www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian Empty
MesazhTitulli: Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian   Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian EmptyThu Jun 24, 2010 2:41 am

Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian Princleka
Pas dy vjetësh lidhjeje dashurie, të mërkurën që lamë pas, më 16 qershor 2010, Familja Mbretërore Shqiptare zyrtarizoi fejesën e Lartësisë së Tij, Princit Leka II me zonjushën e nderuar, Elia Zaharia. Ceremonia e rastit u mbajt në orën gjashtë të pasdites në sallonet e hotelit të famshëm “Lutetia”, në Paris. Për të vijuar traditën e vjetër familjare, ceremonia e shpalljes dhe e bërjes publike të fejesës u zhvillua pak ditë pasi shkuesi i Mbretit Leka I, Gjeneral Daut Haradinaj, kishte marrë miratimin e familjes së Zonjushës Elia Zaharia, për fejesën e bijës së tyre me Princin Leka II.
Ceremonia
Festa madhështore që u zhvillua në hotel “Lutetia”, u organizua deri në detajet më të vogla nga motra e ish-Mbretëreshës shqiptare Geraldinë, Sylviane Muselier. Përzgjedhja e kryeqytetit francez për këtë eveniment të rëndësishëm në jetën e dy të rinjve, ishte vendosur duke u nisur nga fakti se shumë anëtarë dhe të afërm të familjes mbretërore janë francezë ose jetojnë në Francë që prej shumë vitesh, dhe ishte parashikuar që shpallja e fejesës të bëhej në prani të të afërmve të Princit Leka II dhe në një vend ku Mbreti Zog I dhe Mbreti Leka I kishin kaluar shumë vite të ekzilit të tyre. Në koktej morën pjesë disa personalitete të rëndësishme franceze, përfaqësues të familjeve mbretërore evropiane, si dhe ambasadorë të akredituar në Francë. Nga Shqipëria kishin ardhur enkas për këtë ceremoni, zv/ministri i Mbrojtjes dhe kryetar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, z. Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Maksim Malaj. Ftesa u ishte dërguar edhe krerëve të shtetit shqiptar, por ata munguan në këtë ceremoni. Oborri mbretëror shqiptar bëri të ditur që në momentet e para të dërgimit të ftesës zyrtare se, Mbreti Leka I-rë nuk do të ishte i pranishëm në këtë gëzim për arsye shëndetësore. Në emrin e personaliteteve shqiptare të pranishme në koktej, përshëndeti ambasadori i Shqipërisë në Francë, Shkëlqesia e Tij, Ylljet Aliçka, i cili duke uruar Princin Leka dhe të fejuarën e tij, përgëzoi Princin Leka duke theksuar se ai po ndjek traditën e familjes mbretërore, jo vetëm si një trashëgimtar i denjë i vlerave më fisnike të vendit tonë, por edhe duke shërbyer për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që gjenden. Ish-sekretari i shtetit francez për Punët e Jashtme dhe deputetët në Parlamentin francez, z. Renaud Muselier, uroi gjithashtu Princin Leka dhe Zonjushën Elia Zaharia në emrin e presidentit francez, z. Nicolas Sarkozy dhe të personaliteteve franceze të pranishme në këtë koktej.
Darka
Ceremonia zgjati deri në orën 21.00 dhe menjëherë pas saj u shtrua një darkë në parlamentin francez ku morën pjesë Princi Leka II me të fejuarën, Elia, anëtarët dhe të afërmit e Familjes dhe Oborrit Mbretëror, si dhe shumë deputetë e personalitete të Francës dhe Shqipërisë.
Urimet
Ditët e fundit, shumë mesazhe urimi kanë mbërritur në Oborrin Mbretëror shqiptar, nga familje mbretërore nga e gjithë bota, si dhe nga shumë personalitete të rëndësishme të politikës evropiane si: ish-presidenti Jacques Chirac, i cili në letrën e tij i shpreh Princit Leka II dhe zonjushës Elia Zaharia urimet më të mira për lumturi, dhe i siguron për besnikërinë e miqësisë së tij. Ndërkaq, z. Frederik Mitterand, ministër i Kulturës së Francës, dërgoi një mesazh urimi në emër të të gjithë qeverisë franceze.
Aktivitetet, post fejesës
Në ditët e ardhshme, Princi Leka II dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia, do të marrin pjesë dhe prezantohen publikisht në disa aktivitete jashtë vendit. Më 24 qershor 2010, çifti i ri princor do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore që do të mbahet në afërsi të kryeqytetit Anglez, në Parmoor House, me rastin e 70-vjetorit të mbërritjes së Mbretit Zog I në Angli. Ndërsa më 3 korrik 2010, Princi Leka II dhe zonjusha Elia Zaharia do të marrin pjesë në një ballo të organizuar në Hungari për nder të tyre nga të afërmit e Nanës-Mbretëreshë Geraldinë, kushërinjtë nga familja e Kontit Apponyi, ku Princi Leka dhe e fejuara e tij do të takojnë miqtë dhe të afërmit e tyre të aristokracisë evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Zyrtarizohet lidhja e Princ Lekes me Elian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pse lidhja po zbehet...
» Aurela Gace, zbulohet lidhja
» Përfundon lidhja martesore e Kardashianit
» Adela & Bjordi: “Ndarjen nuk e përjashtojmë nga lidhja jonë”
» Erioni i big brother - Zbulohet lidhja e fundit me këngëtaren Shota Baraliu!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum