www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave Empty
MesazhTitulli: Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave   Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave EmptyFri Nov 13, 2009 11:23 pm

Vajrat eterikë, të përftuar nga bimë të ndryshme, kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këta vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Më poshtë paraqiten vajrat eterikë të nxjerrë nga shtatë bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Aromaterapia është njëra ndër fushat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia është formë e mbajtjes së mirë fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundësi që në mënyrë të natyrshme të shfrytëzojë ekstraktet e bimëve. Për shembull, nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit. Këto vajra kurues bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura etj. I pari që njihet, që është marrë me aromaterapinë, mendohet të jetë kimisti Rene Maurice. Gjatë një prove që ai ka dhënë, ka djegur dorën e tij dhe për të ndalur dhembjet ka urinuar në vajin e lavandës, e cila ndodhej më afër tij. Pas kësaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandës ka filluar të ndikojë shpejt në mbylljen e djegies.

Vajrat esencialë

Vajrat esencialë mund të merren në dy lloj mënyrash: nëpërmjet kanaleve të frymëmarrjes dhe nëpërmjet lëkurës. Po kështu, këto vajra bimorë mund të përdoren dhe të përgatiten për masazhin, për kujdesin e fytyrës dhe trupit, për fërkim lokal, për kompresa, për hapjen e poreve etj. Vajrat esenciale më shumë përdorim kanë gjetur për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes, për problemet e sistemit të tretjes, në rastet e mosfunksionimit të mirë të mëlçisë dhe tëmthit, në problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnë në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu, këta vajra kurues ndihmojnë për nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), për probleme të lëkurës, në rëniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veçanta e vajrave në të cilat bazohet aromaterapia është veprimi i tyre i shkëlqyer në të gjitha nivelet e qenies sonë, pasi ata nuk japin asnjë lloj efekti negativ. Këto lloj vajrash apo përzierjesh kthejnë harmoninë, vitalitetin dhe qetësinë shpirtërore.

Përbërësit

Përbërësit e vajrave që merren nga bimët nuk dallohen vetëm nga lloji, por edhe ku është mbjellë ajo bimë dhe karakteristika të tjera si psh ku rritet bima, teknologjia që përdoret për nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, mënyra e përzierjeve në persona të ndryshëm, në lëkura të ndryshme, në metabolizmin e njerëzve të ndryshëm dhe te çdo njeri një vaj ka efekte të ndryshme biologjike. Është e rëndësishme që në këta vajra të kemi një garanci të plotë në teknologjinë e nxjerrjes së tyre duke u bazuar që në analizë të bimës, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, sëmundjeve të ndryshme dhe parazitët. Është mirë që bima të jetë biologjike. Gjithashtu, vajrat bimorë mund të përdoren edhe në përbërjen e kremrave të ndryshëm, të cilët përdoren për: probleme të artritit, artrozës, spondiloartrozës, në dhembje të përgjithshme të shtyllës kurrizore. Kështu për këto dhembje rekomandohet përdorimi i kremit “Leni” që është një kombinim i përsosur nga bimë të ndryshme si çajra ose përdorimi i kapsulave bimore që shërbejnë për këto dhembje. Edhe ilaçi bimor “Arnika” (që përdoret për trauma të ndryshme) nga ndjesia e freskisë që jep zëvendëson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj.

1. Vaji i limonit

Një ndër vajrat esencialë që përdoret për kurimin e disa sëmundjeve ose problemeve është vaji i limonit. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues për gojën dhe mund të merret tri herë në ditë nga një pikë. Nëse përdoret para ngrënies, vaji i limonit është shumë i mirë për celulitin, për mykun. Si përdorues i jashtëm, vaji limonit ka efekte pozitive për forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkëlqim lëkure, heq rrudhat etj. Gjithashtu, ky vaj mund të përdoret edhe për masazh dhe freskim. Për këtë, ai duhet të shfrytëzohet pas lodhjes për ta përtërirë trupin. Ndërsa në rastet e reumatizmës, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit përzihet me vajin e gështenjës për të qetësuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton një ndjenjë e mirë nxehtësie dhe relaksimi.
2. Vaji i gështenjës
Vaji i gështenjës është një tjetër vaj esencial i përdorur nga mjekësia tradicionale. Ai ka gjetur përdorim të gjerë në sëmundjet reumatizmale. Me vajin e gështenjës për të larguar dhembjet duhet të fërkohet vendi i sëmurë dhe kjo mund të përsëritet disa herë në ditë pa probleme të dëmshme. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Europë, por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime. Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.
3. Vaji i mentës
Vaji i mentës është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt). Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kollë, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit. Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. Kjo bimë është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhiozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake (Mentha piperita L) është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik kundër ngërçeve, pastaj për qetësimin e tërheqjeve muskulare, sidomos në organet e tretjes. Gjethet e saj janë përbërës të shumë preparateve dhe çajeve në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit etj. Lulëzon në muajt korrik - nëntor.

4. Vaji i portokallit

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.
5. Vaji i eukaliptit
Është një mrekulli për të çliruar rrugët e frymëmarrjes, për ftohjet, për kollën. Përdoret për t’u pirë edhe në formë çaji, për t’u futur në vaskë ose për masazh. Pas përdorimit të këtij vaji, ndihet menjëherë çlirimi i muskujve të trupit dhe mbushja e tyre me ajër.
Eukalipti (Eucaliptus globulus Lab.)
Eukalipti është një dru që arrin lartësinë deri në 3 m. Ka dy lloje gjethesh: gjethet e vjetra janë të gjata në formë drapri, të trasha, me gjatësi rreth 35 cm, kurse ato të rejat janë pa bisht, në formë vezake, me erë të këndshme. Lulet i ka të veçuara, fryti kapsollë me madhësi 3-4 cm. Lulëzon nga muaji shkurt-korrik. Bimës i mblidhen gjethet e vjetra gjatë muajve korrik-gusht, të cilat thahen në diell. Eukalipti ka veprim antimikrobik. Përdoret si balsamik, në jashtëqitjen e këlbazës, si dezinfektant urinar. Nga jashtë, në formë pomade përdoret në sëmundjet dermatologjike.

6. Vaji i avokados

Është tonifikues shumë i mirë dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qetë, duke i dhënë atij një ngjyrë të bukur dhe të hidratuar. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, larjeve në det ose pishinë, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe Vitaminës E, që merret nga vaji i bajames. Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre, depërton thellë në shtresat e lëkurës duke e hidratuar atë në thellësi. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme. Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshëm të rrudhave. Ky vaj përthithet lehtë nga lëkura, nuk lë në të shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund të përdoret në fytyrë ose në qafë para kremit të natës, pastaj mund të vazhdohet edhe në të gjithë trupin. Për një lëkurë të mplakur shumë mund të këshillohet me Aloe vera xhel. Vaji i avokados depërton thellë në shtresat e lëkurës duke penguar tharjen e saj. Vaji i jojobës i kombinuar me vajin e avokados e bën lëkurën të butë dhe të lëmuar.

7. Vaji i ederës

Është një kurë shumë e mirë gjatë kohës që mbani dietë për të kuruar çarjet e lëkurës dhe celulitin.
8. Vaji i farës së grurit
Vaji i nxjerrë nga farat e grurit është i pasur me Vitaminë E dhe F. Ai rrit shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështirën në të. Substancat ushqyese të këtij vaji ndihmojnë lëvizshmërinë e lëkurës në mënyrë stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lëkurën të ruajë butësinë dhe elasticitetin. Në të njëjtën kohë, ai depërton thellë në lëkurë duke e ushqyer atë. Ky vaj është ideal për kujdesin e lëkurës së thatë ose dhe të zhubravitur, së cilës i dhuron bukuri dhe pamje të mëndafshtë duke e rikthyer sërish lëkurën në të lëmuar dhe elastike. Vaji i farës së grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshëm të rrudhave, ndërsa ato ekzistueset bëhen më të buta dhe më pak të dukshme. Ky vaj mund të përzihet me atë të bajames duke e përdorur për fytyrën dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. Është shumë e këshillueshme që ky vaj të përdoret patjetër një javë para ekspozimit në diell ose si solar gjatë diellit dhe mbas tij.
9. Lecitina di soja
Përbërësit e tij kryesorë janë koloni dhe inozitoli, në formë të fosfatdilkolinës. Ky vaj rekomandohet të përdoret për mbajtjen në formë të lëkurës duke u marrë nga goja. Po kështu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund të përdoren për pirje nga goja. Efektet e Lecitina di sojës janë vetëm nëpërmjet organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethënë janë të efektshëm vetëm nga marrja me gojë. I tillë është edhe vaji i enoterës, i cili për probleme të lëkurës duhet patjetër të merret nga goja. Lecitina di soja është e rëndësishme për absorbimin e vitaminave të shkrira në yndyra. Ai është shumë i domosdoshëm për personat në moshë mbi 40 vjeç, në sëmundjet e venave dhe zgjerimit të tyre. Ndërsa në rastet e osteoporozës Lecitina di soja aktivizon fosforin në organizëm, i cili është në përbërje të eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojës, organizmi furnizohet më shumë me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e mëlçisë sidomos tek alkoolistët, përdoret për detoksikimin e qelizave të mëlçisë, forcon mukozën e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyrës, ndihmon në shkrirjen e yndyrës në personat mbi peshë dhe ka veprim antistres. Lecitina di soja vepron në mënyrë të shkëlqyer në personat që kanë prirje për t’u sëmurur nga kanceri. Mbron mukozën e amzës dhe gjinjtë nga problemet kanceroze. Ndërsa te personat që vuajnë nga arterioskleroza Lecitina di soja gjatë pirjes shpejton nxjerrjen e yndyrës jashtë dhe ul kolesterolin e tepërt. Ky vaj është i suksesshëm për t’u përdorur në të gjitha fazat e sëmundjes edhe pas shërimit, sidomos edhe në sëmundjen e anemisë.

10. Vaji i hudhrës
Vaji i hudhrës është i domosdoshëm të kombinohet me vajin e peshkut sepse bën përshtatjen e natyrshme të vajit të peshkut në shëndetin e çdo personi. Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Vaji i hudhrës është antibaktierologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.


11. Vaji i shegës

Vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm dhe përdoret për të larguar helmet nga organizmi. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, Vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhembjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

12. Kajsia

Thelpinjtë e kajsisë janë të pasur me vajra esencialë deri në masën 55 për qind. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhembjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

13. Vaji i trëndafilit të egër

Jo vetëm frutat e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhembjeve te femrat. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë. Në këto raste, lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutat e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
14. Vaji i lajthisë
Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhembjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe Vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhembjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna. Nuk u këshillohet përdorimi i lajthive atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhembje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhembjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

15. Vaji i ullirit
Në mjekësinë popullore, vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë, vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhembjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhembjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.

16. Vaji i arrave të kokosit
Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet me vajin e arrës së kokosit e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre të ushqimeve, që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Pas trajtimit me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gili: Ja pse jam ndryshe
» Gresa rikthehet ‘më ndryshe’
» Truku ndryshe i Besa Kokëdhimës
» Albumi i ri i Lady Gaga me muzikë ndryshe
» Ka thënë dikush...
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum