www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral Empty
MesazhTitulli: Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral   Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral EmptyTue Jun 08, 2010 5:16 am

Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral Pirjaeduhanit

Efektet e demshme nga pirja e duhanit shpesh lidhen me temat e rëndësishme si kanceri i mushkerive dhe çështjet kardiovaskulare. Por, saktësisht si ndikon pirja e duhanit në shëndetin oral dhe dental tuaj, apo më mirë të themi cilët janë pasojat e pirjes se duhanit për shëndetin e gojës?

Me thithjen e tymit te cigares, kimikalet dhe karcionegjenet mbushin gojën tonë. Ajo që nuk mund të largohet përmes hundës dhe gojës mbetet dhe absorbohet nga mishi i dhëmbëve dhe indet. Sipas WebMD.com, këto kimikale mund të ndikojnë lidhjen mes eshtrave dhe indeve të dhëmbëve dhe kështu të ndërhyjnë në qelizat normale të indeve të mishit të dhëmbëve. Dr. Rober Genco, njeherit edhe editor i Revistes Periodontology, sqaron se si thithja e tymit të duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit që dërgohet te indi gingivit kështu duke zvogëluar materiet ushqyese dhe duke i bërë duhanpirësit më të cenueshëm ndaj infeksioneve si sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Nëse mendon pak dhe të kujtohet kur së pari herë ke provuar të pish duhan, ndoshta të kujtohet ajo ndjenja djegëse në fund të fytit që ke ndjerë. Kjo është për shkak se tymi paralizon apo shkatërron të ashtuquajturat “cilia” (qime të vogla që funksionojnë për të pastruar bronket në mushkëri) dhe kështu si mushkëritë ashtu edhe bronket irritohen.

Me vazhdimin e pirjes së duhanit funksionimi i atyre qimeve (cilia) zvogëlohet dhe fillon të rritet prodhimi i mukozës. Kollitja zakonisht fillon gradualisht dhe ciliat e mbetura punojnë pa ndërprerë (edhe pas orarit).

Kanceri i gojes gjithashtu është lidhur shumë me pirjen e duhanit. Rastet e kancerit te gojës, buzëve, gjuhës dhe fytit shumë më shumë ndodhë tek duhanpirësit se sa te ata që nuk pinë duhanin. Kontrollet e rregullta të dhëmbëve dhe i gojës ndihmon në parandalimin dhe shpërndarjen e ndonjë kanceri e gjithashtu edhe minimizon komplikimet.

Përveç këtyre gjërave më serioze që duhani mund të shkaktoj, duhani gjithashtu shkakton erën e keqe të gojës, njollosjen e dhëmbëve dhe zvogëlim të aftësisë së shqisave të shijes dhe nuhatjes. Pirja e duhanit shkakton dy lloje të njollosjes së dhëmbëve. Në fillim akumulohet një ngjyrë sipërfaqësore mbi sipërfaqen e dhëmbit, kjo mund të largohet me pastrim profesional të dhëmbëve, por gradualisht në fund të të futet në dhëmb përmes vrimave të poreve dhe përfundimisht të njollos dhëmbin.

Efekti i pirjes së duhanit për një kohë të gjatë në fund do e shndërroj dhëmbin me një ngjyrë më të errët – të duket si i kalbur.

Duhanpirësit e rregullt pas një kohe munden që gjithashtu të humbin edhe aftësinë e të shijuarit dhe të nuhaturit dhe këtë nuk mund ta kuptojnë deri pas lënies së duhanit. Kjo ndodh për shkak të humbjes së aftësisë së ndjesisë të receptorëve për shkak të mbulimit të fytit dhe vrimave të hundës me zift të cigares.

Hulumtuesit për shumë vite me radhë kanë raportuar efektet armiqësore të duhanit. Gati secili sistem i trupit preket në mënyrë drastike, duke përfshirë këtu edhe dhëmbët, mishi i dhëmbëve dhe fyti. Është vërtetuar se dobitë e mospirjes së duhanit fillojnë që nga dita që vendosni ta leni duhanin (edhe mbas 20 minutave nga cigarja e fundit shtypja e gjakut bie dhe temperatura në duar dhe këmbë tua ngritët).

Dhe mos harro se edhe aftësia e shqisave të të shijuarit dhe nuhatjes kthehet me lënien e duhanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kompjuterat reagojne negativisht ndaj duhanit
» Tymi i duhanit vret 600 mijë njerëz çdo vit
» Kivi për shëndetin e zemrës
» Efektet e vitamines K ne organizem
» Mjalti, efektet kuruese
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum