www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tetë mesele Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tetë mesele Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tetë mesele

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Tetë mesele Empty
MesazhTitulli: Tetë mesele   Tetë mesele EmptyMon Nov 09, 2009 5:53 am

Tetë mesele



Es-selamu alejkum

Dijetari pyeti nxënësin: Sa kohë ke që më shoqëron?

Nxënësi: Tridhjetë e tre vjet.

Dijetari: Çfarë ke mësuar prej meje gjatë kësaj kohe?

Nxënësi: Tetë mesele.

Dijetari: Inna lilah ve inna ilejhi raxhiun, tërë ymri më kaloi me ty dhe ti vetëm tetë mesele paske mësuar prej meje?!

Nxënësi: O mësues nuk kam mësuar çështje të tjera dhe nuk dua të gënjej.

Dijetari: M’i trego ato mesele që ke mësuar.

Nxënësi:

Meseleja e parë është: Vërejta se çdo njeri ka një të dashur dhe, kur shkon në varr, largohet prej tyre, andaj të dashurit e mi bëra veprat e mira, e kur të hy në varr, edhe ato do të hyjnë me mua.


Meseleja e dytë: Analizova fjalën e Allahut:

“E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti është vendi i tij”. (En-Naziat: 40- 41).

Andaj e detyroj veten të luftoj epshin tim, që të qëndroj në adhurime ndaj Allahut.


Meseleja e tretë:

Kuptova se të gjithë njerëzit ruajnë gjërat që kanë vlerë, që të mos i humbasin, pastaj analizova fjalën e Allahut:

“Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme...”. (En-Nahl: 96).

Për këtë, çdo herë që më binte në dorë ndonjë gjë me vlerë e drejtoja tek Allahu që të ma ruante Ai.


Meseleja e katër:

Kam analizuar krijesat dhe kam vërejtur se secili mburret me pasurinë ose sojin e tij, pastaj analizova ajetin Kuranor:

"... e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)". (El-Huxhurat: 13).

Andaj punova për devotshmëri, që të jem i nderuar tek Allahu, azze ve xhele.


Meseleja e pestë:

Kam analizuar akuzat që njerëzit i bëjnë shoqi-shoqit dhe mallkimet që i bëjnë njëri-tjetrit dhe kam kuptuar se origjina e tërë kësaj është zilia. Pastaj kam shikuar ajetin Kuranor:

"...Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; ...". (Ez-Zuhruf: 32).

Andaj e flaka zilinë, u largova prej njerëzve dhe kuptova se ndarja është prej Allahut, andaj s’kam pse t’i kem zili njerëzit.


Meseleja e gjashtë:

I shoh njerëzit si armiqësohen me njëri-tjetrin, i bëjnë zullum njëri-tjetrit dhe luftojnë njëri kundër tjetrit, e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik...". (Fatir: 6).

Andaj braktisa armiqësinë e krijesave dhe u përcaktova vetëm për armiqësinë e djallit, shejtanit.


Meseleja e shtatë:

I shoh njerëzit se si e lodhin veten dhe e poshtërojnë duke kërkuar riskun, madje, edhe futet në gjëra që nuk i lejohen e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj...". (Hud: 6).

Kuptova se edhe unë jam një prej këtyre gjallesave, andaj u angazhova me detyrat e mia ndaj Allahut dhe nuk merrem me gjërat që m’i siguron Allahu.


Meseleja e tetë:

I shikoj krijesat dhe mësoj se çdo krijesë i mbështetet krijesave të ngjashme me të, ose për pasurinë, ose për shëndetin e tij, ose për postin e tij, e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij...". (Talak: 3).

Andaj braktisa mbështetjen në krijesa dhe u mundova të mbështetem tek Allahu, azze ve xhele.

Mësuesi i tha: Allahu të bekoftë.


Përshtati: Bekir Halimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tetë mesele

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Anekdota dhe Mesele të Pleqve .
» Rinumërim në tetë qendra votimi!
» Tetë talentët që Barcelona do t’i përcjellë në vitin 2011
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum