www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para Empty
MesazhTitulli: Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para   Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para EmptyThu Jun 24, 2010 11:17 am

Këngëtari i mirënjohur Blero, vazhdon të jetë një ndër këngëtarët më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare. Vazhdon suksesshëm ta mbajë këtë epitet, pasi është gjithmonë prezent me projekte, këngë e klipe të ndryshme. Punët për albumin e ri kanë marrë fund. “Albumin e kam përfunduar së bashku me Çekiçin. Në Kosovë albumi do të lançohet nga Vizioni & Liburnia, ndërsa në Shqipëri do të lançohet nga Alba Trade. Promovimi i albumit do të bëhet në sheshin 21, nuk kemi caktuar datën por ka mundësi që të realizohet diku rreth datës 20 qershor”, tregon Blero. Përveç albumit, Blero ka realizuar edhe një klip të një kënge të re nga ky album. “Klipin e kam realizuar me produksionin e mirënjohur Max Production nga Shqipëria. Kënga, të cilës i’a kam realizuar klipin, ka një ritëm shumë të mirë dhe të kapshëm për audiencën dhe besoj se do të pëlqehet nga publiku. Pritet që kjo të jetë kënga që do të prijë albumin. Edhe klipi do të lançohet në po të njëjtën datë me albumin”. Blero njihet edhe si një këngëtar që pëlqen të bëjë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm, por në këtë album si duket ka lënë paksa anash bashkëpunimet. “Dihet se unë gjatë karrierës sime kam realizuar shumë bashkëpunime, por në këtë album do të keni mundësi të dëgjoni 80 % Bleron. Kërkesat nga fansat për këtë album kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, prandaj e kam realizuar”. Albumi do të jetë i përbërë nga 14 këngë, 2 prej të cilave janë këngë të dëgjuara më parë, bashkëpunimi i tij me Zajmina Vasjarin në këngën “Veç ti” dhe kënga “Nuk më deshte mu”, me të cilën është prezantuar në edicionin e kaluar të Top Fest-it”. I pyetur se a ishte i nominuar në Videofest, Blero u përgjigj: “Fatkeqësisht po. Nuk kam dashur të jem i nominuar pasi që të gjithë e dini si shkon rrjedha e ndarjes së çmimeve aty. Kompanitë votojnë për klipet e tyre”, tha ai, duke shtuar se ka shkuar atë natë atje vetëm për Teutën. Blero dhe Teuta janë prindër të Tarës së vogël, e cila lindi me 27 prill të këtij viti. Deri më tani, çifti nuk ka publikuar asnjë foto të saj dhe për këtë gjë Blero thotë se ka arsye. “Nuk kemi dashur të publikojnë foto të saj akoma pasi ka shumë gazeta e agjenci të ndryshme të informimit që kanë shprehur dëshirën ta blejnë foton. Ne do të shqyrtojmë ofertat e tyre dhe ajo gazetë që ofron më shumë të holla do ta ketë të drejtën ekskluzive për të publikuar foton e vajzës sonë. Kuptohet, paratë që do të fitojmë nga ajo foto do të jepen për bamirësi”, përfundoi Blero. Çekiç, bashkëpunëtori për shumë vite i Bleros, edhe këtë vit ka realizuar të gjitha këngët e këtij albumi. Ai tha se të punosh me Bleron është kënaqësi. “Unë dhe Blero jemi sikur vëllezër. Njihemi prej shumë kohësh dhe të punosh me të është kënaqësi. Ne kuptohemi shumë mirë. Në këtë album kemi punuar shumë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë në rregull pas lancimit të këtij albumi”. Përveç albumit të Bleros, Çekiç është duke punuar edhe në albumin e F-Kay dhe në disa këngë të Dafina Zeqirit, Nora Istrefi, Capital T.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Blero: Albumi mban emrin e vajzës
» Të enjten publikohen vendimet për ankesa
» Fotot dhe detajet e dasmës së Gerta Hetës
» Automatik fotot e msn
» Ja fotot me te bukura te 2009 ne kozmos
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum