëdha, ndryshe në periferi. Edhe më i thelluar është dallimi po të shkojmë në zonat rurale, të cilat edhe këto ndryshojnë nga njëra-tjetra e nga Veriu në Jug. Po të kemi parasysh që një numër i konsiderueshëm i banorëve të edicioneve të kaluara, që besoj edhe këtë vit do të jetë kështu, vinte nga përvoja të gjata jete në Perëndim, në atë bashkëjetesë njerëzish të "rastësishëm” ndodh lehtësisht që të kemi "përplasje” mentalitetesh e konceptesh për jetën dhe shumë aspekte të saj. Këto përplasje i bëjnë më interesante bisedat dhe debatet e tyre.

Si shfaqen këto mentalitete gjatë spektaklit?

Shfaqen në radhë të parë në mënyrë të rastësishme nga vetë banorët, duke qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpi e duke komunikuar me njëri-tjetrin. Kujtoj nga viti i kaluar se aty u fol për Kanunin, por edhe për femrën dhe emancipimin e saj. Natyrisht që, nëse një nga banorët e përmend Kanunin në jetën e tij, edhe nëse personazhet e tjerë nuk i japin rëndësi, është vëmendja e "Big Brother” që ta rikthejë në një debat. Në këtë rast, debati i krijuar për banorët gjatë spektaklit bën të mundur që edhe njerëzit e publikut të arsyetojnë e të mbajnë një qëndrim qoftë edhe brenda vetes. Trajtimi i këtyre problemeve është i rëndësishëm, sepse prek mendjet e njerëzve dhe sikur vetëm kjo të arrihej, pra që publiku të mendonte qoftë edhe për një çast në lidhje me çështjen që diskutohet, them se është arritur një qëllim jo për t’u nënvlerësuar.

A i kupton publiku këto problematika që mund të dalin nga banorët?
Patjetër që publiku, në pjesën dërrmuese, e ka kulturën për të kuptuar problemet. Kuptohet që gjithkush, duke më përfshirë këtu edhe mua, e kupton sipas mentalitetit, formimit dhe kulturës së tij. Prandaj, shpesh publiku, edhe kur është fjala për të njëjtin person, ndahet në dy pjesë. Këtu luan rol të rëndësishëm edhe opinionisti, i cili është aty për të bërë më të dallueshme ato cilësi, që ndoshta banori nuk ka pasur aftësinë t’i shprehë qartë apo për të shpjeguar sjellje të veçanta të tyre, duke pasur parasysh edhe bagazhin kulturor që ata mbartin të kushtëzuar nga edukata, familja, vendi ku janë rritur etj. Por kjo vlen për të gjithë.

Cili është qëndrimi juaj si opinionist në këtë rast?

Opinionisti duhet të japë një shpjegim të esencës së problemit dhe natyrisht, unë shpreh opinionin tim, atë çfarë mendoj. Por përpiqem ta bëj këtë duke parë përtej. Që do të thotë, jo vetëm duke analizuar, por edhe duke shkuar përtej personit. Në këtë rast, mua nuk do të më interesonte shumë individi. Atë le ta gjykojë publiku me votat e tij. Unë dua të dal përtej individit, duke kapur thelbin e fenomenit që ai nxjerr në pah apo përfaqëson e duke e analizuar atë. Duke u shfaqur e duke diskutuar për to, besoj që shoqëria e zënë nga stresi apo rutina e përditshme, është ngacmuar mbi ekzistencën e tyre, duke e bërë atë të reflektojë. Nuk ka rëndësi opinioni i tyre pro a kundër. Do të ishte e mjaftueshme edhe vetëm fakti që ata mund të kenë vrarë mendjen.

Mendoni se publiku ndikohet nga opinioni juaj?

Duhet ta thonë të tjerët. Në përgjithësi, pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë që flet mirë, kur thua pikërisht atë gjë që ata e mendojnë. Kur dikush thotë diçka që nuk e mendon realisht, duhet së pari të pyesë veten: a është me të vërtetë kështu?

Çfarë duhet të bëjë një banor për ta bërë për vete publikun?

Duhet të jetë sa më shumë interesant. Por më e rëndësishme se kjo është të mos jetë antipatik, sepse për vetë formatin që ka programi votohet personi që publiku nga jashtë dëshiron ta largojë nga shtëpia. Është pak e çuditshme kur mendon se njeriu tundohet për të votuar një person që më shumë e pëlqen në krahasim me të tjerët, por këtu votohet ai që duhet të dalë për arsye që personat e mbetur të jenë në të njëjtin nivel. Ose për të qenë më i qartë, të mos dihet një renditje preferenciale e publikut për banorët e shtëpisë. Natyrisht duhet të ketë një sens humori, sepse humori ndikon te masa më shumë se çdo gjë tjetër, por edhe të ketë fuqi. Me këtë dua të them që nuk duhet të lodhet së qeni i pranishëm në biseda e debate, sepse telekamerat aty përqendrohen më shumë e për rrjedhojë, edhe vëmendja e publikut.

A mendoni se fiton ai banor që ka më shumë vlera?

Varet se çfarë përcakton me vlera. Unë mendoj që ai banor që shfaq cilësi karakteri ka më shumë shanse për të fituar. Nuk është fjala te vlerat. Natyrisht që edhe ato ndikojnë, por nëse do të bënim një dallim midis këtyre dy fjalëve do të thosha që vlerat janë më tepër personale, që do të thotë janë ato talente apo arritje që njeriu ka realizuar në jetë, por që i shërbejnë atij personalisht. E parë në prizmin e një marrëdhënieje shoqërore dhe për ta ndarë nga përcaktimi i fjalës "vlerë”, do të thosha që cilësitë, pra të jetë i drejtë, i ndershëm, altruist etj. Janë ato që e bëjnë në një situatë të tillë si bashkëjetesa në "Big Brother” banorin të dallohet nga të tjerët e të vlerësohet më shumë edhe nga publiku.

A është dëshira për të "vëzhguar” që e bën publikun ta ndjekë me kaq vëmendje?

Para se të isha opinionist aty, mendoja ashtu si një pjesë e intelektualëve, që është Vuajerismi ose dëshira për të "spiunuar të tjerët”, që e bën këtë format të ndiqet shumë. Por nuk është në të vërtetë kështu. Arsyeja është e thjeshtë, edhe pse asnjë nuk e thotë. Është një komoditet ta shohësh atë. Çdo të thotë kjo? Është një shfaqje televizive që nuk ka as fillim e as fund. Nëse ti e sheh në një moment të caktuar, nuk ke humbur diçka më parë. Nuk ndodh kështu me asnjë format argëtues. Edhe filmin po nuk e pe nga fillimi, nuk ke dëshirë ta shohësh më tej. Edhe një telenovelë, po të humbën disa seri, nuk arrin ta ndjekësh më. Në një debat televiziv, po të mos të interesojë tema, ndërron kanal. Aty nuk ka asgjë që dihet, ndaj dhe kurioziteti është më i madh. Mund të transformohen situatat papritmas në një debat të ashpër, apo të ndryshojnë marrëdhëniet krejt papritur. Dhe një arsye tjetër që e bën të suksesshëm është edhe fakti se mund ta ndjekësh, duke bërë edhe gjëra të tjera në shtëpi. Nuk të bezdis, nuk ka muzikë dhe ka një kolonë zanore që të duket sikur po ndodh normalisht në ambientin ku je ti.

Si e konsideroni "modelin” që krijohet nga "Big Brother”?

Padyshim një model pozitiv. Një model emancipimi dhe respekti të vetvetes. Dy gjëra që ne shqiptarët kemi aq shumë nevojë. Aq më tepër një "Big Brother” si ky shqiptari, ku dalin në pah e trajtohen shumë probleme sociale, mentalitete të prapambetura, paragjykime etj., çështje për të cilat ne duhet të diskutojmë e të flasim shumë.

Thuhet shpesh që banorët bëhen të famshëm pa bërë asgjë. Si mendoni ju për këtë?

Si, pa bërë asgjë? A nuk është diçka të rrish mbyllur për 100 ditë brenda një shtëpie, sado komode të jetë ajo? A nuk është një sakrificë të lejosh veten nën vëzhgimin e telekamerave 24 orë pareshtur? Problemi është se tani do të flitet shumë, por kur të kalojnë disa muaj nga fama, pak do të mbetet nëse banorët nuk do të dinë apo nuk do të jenë të aftë për ta shfrytëzuar në të mirë të tyre. Pastaj, pse të mos t’ua japim këtë kënaqësi disa të rinjve, edhe pse kanë qenë të panjohur? Nuk shoh asgjë të keqe, derisa kjo përvojë i bën të lumtur disa njerëz. Përkundrazi, a ka mundësi të tjera që t’i bëjmë njerëzit e lumtur?

Vitin e kaluar i keni ndjekur çdo ditë banorët në televizion?

I kam ndjekur më shumë sesa do të më duhej për opinionet në studio. Kjo sepse më ka tërhequr shumë. Ka pasur një rrjedhshmëri logjike në zhvillimin e ngjarjeve, që e ka bërë interesant me të vërtetë e nuk do doja të humbisja asnjë debat apo bisedë të tyren. Kisha një kuriozitet maksimal të dëgjoja mendimet e tyre, sepse tek ata shihja se si do të diskutonin disa të rinj që janë mbledhur edhe në një kafene apo në një darkë. Bisedat e banorëve të vjetshëm kanë qenë me të vërtetë interesante. Kanë diskutuar për tema që trajtohen ende në shumë vende të zhvilluara, që ndoshta të flasësh për to në realitetin shqiptar, e aq më tepër në një "shoë” argëtues, është me të vërtetë kurajoze. Ata kanë qenë të emancipuar, pavarësisht mendimeve apo opinioneve që jepnin. Ndonjëherë është e rëndësishme të diskutosh, pavarësisht nëse ke të drejtë apo jo.

A keni kontakte me banorët e vjetshëm?

Kam pothuajse me të gjithë. Gjatë kësaj kohe i kam takuar shpesh shumë prej tyre. Do t’i takoja edhe më shpesh, por është çështje kohe. Me Qetsorin, Adelën, Bjordin dhe Dritanin në veçanti jemi miq të mirë. Edhe sot, pasi kanë kaluar kaq muaj, do të thosha po të njëjtat fjalë të mira për ata si atëherë në spektakël.

Çfarë vështirësie keni hasur?
Ka qenë me të vërtetë një përgjegjësi e madhe, shumë më tepër sesa e kisha menduar në fillim. Kam pasur përvoja të shumta në jetë si drejtues mediash, analist në televizionin italian për gjeopolitikën. Gjithashtu edhe këshilltar i Presidentit Moisiu e zëdhënës i tij, një punë me shumë ngarkesë dhe me përgjegjësi, por të them të drejtën, të qenit opinionist në "Big Brother” është edhe më e vështirë. Kjo për arsyen se ke të bësh me njerëz të zakonshëm, që jetojnë në mënyrë të zakonshme e të thuash gjëra interesante në lidhje me to, është me të vërtetë e vështirë. Aq më tepër kur mendon se të ndjekin të gjithë shqiptarët kudo që janë, ke emocion e të duket sikur të është lidhur gjuha.

Ç’do të thotë të analizosh karakteret njerëzore?

Analiza e personave dhe karaktereve është shumë interesante dhe më tërheq shumë, saqë në çaste të ndryshme kisha frikë me veten time se mos e ekzagjeroja në ato çfarë mendoja dhe kaloja në rolin e një psikologu, gjë që nuk do doja ta bëja kurrë, ashtu siç nuk do doja t’i shikoja ata si një laborator personalitetesh e karakteresh mbi të cilët eksperimentohet. Ka pasur edhe karaktere të vështirë, por janë pikërisht këta që e bëjnë më interesante qoftë diskutimin mbi ta, por edhe më karizmatik për publikun.

Do të jeni sërish në rolin e opinionistit. E pranuat me kënaqësi?

Natyrisht që po. Vitin e parë, të them të drejtën, isha pak skeptik në lidhje me këtë rol. Kisha shkruar shumë vite për gjeopolitikë, të cilën vazhdoj ta bëj për media italiane, vija nga shtypi i shkruar dhe ideja e një spektakli me përmasa aq gjigante dhe me një shikueshmëri thuajse absolute, më trembte. Nuk e fsheh që në fillim kam pasur edhe emocione. Por me kalimin e kohës, të bëhet si pjesë e jotja, ndoshta më shumë sesa ti vetë je pjesë e atij spektakli. Padyshim që besimi i "Big Brother” për të më caktuar sërish në rolin e opinionistit është një vlerësim për mua, i cili më vendos në një përgjegjësi edhe më të madhe për rolin tim gjatë muajve që spektakli do të vazhdojë. Nuk dëshiroj të flas vetëm për karakteret e banorëve, por për atë çfarë ata përfaqësojnë, të shpjegoj marrëdhëniet apo situatat që do të krijohen, si dhe qëndrimet e tyre për çështje apo debate të veçanta, jo duke u nisur nga personi, sesa nga formimi shoqëror e kulturor i tyre, i ndikuar shumë edhe nga përvoja e tyre jetësore, por edhe nga mentalitetet që ata vijnë, të kushtëzuara këto dhe nga zona ku jetojnë.

Sonte në mbrëmje, fillon spektakli i madh i edicionit të tretë të "Big Brother”. Si ndiheni ju?

Koha kaloi shumë shpejt dhe duket si e pabesueshme që nis edicioni i ri. Kjo dhe për faktin se jehona e "Big Brother” të vjetshëm zgjati shumë e disa nga personazhet e tij i kemi parë nëpër emisione televizivë e faqe gazetash vazhdimisht dhe kjo bën që t’i ndjejmë më të pranishëm, duke mos e kuptuar rrjedhën e kohës. Personalisht për mua ka një arsye edhe më shumë se, ende takoj njerëz dhe më pyesin për banorët e vitit të kaluar e përpiqen të komentojnë apo të shprehin atë çfarë ata kanë menduar, ndaj të krijohet përshtypja se jeta e shtëpisë vazhdon ende.

Do të jeni i kujdesshëm në gjykimet e këtij viti?

Dua të jem i qartë. Ajo që dua të bëj është thjesht vlerësim. Nuk më pëlqen dhe nuk më takon të bëj gjykime. Ashtu si dhe qëllimi im nuk ka qenë as vitin e kaluar e as këtë edicion që t’i fyej. Nuk dëshiroj ta bëj këtë, sepse ata janë njerëz të thjeshtë dhe nuk kanë pretendime për më shumë. Dhe nga pozicioni im mund t’i lëndosh lehtë, por nuk duhet përfituar nga kjo. Të mendosh që ata persona do jenë aty për më shumë se tre muaj dhe për më tepër 24 orë në vëzhgimin e kamerave. Kush do të ishte ai person që nuk do t’i gjeje një gjë për ta vënë në shënjestër apo për ta ofenduar. Ju siguroj që nuk ekziston. Preferoj që kur të them diçka kritike, ta bëj këtë nëpërmjet pyetjeve, pra duke mos shprehur gjykimin tim, por duke i vendosur ata që ta thonë me fjalët e tyre.

Ku konsiston përzgjedhja e banorëve?

Unë nuk jam pjesë e kësaj, por nga përvoja e vitit të kaluar, banorët, edhe pse janë aty "rastësisht”, nuk janë zgjedhur rastësisht. Besoj që ata përfaqësojnë atë pjesë të rinisë së mirë shqiptare e që në radhë të parë i bashkon qëllimi që kanë për të arritur diçka më të mirë në jetë. Përvoja ka treguar që ka nga ata që janë të aftë për të zhvilluar debate mbi shumë çështje që janë tema që ende diskutohen në shumë vende të zhvilluara të Perëndimit e që kërkojnë një mendje të emancipuar. Këta mund të ndeshen me mentalitete që ne i quajmë të vjetruara, por që në shoqërinë tonë ato janë të përhapura dhe të prekshme edhe fare pranë nesh, pengje të një trashëgimie të prapambetur kulturore. Ajo çfarë shpresoj është të jenë të gjithë pa përjashtim një shembull i shkëlqyer qytetarie, të rinj me cilësi për t’u marrë shembull edhe pse të ndryshme nga njëri te tjetri. Çfarë duhet të mbetet nga ata është ajo që kanë brenda vetes e shpirtit të tyre e të kuptojnë se qëllimi për të fituar çmimin është i rëndësishëm, por varet shumë nga mënyra që do të ndjekin për ta arritur atë. Me fjalë të tjera, banorët i ndëshkon mënyra sesi ata veprojnë për të arritur fitoren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Arjan Konomi: Ja kush do të fitojë BB3!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kush do ta fitojë Top Fest 7
» Sot ishte gjyqi: Ekzekutohet Arjan Selimi
» Inis Gjoni pranon të martohet me Arjan Selimin
» Jeta e Inis Gjonit pas humbjes se Arjan Selimit
» Ja përse do të fitojë PDK-ja
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum