www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kurani Fam Lart - Faqe 5 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kurani Fam Lart - Faqe 5 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kurani Fam Lart

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptyFri Nov 13, 2009 11:37 pm

First topic message reminder :

vendosa ta postoje krejt kuranin komplet

prej surtes se par deri ne suren e fundit

surja e par 1. Fatiha

1. Fatiha
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!


Edituar për herë të fundit nga mentor_pr në Sat Jan 02, 2010 12:20 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:09 am

99. Zelzele

1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3. Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:10 am

100. Adijat

1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:11 am

101. Karia

1. Krisma e kijametit.
2. Çka është krisma?
3. Dhe ç'të mësoi ty se ç'është krisma?
4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
7. Ai është në një jetë të këndshme.
8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
10. E ç'është ajo që të njoftoi se ç'është ai (Havije)?
11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:12 am

102. Tekathur

1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!
2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
6. Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.
7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:13 am

103. Asr

1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:13 am

104. Humeze

1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
5. E çka din ti se ç'është Hutame?
6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:14 am

105. Fil

1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:14 am

106. Kurejsh

1. Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:15 am

107. Maun

1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:16 am

108. Kevther

1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.
2. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!
3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:18 am

109. Kafirun

1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:19 am

110. Nasr

1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:19 am

111. Mesed

1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:20 am

112. Ihlas

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:21 am

113. Felek

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptySat Nov 14, 2009 1:23 am

114. Nas

1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".

surja e fundit

http://www.kuranifisnik.net krejt e kam marr ktu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptyMon Nov 16, 2009 6:53 am

mentor_pr Allahu te shperbleft me Xhennet per mundin qe ke be.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 EmptyMon Nov 16, 2009 7:00 am

jetaaa shkruajti:
mentor_pr Allahu te shperbleft me Xhennet per mundin qe ke be.

flm shum gjyth ashtu edhe ty te shperbleft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurani Fam Lart   Kurani Fam Lart - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kurani Fam Lart

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» “Kurani”, Pastori nuk heq dorë nga djegia
» Qendra e Botes Kurani dhe Shkenca‏
» Kendim emocional nga Kurani - Emotional Quran recitation
» Guardiola: Kokën lart djema!
» Morena pozicionohet lart në sondazhet e Miss Earth
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum