www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mariza në krevat me Chesteri-in…! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mariza në krevat me Chesteri-in…! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mariza në krevat me Chesteri-in…!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Mariza në krevat me Chesteri-in…! Empty
MesazhTitulli: Mariza në krevat me Chesteri-in…!   Mariza në krevat me Chesteri-in…! EmptyWed Feb 10, 2010 8:35 pm

Mariza në krevat me Chesteri-in…! Mariza490x320

Për momentin ajo nuk e ndan krevatin me asnjë, por i vetmi që është i privilegjuar për të hyrë nën çarçafë është pikërisht Chester...! Zbulojeni se kush është personazhi misterioz me të cilit fle këngëtarja Mariza Ikonomi.

Mjaftojnë 10 orë të plota gjumi që Mariza Ikonomi të zgjohet e freskët për gjatë gjithë ditës. Këngëtarja tregon për "Bluetooth” se shtrati është për të një vend ku jo vetëm fle, por edhe ku lexon, punon në kompjuter, madje edhe mund të shijojë kafen e ngrohtë të mëngjesit.

Në shtratin e saj ajo ndihet si bizelja e përrallës së Andersenit, të jetë e freskët dhe aspak e nxehtë. Për momentin ajo nuk e ndan krevatin me asnjë, por i vetmi që është i privilegjuar për të hyrë nën çarçafë është pikërisht Chester...!
Zbulojeni se kush është personazhi misterioz me të cilit fle këngëtarja Mariza Ikonomi.

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Zakonisht kaloj deri në 10 orë.

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Po kaq, 10 orë.

Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo...?
Më pëlqen të fle me pizhame.

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Lexoj, punoj me kompjuter, pi kafen, etj.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Nani-nani, natën e mirë.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Përmbys edhe me qenin tim, Chesterin mbi kurriz.

Po kur je më të dashurin?
Unë në krevatin tim, ai në tjetër derisa të martohemi, dhe pikë. (Qesh)

Të qëllon kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni?
Për çfarë nuk bisedojmë duhet të pyesësh...!

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
E ke parasysh përrallën e Andersenit "Princesha dhe bizelja”, unë jam bizelja (qesh), por ama dhomën e dua të freskët, jo të nxehtë.

A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Telefoni është gjithmonë i bllokuar nga mami dhe babi, kështu që mua nuk më bie radha fare, ndërsa me celular nuk do harxhoj lekët për thashetheme, se na vjen faturaaa...!

A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?
Që e vogël kisha shumë qejf të luaja me jastëk me motrën time, por sa herë që luanim, loja kthehej në luftë dhe përfundonim të dyja duke qarë.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Sikur topat të bien, nuk ndiej asgjë.

Çfarë urren më shumë në shtrat, kur je me dikë tjetër?
S’e di...urrej që s’e di se çfarë urrej.

Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Joooo.

Si do të ndiheshe nëse i dashuri të kthen kurrizin?
Do t’i numëroja nishanet...(qesh)

Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe të prek, si do të reagoje?
Qyqeeeeeeeee...

Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Lutem.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
I them Chesterit mirëmëngjesi, se ai më vjen e më lëpin në fytyrë.

Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe fle në ndonjë hotel?
Nëse nuk ka pamje të bukur nga dritarja.

A të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash:
Ç’dreqin dua këtu?
Jo, asnjëherë.

Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në dhomën e prindërve, më bën të ndihem prapë fëmijë.

Fut shpesh ndonjë kafshë në krevatin tënd dhe çfarë?
Chesterin, pa diskutim.

Për kë dhe për çfarë lutesh para se të shkosh për të fjetur?
Lutem të fle në paqe dhe të zgjohem në paqe, pa harruar të gjitha mirësitë që Zoti më ka falur në jetë.

Si i thuaj natën e mirë djalit tënd të zemrës?
Tani për tani s’i them askujt. Kur të kem, më merrni prapë në intervistë. Ishte shumë e këndshme (qesh).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mariza në krevat me Chesteri-in…!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat
» Mariza punon dhe kënaqet
» Mariza, Zajmina dhe Ingridi në ‘VIP Shpija 2”
» Mariza Ikonomi: Njerezit kane harruar te enderrojne
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum