www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

“Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve” Empty
MesazhTitulli: “Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”   “Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve” EmptyFri Feb 26, 2010 6:28 am

Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Gjuha është dhunti nga Allahu i Lartësuar. Ai ia mësoi njeriut të folurit e qartë. Vërtet dhunti shumë e madhe.
Një organ shumë i vogël, por veprat e saj janë të mëdha. Ajo është pasaportë e brendësisë së njeriut, mjet me të cilën dëshmon, deklaron, miraton, pranon, mohon, rrefuzon, etj..

Ajo ka mundësinë të komunikojë të mirën, por mund ta bëjë edhe të kundërtën.
Ajo është peshore që i peshon burrat dhe vlerëson peshën e tyre. Njerëzit gjatë kohërave i shikonin folësit dhe e lidhnin bisedën me veprimet e tyre dhe besnikërinë.
Me zgjuarsi dhe mençuri, duke u mbështetur në përvojë, e dallonin gënjeshtarin nga i drejti, të mirin nga i keqi, etj..

Muslimani ka dy alternativa: të flasë të mirën ose të heshtë. I Dërguari i Allahut thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Allahu i Lartësuar thotë: “Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje.” (Bekare, 263)

Njeriu duhet që në komunikim me njerëzit të jetë i butë, fytyra e tij të jetë e qetë me të mirin dhe të keqin. Allahu i Lartësuar i tha Musait dhe Harunit “Flitini atij fjalë të buta.” (Taha, 44)

Kjo kërkohet në raport me jobesimtarin e mos të flasim për besimtarin. Atij duhet t’i thuhet ajo që është më e mira, se kështu na mëson Islami. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të themi fjalën e mirë dhe të flasim me dashuri me njerëzit, ndryshe do t’i humbim ata.

“Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve.” (Bekare, 263)

Të nderuar besimtarë!

Edhe nëse ekziston ndonjë mosmarrveshje, mospërputhje, armiqësi, grindje, konflikt apo përplasje, muslimani duhet të thotë fjalën e mire dhe të bëjë më të mirën për menjanimin e tyre.

Muslimani duhet të tregojë kujdes për sjelljet e tij, mënyrën e të folurit dhe çdo gjë që bën. Nëse nuk e bën këtë, nuk mund t'u kërkohet të tjerëve të bëjnë atë që ju nuk e bëni. Tek Allahu është shumë e urryer të thuhet ajo që nuk punohet.
I Dërguari i Allahut me një rast tha: “Mos fol ndonjë fjalë që më pas duhesh të kërkosh falje.” (Transmeton Ibni Maxhe)

Porosia për ta ruajtur gjuhën nuk do të thotë që njeriu nuk duhet të kërkojë falje.
Nëse gabon, patjetër duhet kërkuar falje; nëse nuk e bën këtë, nuk ka gabuar dy herë.
Por qëllimi është që duhet pasur kujdes në ruajtjen e gjuhës prej fjalëve. Fjalët që thuhen a janë të dobishme apo heshtja është më e mirë? Të gjitha këto duhet të analizohen dhe të mendohen.

Ibën Mesudi ka thënë: “Pasha Allahun, që nuk ka Zot tjetër veç Tij mbi këtë tokë, asgjë si gjuha nuk e meriton burgimin e gjatë.”

Fudajli ka thënë: “Nuk ka haxh, as xhihad, e as përgatitje për xhihad më të fortë e të vështirë se ruajtja e gjuhës…”

Omer ibën Abdul Azizi mbajti një hytbe e cila i preku zemrat e njerëzve dhe ata filluan të qajnë.
Omeri e ndërpreu hytben dhe njerëzit thanë: “Pse nuk e vazhdove fjalimin për të cilin shpresojmë se do të na kishte bërë dobi?” Omeri tha: “Fjala është sprovë. Vepra është më e mirë për besimtarin se fjala.”

Ubejdullah ibën Ebi Xhaferi ka thënë: “Nëse njeriu në një tubim flet dhe i pëlqen fjala që thotë, le të heshtë. Atëherë kur heshtja i pëlqen, le të flasë.”

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, tha: "Kur dikush dëshiron të flasë, atëherë është detyrë e tij të mendojë para se të flasë.
Nëse ka diçka me vlerë në atë që ka për të thënë, atëherë mund të flasë; nëse ka dyshim rreth asaj, atëherë nuk duhet të flasë derisa ta sqarojë dyshimin e tij."

Ebu Ali Fudejl ibn Ijjadi tha: "Kush i përkufizon fjalët e tij të jenë në përputhje me veprat e tij, do ta zvogëlojë të folurën e tij në atë që nuk i intereson."

Imam Shafiu i tha nxënsit të tij, Rebiut: "O Rebi'i! Mos fol për gjërat që nuk të interesojnë, sepse me të vërtetë çdo herë që flet një fjalë, ajo (fjala) të kontrollon ty e ti nuk ke kontroll mbi të."

Të tjerë (dijetarë) kanë thënë: "Shembulli i gjuhës është si i një kafshë e egër. Nëse nuk e fut në kafaz, do të shkojë kundra teje."

Të mençurit po ashtu na dhuruan edhe këto porosi:

- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash, sepse fjala duhet të piqet si pema.

- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.

- Më mirë është të rrëshqasë këmba sesa gjuha.

- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi gjuhën.

- Mos polemizo me oratorin as me budallanë, pasi oratori do të të mundë me fjalë, budallai të ofendon.

- Nëse flet me ngut, do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.

- Thuaje fjalën e mirë, se zemrën nuk ta shesh askush.

Allahu im, më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra!

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

“Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Çka u ka përgaditur All-llahu njerëzve të devotshëm
» Si përfitohen zemrat e njerëzve?
» Fobite e 10 njerezve me te njohur ne bote
»  Fobite e 10 njerezve me te njohur ne bote
»  Fobite e 10 njerezve me te njohur ne bote
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum