www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


12-vjecarja kerkon martese Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


12-vjecarja kerkon martese Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 12-vjecarja kerkon martese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

12-vjecarja kerkon martese Empty
MesazhTitulli: 12-vjecarja kerkon martese   12-vjecarja kerkon martese EmptyFri Jun 18, 2010 1:22 am

12-vjecarja kerkon martese Unaz-263x300


“Dua të martohem me të”. Kështu ka deklaruar e mitura 12-vjeçare, pas kapjes nga shërbimet policore që e kishin shpallur në kërkim që nga fundjava e kaluar. Ndërsa i dashuri i saj u ndalua dje pasdite për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura. Ardian Ferra, 18 vjeç, me arsim 3 klasë, u ndalua pasi nga deklarimet e dhëna në polici rezulton se për 6 ditë rresht ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me 12-vjeçaren në banesën e tij.

Ambra 12-vjeçare, ende pa e kuptuar veprimin e ndërmarrë dhe hapin që do të hedhë në jetë, i është dhënë pasionit. Ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia dhe se i kishte vënë në dijeni familjarët për vendimin e saj.

Lajmi për vdekjen aksidentale të të atit duket se e kanë lënë disi indiferente të miturën, banore e lagjes 15, të njohur si lagjja “Spitallë” e Durrësit. Policia e ka gjetur vajzën 12- vjeçare të larguar nga shtëpia në emër të dashurisë. Vajza ka udhëtuar drejt Tiranës, bashkë me të dashurin e saj, po bashkë me të është kthyer sërish në Durrës, për t’u ndalur në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit.

Burime zyrtare të Policisë së Durrësit kanë konfirmuar gjetjen e saj dhe heqjen nga lista e personave të shpallur në kërkim nga blutë. Të dy janë shoqëruar në polici dhe pritet që prokuroria të vendosë mbi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga Tirana, duke vlerësuar rrethanat dhe moshën e së miturës.

Deklarimet e së miturës dhe të dashurit të saj se duhen dhe do të martohen bien ndesh me ligjin që përcakton qartë moshën për martesë. E ndërsa i dashuri i së miturës konsiderohet i rritur dhe i përgjegjshëm për veprimet e tij, 12-vjeçares do t’i duhet të presë dhe ca për të përmbushur dëshirën e saj për martesë. Ambra Bonjaku u gjet pesë ditë pas largimit nga shtëpia me të dashurin në kryeqytet, ndërsa në të njëjtën ditë një tjetër fatkeqësi e preku familjen e saj, motrat dhe vëllezërit.
I ati, Kujtim Bonjaku, u aksidentua me vdekje pak orë pas denoncimit në polici për largimin nga shtëpia të vajzës së vogël. Viktima ishte i divorcuar dhe baba i shtatë fëmijëve. Nga hetimet e kryera rezultoi se Kujtimi, ditën e aksidentit, ka qenë në gjendje të dehur, një gjendje që vijonte prej kohësh për shkak të jetës së vështirë dhe pamundësisë ekonomiko-financiare për të përballuar jetesën.

63-vjeçari Bonjaku po lëvizte me biçikletë kur është përplasur me një automjet të tipit BMW me targa të Kosovës 555-KS-900 që drejtohej nga shtetasi Shemsi Zhdrella, 35 vjeç, nga Podujeva. Ngjarja ndodhi në superstradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë, ndërsa policia vijoi kërkimet për gjetjen e Ambrës 12 vjeçe.

Denoncimin në polici për largimin nga shtëpia e kishte bërë vëllai i saj 22-vjeçar. Pas gjetjes në Tiranë, prokuroria do të vendosë përkohësisht mbi fatin e kësaj lidhjeje dashurore që tenton të përfundojë në mënyrë të paligjshme në martesë, duke abuzuar me papërgjegjshmërinë e vajzës, për shkak të moshës, në marrjen e vendimeve të rëndësishme për jetën e saj. Ndërkohë 18-vjeçari Ferra akuzohet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

12-vjecarja kerkon martese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  61-vjecarja qe nuk plaket
» 17 vjeçarja përgatit funeralin e saj
»  32-vjecarja vrapon për 238 ditë
» 21-vjecarja ha cdo 15 minuta për të mbijetuar
» 98-vjeçarja akuzohet për vrasjen e 100-vjeçares
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum