www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë Empty
MesazhTitulli: Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë   Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë EmptyMon Feb 22, 2010 4:58 am

[You must be registered and logged in to see this link.]

Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.

Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim
Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të natyrës, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.
Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.

Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.
Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).
Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.
"Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte: "Me shumë praktikë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mr.Dream
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Mr.Dream

Numri i postimeve : 575
Data regjis. : 02/07/2010

Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë Empty
MesazhTitulli: Re: Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë   Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë EmptyFri Jul 16, 2010 9:46 pm

Gjeni lindesh- por normal qe duhet edhe shume te punosh, sepse pa pune kjo do te ishte e barabarte me 0.

Talenti + Puna = Gjeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» CR7: Balotelli, më pak fjalë, më shumë punë!
» Kacin: Serbinë e presin shumë punë rreth Kosovës e Bosnjës
» Gjendet gjeni i hipertensionit
»  Gjendet gjeni i hipertensionit
» Laporta: Messi është gjeni
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum