www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës Empty
MesazhTitulli: Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës   Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës EmptyFri Nov 13, 2009 11:14 pm

Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës Ushqyerja_e_femijes_gjate_vitit_te_pare_te_jetes
Qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar dhe mbron fëmijën nga sëmundjet. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja pediatre, Dr.Shk. Shqipe Binbashi tregon për mënyrën e ushqyerjes së fëmijës gjatë vitit të parë të jetës:

Doktoreshë, çfarë avantazhesh ofron ushqyerja me gji për fëmijën?

Avantazhet që ofron qumështi i gjirit janë të panumërta. Përbërja nutricionale e qumështit të gjirit është mjaft e lartë. Përveç kësaj ai përmban komponentë imunologjike dhe enzimatike, si dhe është i pastër bakteriologjikisht. Ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe psikologjike, jo vetëm për fëmijën, por edhe për nënën dhe forcon lidhjen nënë-fëmijë.

Jo vetëm kaq, por është parë se qumështi i gjirit ndikon në uljen e frekuencës së shfaqjes së infeksioneve në përgjithësi, dermatitit atopik dhe sëmundjeve alergjike. Ka të dhëna për një frekuencë më të ulët të diabetit të tipit I në fëmijët e ushqyer me gji, po ashtu është vërejtur se limfomat, morbus krohn, obeziteti në moshat më të rritura, janë me incidencë më të ulët në rastet e fëmijëve që janë ushqyer me gji. Të gjithë këto avantazhe që përmendëm bëjnë që ushqyerja me gji të konsiderohet si ushqyerja më e mirë e fëmijës në

6 muajt e parë të jetës
Eshtë e vërtetë që qumështi i gjirit ndryshon në përbërje?
Po. Qumështi është sekrecion i gjëndrave të gjirit, që ndryshon në përbërje: nga stadi i laktacionit, në periudha të ndryshme të ditës, në kohë të ndryshme të të njëjtës pirje si dhe nga ushqyerja e nënës.

Cila është mënyra më e mirë për dhënien e gjirit?
Fëmija duhet vënë menjëherë në gji pas lindjes. Pozicioni ulur i nënës, me fëmijën përgjatë krahut, në një kënd 30-40 gradë është pozicioni më i rehatshëm, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën gjatë dhënies së gjirit. Boshatisja e mirë e njërit gji dhe në ushqyerjen tjetër, të gjirit tjetër, ka rëndësi në prodhimin e mirë të qumështit. Stimulimi i refleksit të kapjes dhe më pas sigurimi që goja e fëmijës është e puthitur mirë në gji, duke kapur edhe areolën është i rëndësishëm për të parandaluar çarjet e thithit.

Thithja e gjirit ndihmon të stimulohet refleksi i ardhjes së qumështit, që siguron një prodhim të mirë dhe konstant të qumështit.
Kur themi se qumështi është i mjaftueshëm, pra, kur quhet e suksesshme ushqyerja me gji?

Qumështi është i mjaftueshëm kur ndërpritet humbja fiziologjike në fund të javës së parë të jetës dhe fillon shtesa në fund të javës së dytë, kur fëmija ka sasi të bollshme urine dhe është i kënaqur pas pirjes, kur ushqehet 8-10 herë në ditë dhe ka dalje të rregullta dhe të bollshme. “Sinjal” se qumështi i gjirit është i mjaftueshëm është fakti që fëmija shton të paktën 25 gr në ditë në tremujorin e parë të jetës. Shpesh disa nëna ankojnë për sasi të pamjaftueshme qumështi, sidomos kjo tek nënat e reja.

Si rezultat mund të gabohet duke i filluar fëmijës ushqimet solide në mënyrë të parakohshme, gjë që çon në pakësimin e prodhimit të qumështit. Duhet pasur parasysh që fëmija është i ndryshëm në sjelljen ndaj ushqimit. Stomaku i fëmijës së vogël kërkon një periudhë 1-4 orë për t’u boshatisur, kështu që dëshira për t’u ushqyer ndryshon tek i njëjti fëmijë, brenda të njëjtës ditë. Eshtë vetë fëmija që e rregullon sasinë e qumështit dhe orarin e pirjes.

Si duhet të ushqehet nëna gjatë periudhës së laktacionit?
Studimet tregojnë se cilësia dhe sasia e qumështit të nënës arrin të realizojë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, pavarësisht dietës së kufizuar në shtresa të varfra sociale. Mjafton një dietë e balancuar, me 300-400 kalori shtesë që të kemi prodhim qumështi, pa prekur gjendjen nutricionale të nënës. Nuk ka të dhëna që sasia e lëngjeve që merr nëna influencon në prodhimin e qumështit.

Kur rekomandohet ushqyerja me qumësht industrial?
Së pari, duhet të nënvizoj se qumështi i gjirit është “standardi i artë”, ku bazohet përbërja e formulave industriale. Industria ushqimore ka arritur të përshtatë në mënyrë të shkëlqyer përmbajtjen e formulave industriale, në mënyrë që ato të jenë sa më afër qumështit të gjirit. Shpesh është zgjedhja e vetë nënës që të ushqejë fëmijën me qumësht industrial (formula). Këshillohen formulat në të gjitha rastet kur ushqyerja me gji është e pamundur (sidomos, e lidhur me sëmundje të rënda të nënës), kur ushqyerja me gji është e pasuksesshme, apo ndërpritet para vitit te parë.

Kur duhet të fillohet ushqyerja me ushqime të tjera solide?
Periudha e fillimit të ushqimeve të tjera përveç qumështit të gjirit, ose formulave përkon me muajin 4-6 të jetës së bebit, në kohën kur kapaciteti i fëmijës për të thithur dhe tretur ushqime solide rritet. Po ashtu, funksioni i veshkave përballon një sasi më të madhe proteinash dhe mineralesh, si dhe enzimat pankreatike janë më të plota, gjë që bën të përballohet më mirë ushqimi solid. Dua të theksoj se, përpjekja për të filluar ushqimet solide më herët se muaji i katërt është e gabuar (fëmija nuk ka përgatitje të traktit tretës, ose përgatitje psikomotore për këtë). Fillimi i ushqimeve solide më vonë se 6 muajsh nuk këshillohet, sepse fëmija mund të mos reagojë mirë në ushqyerje.

Çfarë ushqimesh mund të jepen në këtë periudhë?
Zgjedhja a ushqimeve është individuale dhe varet nga preferencat dhe tradita ushqyese familjare. Mund të përdoren drithërat, (mielli i orizit, që është hipoalergjik). Mund të parapëlqehen edhe zarzavate të grira si ushqim i parë, në formën e puresë. Ushqimet solide duhet të jepen me lugë dhe jo me biberon, në mënyrë që të mësohen reflekset e përtypjes dhe gëlltitjes. Lëngjet duhet të pihen me gotë. N.q.s këto ushqime përgatiten me qumësht lope dhe jo me formula, duhet pasur kujdes për dhënien e hekurit dhe vitaminave shtesë, sepse qumështi i lopës ka nivel të ulët të hekurit dhe mund të çojë fëmijën në anemi nga deficiti i hekurit.

Po më pas çfarë mund të jepet?
Pasi drithërat të tolerohen mirë (1-2 javë), fillohen ushqime të tjera solide, si zarzavate të grira, mish i zier dhe i grirë imët, (homogjenizuar) produkte të qumështit, më pas e verdha e vezës. Nuk këshillohet shtesa e kripës dhe e sheqerit në ushqimet solide. Nuk duhet harruar që ushqimi të shoqërohet me dhënien e ujit. Rreth muajit 7-8 fëmijës mund t’i jepet ndonjë ushqim në dorë, për të marrë pjesë aktive në ushqyerje (një copë frut karote, bukë, etj). Sidoqoftë, qumështi mbetet produkti kryesor që siguron proteinat dhe kalciumin. Sasia e tij deri në fund të vitit të parë, nuk duhet të jetë më pak se 500 ml/ditë.

Keshilla

Duhet pasur parasysh:

• Fëmijët janë të ndryshëm në oreks dhe sjellje ndaj ushqimit
• Stomaku i fëmijës që ushqehet me gji kërkon një periudhë nga 1-4 orë për t’u boshatisur nga ushqyerja e mëparshme, gjatë të njëjtës ditë
• Dëshira për t’u ushqyer ndryshon në të njëjtin fëmijë brenda të njëjtës ditë
• Nuk ka sasi dhe orar të paracaktuar për dhënien e gjirit, sepse është vetë fëmija që e rregullon këtë
• Vetërregullimi i ushqyerjes me gji kërkon 2-4 javë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ushqyerja e fëmijës gjatë vitit të parë të jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010
» Omer Selmani, fëmija i parë i Vitit 2011
» Zbulohet nëna e fëmijës së Ronaldos
» Punësimi i nënës dhe mbipesha e fëmijës
» Mos i jepni antibiotike femijes sa here qe semuret
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum