www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit Empty
MesazhTitulli: Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit   Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit EmptySat Mar 13, 2010 5:35 am

Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit

“Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).”

U tha e çnuk u tha për përmbytjet e fundit në zonën e Nën-Shkodrës, ishte nga Zoti apo ishte nga robi, ndonëse emrin Zot pak kanë preferuar ta përdorin, por si gjithmonë në vend të Tij kanë preferuar të vendosin padrejtësisht “ekuivalentin” e Tij të padenjë, të pavërtetë e imagjinar, që idhujtarët e sotëm e quajnë “natyrë”.
Pra, a ishte përmbytja fatkeqësi e shkaktuar nga një tekë një herë në shekull e idhullit natyrë, apo fund e krye e gjitha kjo ishte një pasojë njerëzore?
Pozita në pushtet tërësisht shfajësonte veten, se as edhe një fije floku ajo nuk kishte të bënte me këtë fatkeqësi dhe se zemërimit të “natyrës së verbër” nuk mund t’i paraprihet, fundja si mund t’i paraprijë një vdekatar një veprimi të një “perëndie”, që gjendet ngado dhe që nuk i arsyeton lutjet tona dhe është më e papërgjegjshme se vetë njeriu?!
Në anën tjetër opozita shfajësonte “natyrën” apo Zotin dhe gjithë përgjegjësinë e hidhte mbi një grusht njerëzish, që qeverisin këtë vend, që me veprimet ose jo të tyre ishin të vetmit fajtorë të kësaj katrahure! Si të parët edhe të dytët, në një unitet të çuditshëm, fajin aspak nuk duan ta shtrijnë në shtëpinë e viktimës, paçka se ai në bindjen tonë është edhe më i gjerë se të gjitha këto që u përmendën.
Nuk është etike që të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit, thotë një shprehje e urtë popullore, është normale që moralin në një moment fatkeqësie ta shtysh pak më vonë, pasi sadopak edhe ti të kesh dhënë ndihmesën për kalimin e kësaj situate, dhe ne kështu po bëjmë.
Por në këto ditë Shkurti, kur më e keqja siç thuhet ka kaluar edhe ne na duhet të bëjmë detyrën tonë si rikujtues të njerëzve, pasi kemi bërë sadopak edhe të parën, na duhet t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve që besojnë tek Zoti, që të meditojnë pak mbi këto fjalë që po shkruajmë.
Zoti, të cilit ne i besojmë është një qenie supreme, e vetmja e përtejsishme me botën e krijuar, por që kujdesi dhe mëshira e Tij shihet në çdo çast të ekzistencës së kësaj bote. Zoti, të cilit ne i besojmë, nuk është një zot i verbër dhe memec; komunikimi i Tij me krijesën e Tij është i përhershëm.
Por si i Urtë dhe më i Urti të urtëve e më i Dituri i të diturve që është, Ai u flet njerëzve me dy gjuhë: me gjuhën e shenjave dhe me gjuhën e fjalëve. Ndoshta ju ka rastisur të hasni ndonjë njeri të mençur e të urtë apo ndonjë mësues babaxhan, i cili me sjelljen e tij ju ka bërë për vete, dhe ka mjaftuar vetëm një vështrim apo një shenjë e pazëshme e tij për t’iu tërhequr vërejtjen, apo për të mësuar prej tij shumë më mirë sesa prej fjalëve të drejtpërdrejta, fjalë të cilat edhe mund t’iu rëndonin dhe t’iu lëndonin shumë më tepër.
Njerëzit që arsyetojnë thellë gjithmonë e kanë vlerësuar një sjellje të tillë, si të përkryer, që buron pikërisht nga dhembshuria, dashuria, mëshira, urtësia dhe mençuria e këtij njeriu.
Po vallë, a nuk e meriton edhe Zoti ynë, që ne i besojmë, të vlerësohet në shkallën absolute më të lartë me të tilla atribute të plota?
Nëse po, atëherë pas kësaj detyrimisht ne si njerëz besimtarë na duhet të deshifrojmë gjuhën e shenjave të Tij, ashtu siç deshifrojmë gjuhën e shenjave të një njeriu të mençur, që në fund të fundit si krijesë që është nuk meriton kurrë aq vëmendje sa gjuha e vetë Krijuesit.
Këtë gjuhë Ai vetë na e ka deshifruar nëpërmjet gjuhës së Tij të folur në shpalljet e Tij, por nëse kësaj të dytës i është mbyllur tashmë porta për ne si njerëz dhe ka ngelur përhershmëria e vërtetësisë, që zbulesa e Tij përçon, gjuha e shenjave vazhdon të jetë e pranishme çdo ditë, çdo orë, çdo çast, këtë gjuhë Allahu kurrë nuk e ka ndërprerë së përdoruri, me në krijesat e Tij. I gjithë rendi i kësaj gjithësie është gjuha e shenjave të Zotit:
“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetët tuaja - a nuk e shihni vallë?”
“Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë. Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t’i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!”
Kështu pra Zoti, në sa e sa ajete nëpërmjet gjuhës së Tij të folur, na deshifron gjuhën e shenjave të Tij.
Por gjuha e shenjave të Tij nuk është gjithmonë e qetë dhe e butë, por ajo bëhet e egër dhe ashpër, kur njerëzve nuk u bëjnë më përshtypje shenjat e përditshme të Krijuesit dhe vazhdojnë në paudhësitë e tyre.
Dhe ja mesazhi i Tij i deshifruar për fatkeqësitë që ndodhin në natyrë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).”
Si kurdoherë Zoti ynë edhe në ndëshkimin e Tij tregohet Falës dhe i kursyer, pasi ai nuk është aspak qëllim në vetvete, përkundrejt mëshirës që përfshin qëllimin e Tij në krijimit tonë.
E megjithatë shumë prej njerëzve sot, nuk janë aspak të gatshëm ta lexojnë këtë gjuhë të veçantë të Zotit, që ndonëse del nga përditshmëria e saj, lë shumë më tepër mbresa se çdo gjuhë tjetër, por si gjithmonë fund e krye do t’i kërkojnë shkaqet dhe pasojat tek bota materiale dhe tek perëndia imagjinare natyrë:
“Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin! Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim.”
Shqiptarët përtej shkaqeve materiale që sollën këtë përmbytje u duhet të lexojnë edhe arsyen e vërtetë të saj, atë arsye që nuk ua thotë, as pozita politike, as opozita e saj, por vetëm Ai që e shkroi atë me dorën e fuqisë së Tij.

fusnotat:
Dhariatë: 20-21.
Xhathije: 3-6.
Rum: 41.
Jusuf: 105.

Justinian Topulli
revista Albislam nr. 79
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bekim
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Bekim

Numri i postimeve : 3710
Data regjis. : 12/01/2010

Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit   Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit EmptySat Mar 13, 2010 6:12 am

tu lumt jetaaa ishalla te shperble zoti per ket tregim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Karakteristikat e shenjave
» Largimi nga rruga e Zotit
» Simbolet dhe gjuha matematikore
» Gjuha Shqipe ne Diaspor...
» Keshille me rendesi :Fjala e Zotit - Kur’ani
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum