www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përgatituni për kthimin tek Allahu Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përgatituni për kthimin tek Allahu Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përgatituni për kthimin tek Allahu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Përgatituni për kthimin tek Allahu Empty
MesazhTitulli: Përgatituni për kthimin tek Allahu   Përgatituni për kthimin tek Allahu EmptySun Oct 04, 2009 7:09 am

Ibn Abasi ka thënë se profeti (a.s.) i tha Iblisit: “Sa nga njerëzit e tu të dashur janë prej ymetit tim?”

Ai (Iblisi) tha: “Dhjetë grupe: udhëheqësi tiran; njeriu mendjemadh; i pasuri që nuk shqetësohet se si e fiton apo e shpenzon pasurinë e tij; dijetari fetar që mbështet udhëheqësin tiran; tregtari i pabesë (në tregti); ai që monopolizon një artikull për t’i rritur çmimin; shkelësi i kurorës; ai që vepron sipas interesit të tij; koprraci që nuk do t’ia dijë se si e ka mbledhur pasurinë; dhe pijaneci”.

Pastaj profeti (a.s.) tha: “Sa armiq ke nga ymeti im?”

Ai (Iblisi) tha: “Njëzet grupe: ty Muhamed.... të urrej; dijetarin që vepron sipas dijes së tij; atë që mëson e Kuranin përmendësh dhe vepron sipas tij; atë që thërret për të falur pesë namazet dhe i do të varfrit, të shtypurit dhe jetimët; atë që është mëshirues; atë që përulet para të vërtetës; të riun që rritet duke iu bindur Allahut, atë që ha gjërat që janë hallall; dy të rinj që duhen për hir të Allahut; atë që përpiqet të falet me xhemat; atë që falet natën ndërsa të tjerët janë në gjumë; atë që përmbahet nga harami; atë që i këshillon me sinqeritet vëllezërit e tij myslimanë, pa pasur ndonjë motiv të fshehtë; atë që qëndron vazhdimisht me avdes; bujarin; atë që ka karakter të mirë; atë që konfirmon të vërtetën e asaj që Allahu i ka garantuar; atë që sillet mirë me vejushat e ndershme; dhe atë që përgatitet për vdekjen”.

Uehb bin Munabah ka thënë: “Ai që përgatitet për vdekjen gjatë kohës që është në këtë botë, do të jetë në mbrojtjen e Allahut Ditën e Gjykimit, dhe ai që largohet nga zemërimi i afrohet Allahut; ai që e lë dashurinë për këtë jetë, shpëton veten nga dënimi i Allahut Ditën e Gjykimit; ai që shmang xhelozinë, meriton të lavdërohet para njerëzimit ditën e Gjykimit; ai që heq dorë nga dashuria për të qenë i parë, nderohet Ditën e Gjykimit; ai që heq dorë nga kënaqësitë e tepërta të kësaj bote, do të jetë në shoqërinë e të drejtëve; ai që u shmanget konflikteve në këtë botë, do të jetë me fitimtarët Ditën e Gjykimit; ai që nuk është koprrac në këtë botë, do të përmendet para njerëzimit Ditën e Gjykimit; ai që lë argëtimin/pushimin në këtë botë do të jetë në shoqërinë e atyre që janë me të vërtetë të pasur në Ditën e Gjykimit; atij që nuk shikon haram në këtë botë, Zoti do t’ia kënaqë sytë në xhenet në Ditën e Gjykimit; atë që lë pasurinë dhe zgjedh varfërinë në këtë botë, Allahu do ta ngrejë lart Ditën e Gjykimit së bashku me të afërtit e Allahut dhe profetët. Atij që ua lehtëson nevojat njerëzve në këtë botë, Zoti do t’ia lehtësojë nevojat në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai që do t’i zgjerohet varri, le të ngrihet në errësirën e natës dhe të falet; ai që do të jetë në hijen e fronit të Mëshiruesit, lë të mos jepet shumë pas kësaj bote; ai që do të ketë një llogari të lehtë para Allahut, le të jetë këshillues i sinqertë për veten dhe vëllezërit e tij; ai që do ta vizitojnë engjëjt, le të jetë i devotshëm; ai që do të banojë në mes të xhenetit le ta kujtojë Allahun ditën dhe natën; ai që do të hyjë në xhenet pa dhënë llogari, le të pendohet me sinqeritet tek Allahu; ai që do të jetë i pasur, le të jetë i kënaqur me atë që Allahu ka përcaktuar për të; ai që do të kuptojë dinin e Allahut, le të jetë modest; ai që do të jetë i zgjuar, le të marrë dije; ai që do të jetë i sigurt nga njerëzit, le të flasë vetëm fjalë të mira për të tjerët; dhe le të mendojë njeriu se nga çfarë u krijua dhe pse u krijua! Ai që do madhështi në botë, le të zgjedhë botën tjetër para kësaj bote; ai që do firdeusin (gradën më të lartë të xhenetit) dhe naim (lumturinë e paimagjinueshme të xhenetit) që nuk mbaron asnjëherë, le të mos e kalojë jetën e tij duke u marrë me gjërat e ulëta të kësaj bote; dhe kushdo që e do parajsën në këtë botë dhe në tjetrën duhet të jetë bujar, sepse bujaria është afër parajsës dhe larg zjarrit; ai që do t’i ndriçohet zemra me një dritë të përsosur duhet të meditojë dhe të mendojë; ai që do që trupi i tij të jetë i duruar, që gjuha e tij të përmendë vazhdimisht Allahun e të jetë i përulur, duhet të kërkojë falje vazhdimisht për burrat dhe gratë myslimane dhe lutja jonë e fundit është: “Të gjitha lavdërimet janë për Allahun!”
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përgatituni për kthimin tek Allahu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Allahu është një!
» Mbështetu tek Allahu i Madhëruar!
» FALE NAMAZIN” URDHËR NGA ALLAHU
» *** Allahu të do nëse ....***
» Allahu te do nese….
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum