geliii Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 3160 Data regjis. : 30/09/2009
| Titulli: Nxitje për vepra të mira Sat Oct 03, 2009 8:00 am | |
| Nxitje për vepra të mira Pyetje: A dëshiron që Allahu të ta ndërton një shtëpi në Xhennet?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush shkon në xhami për në namaz në mëngjes ose në mbrëmje, Allahu për këtë do t′i përgatisë atij gosti (në Xhennet) në mëngjes ose në mbrëmje." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A veprove me këtë hadith?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robtë e Allahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: "O Allahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar", kurse tjetri thotë: "O Allahu im, jepi shkatërrim atij që ka (dorën e vet) ka shtrënguar." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që Allahu të dërgon ty salavate (përshëndetje)?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush bënë një salavat për mua, Allahu atij ia bën dhjetë salavate." [Muslimi]
Pyetje: A ke ndëgjuar për këtë porosi?
Ebu Hurejre r.a. thotë: "Miku im (SalAllahu Alejhi ve Selem) më ka porositur për tri gjëra: "Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkojë të flejë."" [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që veprat tua të mira të mos të ndëpriten edhe pas vdekjes tënde?
Të ndërtuarit e xhamisë, të hapësh një ujësjellës (bunar), nga i cili pin njerëzit, t′i edukosh fëmijët në bëmirësi, shpërndarja e diturisë siç është: botimi i librave, shpërndarja e tyre, rekordimi i audio kasetave apo cd-ve me përbmbajtje të mirë islame si dhe finansimi i këtyre gjërave. I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Kur vdes njeriu puna e tij ndërpritet përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin." [Muslimi]
Pyetje: A dëshiron të pranohen lutjet tua?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Nuk ka rob musliman, që e lut Allahun për vëllaun e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t′i thotë: "Edhe ty të qoftë po ashtu!" [Muslimi]
Pyetje: A e din se cila fjalë është më e dashur tek Allahu?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Fjalët më të dashura tek Allahu janë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (Madhëria dhe falenderimi i përkasin Allahut të Madhëruar)." [Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush thotë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi"(Madhëria dhe falederimi i përkasin Allahut të Madhëruar), njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron të jesh afër Zotit tënd? I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Robi është më afër Zotit të tij, kur ai është në sexhde, andaj shpeshtoni lutjet." [Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që të zbret qetësia dhe të kaplon mëshira?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Ata njerëz që tubohen në njërën prej shtëpive të Allahut (xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t′ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e Allahut dhe do t′i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t′i lavdërojë tek ata që i ka pranë." [Muslimi]
Pyetje: A ke logjikuar mbi këtë hadith?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarrit e ferrës – me cilëndo prej këtyre, Allahu ia shlyen mëkatet atij." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron shpërblim të plotë sikur të ishe falur tërë natën?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur vetëm tërë natën." [Muslimi]
Pyetje: A dëshiron të kesh shpërblime të mëdha sa kodrat?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush prezanton xhenazen derisa të falet namazi e ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që prezanton derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate". Të pranishmit thanë: "Ç′janë dy kirate?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u përgjigj: "Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush e fal namazin e sabahut ai është nën mbrojtjen e Allahut, andaj mos t′i kundërvihet askush kësaj (mbrojtjeje) me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj (mbrojtjes së Allahut), do ta arrijë atë Allahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit." [Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që Allahu të bën largësi mes ty dhe zjarrit sa shtatëdhjet vjeshta?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Nuk ka rob i cili agjëron një ditë për hirë të Allahut, e të mos ia largon Allahu fytyrën e tij në këtë ditë agjërimi për shtatëdhjet vjeshta." [Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron rrugë që të dërgon në Xhennet?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, Allahu do t′ia lehtësojë rrugën për në Xhennet." [Muslimi]
-------------------------------------------------------------------------------- Përktheu: Ummu Muhlisa Kuran dhe Sunnet 2002-2009
|
|