www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Gjendet gjeni i hipertensionit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Gjendet gjeni i hipertensionit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Gjendet gjeni i hipertensionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

  Gjendet gjeni i hipertensionit Empty
MesazhTitulli: Gjendet gjeni i hipertensionit     Gjendet gjeni i hipertensionit EmptySat Dec 25, 2010 9:35 pm

  Gjendet gjeni i hipertensionit Hipertension_102105_thumb_large

Ja si mund të luftohet

Më thuaj çfarë gjenesh ke, të të them se çfarë ilaçesh duhet të marrësh për të ulur tensionin. Mund të jetë kjo përgjigja e mjekut përballë një personi që vuan nga hipertensioni. Kjo, sepse falë studimit të gjenomës së një individi të veçantë, mund të vlerësohet lloji i ilaçeve që i duhen dhënë për të qenë efikase. Ky zbulim, që ka për qëllim personalizimin e terapisë, i takon mjekëve italianë.

Studimi i publikuar në “Science Trasnlational medicine” ka përshkruar mekanizma specifikë molekularë aktive në disa pacientë me tension të lartë, dhe jo tek të tjerët; ka identifikuar treguesit gjenetikë, falë të cilëve është e mundur t’i gjesh me një kampion gjaku, dhe i trajtoi me një ilaç eksperimental të quajtur rostafuroxin, i studiuar për të ndërhyrë në mekanizmat molekularë përgjegjës për sëmundjen në atë grup pacientësh dhe i aftë të veprojë në mënyrë selektive mbi tensionin e lidhur me mutacionin e gjeneve.

Edhe pse një pjesë e vogël e pacientëve ka këtë karakteristikë gjenetike, studimi inauguron një rrugë të re, sepse tregon se është e mundur të mendosh për krijimin e ilaçeve të reja për sëmundjet kardiovaskulare. Këto sëmundje me numrin më të madh të pacientëve përbëjnë një biznes të shndritshëm për industritë farmaceutike, që prej disa vjetësh nuk ka janë në gjendje të propozojë terapi të reja për miliona të sëmurët të prekur nga këto patologji, ndërsa shumë prej ilaçeve të vjetra nuk janë më efektive. Nga hipertensioni sot vuajnë dhe kurohen rreth një miliardë e gjysmë njerëz, 7 milionë prej të cilëve humbin jetën çdo vit.

Studimi
Me pak fjalë, miliona persona që marrin miliarda ilaçe për shumë e shumë vite me radhë. Ai që vendos sot se cilat ilaçe janë të përshtatshme për pacientin, është mjeku, dhe jo gjenetika. Mjekët, në bazë të karakteristikave klinike të të sëmurit, përcaktojnë terapinë që duhet ndjekur, duke gjetur, mes ilaçeve të shumta që janë të disponueshme, cilat janë më të mirat për të ulur tensionin.

Terapitë e mundshme shkojnë nga diuretikët, që favorizojnë eliminimin e natriumit dhe të lëngjeve të tepërta, tek beta-bllokuesit, që veprojnë mbi receptorët e katekolaminës, substanca si adrenalina dhe noradrenalina, të afta të bëjnë ndryshime fiziologjike të përgjithshme dhe të ulin rritjen e rrahjeve kardiake dhe tensionit, ashtu siç bëjnë alfa-bllokuesit. Shpesh mjekët zgjedhin edhe kombinim ilaçesh të ndryshme për të pasur rezultate më të mira në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.

Ato që udhëheqin zgjedhjet terapeutike janë praktikat klinike dhe studimet e popullsisë. Në të ardhmen mendohet se do të jetë efikase harta gjenetike e secilit prej nesh. E në Amerikë tregu ka filluar të lëvizë: jo me shumë dollarë mund të njohësh profilin tënd gjenetik. Megjithatë, për momentin nuk ka ende siguri mbi efikasitetin e këtyre testeve për të përcaktuar mjekimin e duhur për ata që kanë diferenca të veçanta në profilin gjenetik, në krahasim me pjesën tjetër të individëve.

Kripa
Për shumë prej atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, është armiku kryesor që duhet eliminuar. Megjithatë, rregulli i parë për të arritur në shifrat 12/8, qëndron në zakonet e mira të jetesës. Para së gjithash duhet ndaluar pirja e duhanit, sepse çdo cigare e pirë shkakton një ngushtim venash. Një tjetër armik është edhe stresi: tensioni i madh nervor mund të çojë në prodhimin e tepruar të hormoneve të quajtura katekolaminë, që po ashtu shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut dhe rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.

Pastaj, vëmendje u duhet kushtuar edhe kileve të tepërta. Në format më të lehta të hipertensionit, rënia në peshë mund të mjaftojë për ta çuar atë në vlera normale. Në tavolinë, më mirë t’i lësh më shumë hapësirë produkteve të freskëta bimore që përmbajnë pak kalori dhe shumë fibra, të cilat janë të pasura me vitamina dhe veprim antioksidues, që luftojnë dëmtimin e qelizave dhe të enëve të gjakut. Pastaj duhet kujtuar se tensioni i lartë dhe mbipesha janë shkaktarët kryesorë të kolesterolit të lartë. Përveçse duhet kontrolluar doza e yndyrave, u duhet dhënë përparësi atyre me origjinë bimore, si vaji i ullirit dhe konsumimi i peshkut, i pasur me omega.

Por, siç e thamë, armiku më i tmerrshëm është kripa, sepse kloruri i natriumit priret që t’i mbajnë lëngjet në gjak, duke rritur kështu punën që i duhet të bëjë zemra për të “shtyrë” gjakun në organizëm. Duhet evituar kategorikisht që t’i shtohet kripë ushqimeve dhe të reduktohet konsumi i ushqimeve të pasura me të, si për shembull djathërat e konservuar. Në vend të saj mund të përdoren erëza. Studimet e fundit kanë treguar se borziloku, rigoni, rozmarina, përveçse i japin shije ushqimeve, favorizojnë mirëqenien e tij.

Në fund aktiviteti aerobik, por edhe noti, vrapi i lehtë, shëtitjet në ajër të pastër mund të ndihmojnë në uljen e vlerave të larta tek këta të sëmurë. Gjithsesi, mjekët në të gjithë botën përballen sot me një shqetësim: shumë prej personave me tension të lartë nuk janë trajtuar si duhet: vetëm një në pesë persona të tillë trajtohet si duhet, edhe pse pi ilaçet e bezdisshme për të gjithë jetën. “Këto të dhëna tregojnë se sa të rëndësishme janë terapitë individuale. Gjithsesi, deri sa kjo të bëhet e zakonshme, duhet të gjemë zgjidhjen e duhur me ilaçet që kemi në dispozicion”, - përfundojnë mjekët. Për ta, trajtimi nuk duhet të ndihmojë vetëm në uljen e vlerave të larta, por të ruajë sa më shumë të jetë e mundur enët e gjakut dhe organet e ndryshme nga dëmtimet e mundshme të lidhura me këtë proces.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Gjendet gjeni i hipertensionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gjendet gjeni i hipertensionit
» Ku gjendet.. ?
» Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë
» Laporta: Messi është gjeni
» Gjendet minielefanti i rrallë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum