www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:15 pm

Pak mbi jetën e Rumit

Emri Mowlana Jalaluddin Rumi do te thote dashuri dhe udhetim euforik ne pafundesi. Rumi eshte nje nga mjeshtrat me te medhenj shpirterore dhe nje poet gjeni. Ai ishte krijuesi i urdherit Mawlawi Sufi, nje nga shoqerite shpirterore me kryesore ne Islam.

Rumi indi ne 30 Shtator, 1207 ne Wakhsh (Tajikistan) nga prinder te edukuar fetare. Familja e Rumit ju arratis pushtimit Mongol duke udhetuar ne tokat Muslimane, duke hapur keshtu fjalen e Zotit ne Mecca dhe me ne fund u vendosen ne Konya, Anatolia, ne ate kohe pjese e Perandorise Seljuk. Kur babai i tij Bahaduddin Valad nderroi jete, Rumi ishte rreth 24 vjec dhe megjithe moshen e re ai arriti te ndiqte hapat e te atit duke u bere mesues fetar dhe i shkencave pozitive.

Rumi u njoh per here te pare me udhen shpirterore nga nje dervish udhetar i quajtur Shamsuddin i Tabrizit.

Rumi eshte autori i gjashte volumeve didaktike epike titulluar Mathnawi si dhe Fihi ma Fihi, kjo e fundit e shkruar per te paraqitur disiplinen e tij ne metafizike.

Ideja kryesore ne poezite e Rumit eshte dashuria per Zotin.

Mevlana Jalaluddin Rumi vdiq ne 17 Dhjetor, 1273. Burra te pese besimeve ndoqen mesimet e tij. Nata e vdekjes se tij eshte emeruar Sebul Arus (Nata e Bashkimit). Qe prej asaj kohe kjo date eshte dite festimi per dervishet e Mawlawi.



Poezi e shkruar nga Rumi

Dashuria është e pakujdesshme

Dashuria është e pakujdesshme ; arsyeja jo
Arsyeja kërkon një përfitim

Dashuria vjen e fortë,
harxhon veten, e paturpshme

Gjithsesi, në mes të vuajtjeve
Dashuria ecën si ngarkesë
e ashpër në paraqitje e me trajektore shigjetë!

Duke qënë se vdiq për qejf të saj
rrezikon çdo gjë dhe kërkon asgjë
Dashuria luan me dhuratat që Zoti i dhuroi.

Pa arsye Zoti na dha jetën
pa arsye, ktheja përsëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:15 pm

***

Gjithkush i dashuruar marrezisht pas vdekjes ka shprese per dicka qe jeton.
Mundohu me shpresen e nje te Gjalli qe nuk do te vdese sot ose neser.
Mos zgjidh nje shok te keq nga ligesia
sepse intimiteti i atij lloji eshte dicka e marre borxh.
Nq se te afermit e tu, pervec Zotit, jane besimtare
atehere cfare ndodhi me prinderit e tu?
Lidhja tende me qumeshtin dhe gjokset u zhduk,
frika tende per shkollen fillore u zhduk.
Ajo ishte nje reze permbi qënjet e tyre -
Rezja shkoi perseri tek Dielli.
Kur rezja bie mbi dicka, ti behesh i dashuri i saj,
o kampion!
Ç'do gjallese qe ti do, ka marre medalje te arte nga vlerat e Zotit.
Bukuria e monedhes fallco eshte dicka e vjedhur-
pas bukurise se saj, fshihet masa e te shemtuares...
Qe sot e tutje merr uje nga qielli -
Se nga tubot e thata nuk ke pare ndonje te vertete te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:15 pm

Mowlânâ Khwodâvandgâr Jalâl al-Din Mohammad b. Mohammad al-Balkhi al-Rumi

Rumi

Për ta kuptuar Rumin ,ne duhet të kuptojmë diçka nga besimi-feja , e Rumit, si Musliman.
Rumi njohuritë e tija i kishte nxënë nga Feja Islame dhe veprimtaria e mistikëve sunni si :
Sana'i,'Attar dhe nga babai i tij Bahâ al-Din Valad.
Devotshmëria personale ndaj Zotit,nëpër vende dhe kohë të ndryshme është quajtur : zahed(asketik), dervish(fakir,fukara), salek ,
'aref(gnostik),dhe sufi.
Fjala Sufi është sqaruar në mënyra të ndryshme :
nga fjala greke 'sophia'(mençuri,urtësi); me prejardhje nga fjala soffe,apo banka(stoli) i gurit jashta xhamisë në Medine,apo si referencë e veshjes së këmishës apo pelerinës së leshtë - suf.
Sufizmi u sqarua , në mënyrë të jashtëzakonshme, nga dijetari
Abu Hamed Mohammed al-Ghazzali(1058-1111).
Parafrazimi i disa fragmenteve apo tregimeve të Ghazzalit('Ehyâ olum al-Din) nga Rumi në veprën e tij monumentale Masnavi , dëshmon se Rumi kishte njohuri me veprat e tilla të dijetarëve të mëdhenjë.


Shkrimet e Rumi-t :

* Fihe mâ fih
- Përmbledhje e shtatëdhjetë e një(71) bisedave dhe ligjëratave
të dhënë nga Rumi në raste të ndrysheme formale dhe joformale.

* Majâles-e sab'e
- Shtatë(7) predikime apo ligjërata formale në qështje të etikës dhe besimit.

* Maktubât
- Koleksion i letrave të Rumit

Poemat e Rumit:
Natyrisht poemat e Rumit janë ato që e tërheqin vëmëndjen më së shumti.
Poemat e Rumit jane te permbledhura ne dy(2) libra :

* Divan-e Shams
- Një përmbledhje gjigande e poemave të shkurtëra lirike.

* Masnavi-ye ma'navi
- Poemë e gjatë,e pandërprerë ; që paraqet spiritualizmin e Rumit në një mënyrë-formë interesante dhe të këndshme ,megjithëse didaktike.
Masnavi në përkthimin e Profesor Reynold A. Nicholson-it përmban 25577 vargje.


* Literatura :
- Profesor Reynold A. Nicholson(1868-1945)
- Profesor A.J. Arberry(1905-1969)
- Profesor Franklin D. Lewis
- Profesor Annemarie Schimmel(1922-2003)
- Profesor William C. Chittick
etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:16 pm

Hardhia e eger

Jam nje hardhi e eger, te tille e pata fatin
Ti bemu panje e bardhe, qe te te vij rreth shtatit!

Jam dredhez shermasheku, ti bemu pishe e bukur
Te kem se ku te qepem, mos ndehem neper pluhur!

Jam fluturak i drojtur, ti bemu e forte flater
Te kridhem ne hapesirat e qiellit tend te kalter!

Jam nje dori i lodhur, ti bemu shpore e çpome
Tek ti, nga largesirat, revan te vij gjithmone!

Jam nje vulla i shkrifet, ti trendafil harlisu
Ne gjoksin tim, qe vlagen te mos ma thithin krisjet!

Jam mugetira e lindjes, ti dil qe nga humnerat
E mjegullat shperndami, si dielli, perngahera!

Jam nata e pahene, oh, vello yjesh pa numer
ti bemu, te mos trembem e te marr fryme i lumtur!

perkthyer nga Jorgo Bllaci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:16 pm

Rumi

Someone said, "There is something I have forgotten." There is one thing in the world that should not be forgotten. You may forget everything except that one thing, without there being any cause for concern. If you remember everything else but forget that one thing, you will have accomplished nothing. It would be as if a king sent you to a village on a specific mission. If you went and performed a hundred other tasks, but neglected to
accomplish the task for which you were sent, it would be as though you had done nothing. The human being therefore has come into the world for a specific purpose and aim. If one does not fulfill that purpose, one has done nothing.

Dikush tha, "Ka dicka qe kam harruar." Eshte nje gje ne bote qe nuk duhet harruar. Mund te harrosh gjithcka pervec asaj nje dickaje, pa u alarmuar. Ne qoftese mban mend gjithcka tjeter por harron ate nje dicka, atehere ke arritur asgje. Do te ishte sikur nje mbret te te dergoi ne nje fshat me nje detyre specifike. Ne qofte se ti vajte dhe kryeve nje qind detyra te tjera, por neglizhove te kryeje ate detyre per te cilen u dergove, do te ishte sikur s'kishe kryer asgje. Qenia njerezore atehere ka ardhur ne kete bote per nje arsye dhe qellim specifik. Ne qoftese njeriu nuk e ploteson ate qellim, njeriu ska arritur gje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:16 pm

Rumi

Let me free so that like the Sun
I shall wear a robe of fire,
And within that fire like a Sun to adorn the world!
Më ler të lirë në vend që si Dielli
të vesh një robe të zjarrtë,
dhe përbrenda atij zjarri si një Diell të zbukuroj botën!



Veshtrusja : Faleminderit
- Paqja,siguria dhe qetësia qoftë mbi ju dhe me ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:17 pm

Perkthim i nje poeme te RUMI-t!
Behet fjale per poemen "The song of the reed"


Kenga e kallamit

Degjoni kengen e kallamit,
Se si vajton nga dhimbja e ndarjes:

“Qe nga koha kur me morren nga shtrati i kallamit
Kenga ime pikelluese i ka bere burrat dhe grate te qajne,
I kerkoj ato, zemrat e te cileve jane te coptuara nga ndarja
Sepse vetem ata e kuptojne dhimbjen e ketij malli.

Cilido qe eshte larguar nga memedheu
Permallohet per diten kur do te kthehet.
Ne cdo tubim, ne mes te lumturish ose te pikelluarish
Une qaj me te njejtin vajtim.
E secili degjon sipas kuptimit te vet,
Askush nuk kerkoi t’i njohe fshehtesite brenda meje.
Fshehtesia ime gjendet ne vajtimin tim
Por nje sy ose vesh pa drite nuk mund ta njoh ate...“

Zeri i kallamit vjen nga zjarri, jo nga era
E cfare jete eshte ajo pa kete zjarr?
Eshte zjarri i dashurise qe i sjell muzike kallamit.
Eshte tronditja e dashurise qe i jep shije veres.
Kenga e kallamit e lehteson dhimbjen e dashurise se humbur.
Melodia e saj i fshine vellot nga zemra.
A mund te kete helm me te hidhur a sheqer me te embel
Se kenga e kallamit?
Qe te degjosh kengen e kallamit
Gjithcka qe ke njohur ndonjehere duhet lene pas.


U perpoqa ta perkthej me mundesite e mia,
Zana e Malit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:17 pm

Kenga e Kallamit (fyellit)

Qysh nga koha qe nga shtrati me moren
Kane qare burrat dhe grate me kengen time
Kerkoj ata, zemercoptuarit nga ndarja
Ata, te vetmit kuptojn mallin dhe dhimbjen qe ndjen zemra ime
Kushdo nga vatani larguar
Permallet nga dita e kthimit
Kudo jam mes gezimit apo pikellimit
Vajtoj me lotet e deshperimit

Secili me degjon ne menyren e vet
Pa u bere kureshtar per misterin tim
Vajtimi ne vehte ma mban fshehtesine
Qe ta kape shqisa ka nevoje per ndricim
Zeri s’me vjen nga era, me vjen nga zjarri
Pa zjarr jeta nuk ka vlere
Zjarri i dashurise muzik i jep kallamit
Tronditjen e dashurise shijon ne kupen me vere
Kjo kenge dhimbjen e dashurise se humbur lehteson
Melodia e saj vellot nga zemra largon
Helm me te hidhur dhe sheqer me te embel se kenga kallamit a ekziston?
Qe kengen t’ia degjosh gjith c’njohe me pare pas duhet t’I lesh, largosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:17 pm

Ata te cilet nuk e ndjejne kete dashuri


Kush nuk e ndjen kete dashuri
Qe si lum me rrembim vershon
Kush nektar poshte nuk pi
Ne kupen e ujit pranveror
Apo perendimin si darke shijon
Secili prej atyre qe dot nuk ndryshon

........Le te Fleje


Kjo dashuri eshte larg teologjis
Larg hileve dhe dyftyresis
Keshtu, une mendjen dua t’jua shendris

.........Flini


Trurin perfundimisht kam braktisur
Copa copa veshjen kam grisur
Tutje e kam degdisur
Dhe Nese krejtesisht zhveshur nuk je
Peshtillu me mantelin e fjaleve aq bukur qendisur
.... ti Fli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:18 pm

Mevlana Xhelaledini Rumiu Dhe Dashuria Shpirterore E Tij
Njeri nga mistiket e kohes se tij qe shquhej mbi te gjithe dhe mbeti mbi te gjithe dhe me fame te madhe ne te gjithe boten ishte xhelaledin rumiu i cili mori pastaj titullin e nderit nga pasonjesit e tij “mevlana” qe do te thote “zoteria jone”dhe mbeti i njohur me kete mbiemer kudo ne bote
Njihet nga shenjtoret e medhenj dhe nga piranet e tarikateve mistike ,sshte themeluesi i dogmes se tij mistike e cila u shqua nga te tjerat me emrin e tij dhe u njoh me emrin “mehlevizme” ,kultura e tij e gjere ,lartesia e tij dhe zotesia ne poezi dhe ne proze jane te njohura kudo dhe te perhapura ne te gjithe boten
I pajisur me frymen mistike dhe i ndritur me cdo lloj njohurie ,sidomos me njohuri mistike ,ka shprehur dashurine hyjnore ne gazelet e divanit (poemes)se tij dhe vecanerisht ne librin e famshem te tij “methnevi”qe eshte bere i famshem ne te gjithe boten permbajtja e kesaj vepre permendet nga shume shkrimtare dhe studiohet me interesim te vecante
Te paret e mevlanase(rumiut)ishin nga qyteti i horasanit te persise(irani i sotem),por ai vete lindi ne qytetin behli te afganistanit ne vitin 604 te hixhretit domethene ne vitin 1207 pas krishtit , i ati i tij ishte ,quhej ,behaed-din-veledi ,nje nga dijetaret e medhenj te kohes ,rreth te cilit mblidhej gjithe populli qe ta degjonte dhe te perfitonte prej kultures dhe njohurise se tij
Behaud –din-veledi nuk shkoi mire me mbretin e atjeshem te kohes ,xhelaledin harem shahun ,dhe keshtu u detyrua te largohej nga vendi i tij ,mori me vete edhe djalin e tij ,xhelaledinin,qe ishte ne moshen 5 vjecare ,dhe ju drejtua rruges se hixhazit ,per te kryer detyren e pelegrinazhit islam ne meke
Rruges kur arriti ne qytetin nishabur ,u takua me mistikun e madh te famshem ,sheihi attarin , i cili kur e pa kete foshnje ,xhelaledinin 5 vjecar ,shqoi ne te shkendijen e drites hyjnore ,qe ndriconte ne pamjen e tij dhe i gezuar ,lajmeroi te atin dhe e uroi per kete drite
Pastaj ui kthye foshnjes ,e perkedheli dhe i fali nje kopje te librit te tij ,qe kish shkruar me titullin”esrarname”(libri i sekreteve)
Behaud-dini ne pelegrinazh u takua me mistikun e madh sejjid burhanuddin muhakkik tirmidhin,me te cilin u shoqerua dhe bisedonte perdere mbi tezen e rruges mistike spirituale dhe me njohurite e brendshme te saja
Xhelaleddini(rumiu) i vogel nuk ndahej prej tyre gjithe rruges dhe qysh atehere i hyri deshira dhe filloi te pajisej me shijen e kesaj rruge dhe me njohurite e brendshme te saja
Burhanuddini nuk u nda prej tyre gjithe rruges ,dhe kur u kthyen nga hixhazi erdhi me ta ,bashke ,dhe qendroi se bashku nje kohe ne sham
Per fat atje burhanuddinit i arriti vdekja dhe para se te nderronte jete i la porosi behauddinit qe te instalohej nga anet e vendeve te rumit
Sipas porosise behauddin veleni mori djalin(rumiun) dhe filloi udhetimin,duke ecur arriti ne erzinxhan ,pastaj shkoi ne qytetin e larende,andej ne baze te fteses qe i beri mbreti i kohes,alaudin selçokiu,vajti ne konje(anatoli)dhe u vendos atje
Atje u muar duke dhene mesime dhe konferenca fetare,ne te cilat merte pjese edhe mbreti vete,mbreti e pelqente shume kulturen e bahauddinit dhe per nder te tij themeloi nje medrese te madhe me emrin „medresei hudavendiqar”, konferencat e tija benin pershtypje te madhe dhe degjoheshin me kujdes nga i gjithe populli
Kjo gjendje vazhdoi deri ne 631 te hixhretit ,date ne te cilen fatkeqesisht i arriti vdekja bahauddinit,vendin e tij ,pas vdekjes i a zuri i biri xhelaluddini ,i cili ishte atehere ne moshen 24 vjecare
Ne kete menyre xhelaluddinit ju dha rasti te shprehte zotesine e tij te madhe dhe kulturen e gjere ,mori fame te madhe dhe nga c’do ane mblidheshin nxenes qe te perfitonin nga cultura e tij ,aq shume ju shtuan studentet dhe populli sa jo vetem i mblidheshin rreth tryezes dhe bangove te shkolles kur jepte mesim ,por edhe kur delte nga shkolla per te shkuar ne shtepi e shoqeronin 400-500 veta gjate gjithe rruges per te degjuar bisedat e tija te kendshme,por edhe kur kthehej nga shtepia per ne shkolle ishte i rrethuar gjithnje nga grumbuj njerzish ,te cilet e pyesnin per cdo gje qe kishin nevose te dinin dhe mernin pergjigjet e duhura
Pas nje kohe ne konje u bashkua me hysamuddin çelepine dhe ju ngjall deshira per rrugen mistike,te cilen e kreu me vone me sukses te plote(“kamusi Aalam” vol.3, faq.1825)
Xhelaluddini ,duke ushqyer gjithnje kete deshire per fat ,ne vitin 642 te hixhretit u takua me nje dervish (fakir) udhetar i quajtur shemsuddin tibrizi,per te cilin –siç thuhet ne kamus-flitej se ishte derguar ne konje nga mistiku i madh ruqnuddin zerqubiu ,per te pajisur xhelaluddinin me njohuri mistike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:18 pm

Ketij dervishi xhelaluddini i hodhi dashuri te madhe mistike dhe e mori ne shtepine e tij ,ku e mbante atje dh nuk e leshonte me dite e me nate
Efektin dhe llojin e kesaj dashurie ,veledi,ne librin e tij “veledname”(libri i veledit) e shpjegon keshtu :
“qysh prej kohes se profetit Adam e ketej kane ardhur ne bote shume shenjtore te plotesuar dhe dashurues te mbaruar , por permbi keta ka edhe nje bote shpirterore tjeter ,pozita e se ciles eshte me e larte sepse permban dashuruesin dhe te dashuruemin bashkerisht ,perpara daljes se shemsi tibrizit kjo lloj bote e kesaj lloj dashurie nuk ishte e njohur dhe asnje njeri s’kishte bere fjale per te,prandaj mund te thuhet me plot te drejte se shemsi tibrizi ishte nje nga perfaqesuesit e fshehur te kesaj bote te panjohur ,i cili erdhi dhe ja zbuloi kete shkence hyjnore xhelaleddin rumiut,qe ta pajiste me te,me kete menyre shemsiu u paraqit dhe doli jo si mbreti i dashuruèsvet ,por si mbreti i te dashuruemvet dhe i frymezoi xhelaluddinit kete fryme te re,qe ta shprehte ne poezi dhe te konsiderohej nje nga te paret poete mistike islame”

xhelaleddini i harroi te gjitha mesimet qe ju jepte nxenesve dhe merej vetem me kete, u largua nga shoket dhe filloi te meret me njohurite e brendshme spirituale mistike , u ftoh nga njohurite e jashtme dhe bashke me dervishin ,shetiste fushave duke biseduar gjithnje per frymen mistike spirituale ,dhe shijen e saj
gjithe studentet dhe dijetaret e qytetit u deshperuan shume nga kjo ndodhi dhe muaren masa qe ta largonin dervishin fare prej tij(rumiut) e debuan dervishin prej andej ,i cili iku i deshperuar dhe ,pikerisht ne vitin 643 te hixhreti (1245 pas krishtit) ,vate ne sham
sado qe ata e larguan dervishin prej tij ,dashuria spirituale midis tyre kishte hye aq thelle sa nuk mund te rrinin te ndare nga njeri-tjetri
qellimi per te cilin u perpoqen dijetaret ta ndanin xhelaleddinin nga dervisci ishte qe ta kishin per veten e tyre,por perseri kjo mase nuk dha asnje fryt ,sepse xhelaleddini jo vetem qe nuk ju afrohej atyre ,por si i dehur bridhte andej-ketej dhe e kerkonte
atehere nxenesit e pane qe s’ishte pune me te dhe iu luten e i kerkuan ndjese,xhelaleuddini e pranoi ndjesen e tyre dhe dergoi djalin e tij veledinin qe te shkonte dhe ta gjente dervishin dhe tja sillte perseri ,duke i bere lutje te medha,djali duke e kerkuar ,arriti dhe e gjeti ne sham,dhe mbas shume lutjesh ,mundi ta sillte perseri ne konje,ne shenje gezimi per kete sukses gjithe udhetimin e kthimit e beri ne kembe
si u kthye shemsi tibrizi ne konje ,xhelauddini filloi ta kalonte kohen me te ,keshtu s’mbeti me asnje shprese per studentet e tij qe te perfitonin, atehere e shtuan me keq merzitjen kunder dervishit dhe s’donin ta shikonin me sy
shemsi tibrizi e kuptoi kete urrejtje ,u merzit dhe u zemerua aq shume sa u largua dhe u zhduk fare nga syte e tyre dhe nuk e pane me,askush nuk e dinte se ku vajti,sepse nuk la asnje gjurme
ne ate rast u perhap fjala se dervishin e vrau djali tjeter i xhelaluddinit ,alauddini,por vellai i tij veledi ne librat e tij e pergenjeshtron kategorikisht kete gje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi EmptyFri Feb 26, 2010 10:19 pm

xhelaleddini vete shkoi dy here me rradhe ne sham qe ta kerkonte ,por nuk gjeti asnje gjurme te tij ,atehere nuk qendronte dot ne as ndonje vend, i hyri zjarri i dashurise hyjnore dhe i dehur nga kjo ekstaze dashurie hyjnore,mbahej nga nje direk ne dore dhe dridhej rreth atij ,merrte veglat e tij muzikore si “najin-in”(mandolinen)dhe tumbelekun dhe nga zerat e tyre vihej ne poziten vexhit mistik(ekstazit)dhe te shijes
kjo eshte origina e pare e “sema”se (valles mistike spirituale)qe dihet pothuaj nga te gjithe dhe eshte e famshme ne mevlevizme
xhelaleddin rumiu si perparoi shume ne dashurine shpirterore e gjeti shpirterisht te dashurin e tij te vertete dhe u bashkua ne shpirt me te dhe qysh atehere pa me syte e zemres se i dashuri dhe dashuruesi ishin te bashkuar ne nje trup te vetem
per nderin e shemsi tibrizit ,mevlana xhelaluddin rumi filloi te shkruaje poezite e tij mistike ,te cilat te grumbulluara se bashku ,perbejne divanin(poemen) e tij ne e cilen nuk vuri emrin e vet ,por perdori ne cdo gazel emrin e udheheqesit te vet shpirteror shemsi tibrizit
keshtu vertet u zhduk shemsi tibrizi nga syte e botes ,por detyren e frymezimit ai e kreu sic duhej perkundrejt dishepullit te tij,xhelaleddinit,te cilin e pajisi si duhej me parimet mistike ,aq sa zuri nje vend dhe pozite te larte me vone dhe e beri te numerohet nga kreret mistike dhe nga piranet e tarikatit
xhelaleddini ,si arriti kete pozite te larte perparimi shpirteror,filloi te shkruante”methnevine” e cila ze nje vend te larte ne literature dhe nga pikepamja mistike njihet si veper e klasit te pare ,sepse cdo verse i saj shfaq nje lloj fryme mistike te ndryshme nga ato te verseve te tjera
divani i xhelaluddin rumiut ka tremije verse dhe “methnevija” ka 47,000 vjersha me fryme mistike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty
MesazhTitulli: Re: [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi   [LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

[LETESIA E HUAJ] Mowlana Jalaluddin Rumi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» [Letersia e huaj] Mowlana Jalaluddin Rumi
» I paftuar fle në shtëpinë e huaj
» Cili aktor i huaj ju pelqen
» Ditari i ndjenjave (gjuhë e huaj)
» Selimi: EULEX-i nuk po i trajton të huaj në Kosovë shtetasit e Serbisë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum