www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë Empty
MesazhTitulli: Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë   Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë EmptySat Jun 26, 2010 3:08 am

19-vjeçarja që arrin me siguri të bëjë xheloze me bukurinë e saj mesdhetare çdo femër në Holandë, e që ka lidhur zemrën me një djalë shqiptar, Valonin, pohon se e pëlqen pa masë artin, madje thotë se do të guxonte të pozonte nudo, pse jo, por asnjëherë në versionin pornografik.

Argjentina mund të konsiderohet pa frikë si një nga “gjetjet” ndër artistët e rinj. Emri i saj interesant derivon nga metali i çmuar i argjendit. Ajo është jo vetëm e talentuar dhe e bukur, por e gjithanshme; ndërkohë që studion për Grafikë në Holandë, ushtron paralelisht fotomodelimin si dhe guxon të bëjë fotografen profesioniste.

Në fakt, gjithçka që ka të bëjë me foton bukuroshja kosovare e ka në gjak, sepse e ëma e saj, Suzana Mushkola është një fotografe mjaft e kërkuar në Holandë (mjafton të klikoni në faqen www.suzanamushkolajphotography.com ). Fakti që këngëtarja e “Shpirt i mbytur”, që shfaqet prej disa kohësh në ekranet tona muzikore, është mbesa e Albërie Hatërgjonajt, nuk e ka eklipsuar talentin e saj, përkundrazi.

19-vjeçarja që arrin me siguri të bëjë xheloze me bukurinë e saj mesdhetare çdo femër në Holandë, e që ka lidhur zemrën me një djalë shqiptar, Valonin, pohon se e pëlqen pa masë artin, madje thotë se do të guxonte të pozonte nudo, pse jo, por asnjëherë në versionin pornografik. “Arti më pëlqen pa masë, nudo nuk do të kisha pozuar po të ishte shumë ekspozuese dhe vulgare (pornografike). Trupi i femrës është art në vetvete, mirëpo duhet të dimë se si shprehet dhe pasqyrohet ajo.

Për hir të famës nuk do të ndërmerrja një hap të tillë, vetëm nëse do të më pëlqente shumë ideja dhe realizimi”, shprehet artistja, e cila aktualisht është duke punuar për një projekt, në të cilin është angazhuar një producent i famshëm holandez, emrin e të cilit ajo nuk dëshiron të na e zbulojë. Le të presim atëherë…

-Kënga juaj e parë është “Shpirt i mbytur”, rezultoi të ishte mjaft e suksesshme. Duket se Flori Mumajesi është “çelësi i suksesit” për këngëtarët e rinj, apo jo?

Flori ka shumë talent dhe po ecën me kohën, mirëpo unë kam realizuar edhe një këngë me Enis Preshevën, që po ashtu krijon hite.

-Për çfarë jeni duke punuar aktualisht?

Jam duke realizuar këngë të reja dhe videoklipe. Mendoj që këto këngë do të kenë edhe më shumë sukses. Mjafton të them se jam duke punuar në një projekt, i cili do

të realizohet me një producent të famshëm holandez, me kreatorin dhe regjisorin më të kërkuar në vend.

-Ju keni qenë përfaqësuese në “Miss Universe 2009”, ndërkohë që paralelisht ushtroni edhe fotomodelimin. Nga anon peshorja?

Mendoj se të dyja pasionet dhe profesionet janë në baraspeshim, sepse nga të dyja ndjej inspirim dhe vullnet që të eci më tej. Po, kam qenë finaliste në “Miss Universe

2009” të Holandës, ndërsa duke e lënë mënjanë modestinë, duhet të them se jam e njohur dhe e adhuruar si modele në Holandë. Ndërkohë, unë studioj për Art Grafik, kështu që në të ardhmen e shoh veten si një fotografe me famë botërore, me ekspozita, galeri, revista të njohura etj.

-Ju keni lindur në Deçan, jetoni prej kohësh në Holandë, ndërsa jeni e njohur në vend, si dhe flisni bukur shqip. Si është e mundur, kaq patriotikë jeni si familje?

Unë dhe vëllai im kemi mësuar nga mami shkronjat e Abetares, që në moshë fare të vogël. Më pas, sigurisht, erdhi radha të kalonim nëpër duar vepra e tregime të

ndryshme në gjuhën shqipe. Mërgimi të krijon automatikisht një patriotizëm dhe atdhedashuri më të fuqishme.

-Jeni mjaft e bukur, duhet pranuar. Sa ju ka ndihmuar pamja e jashtme për të ecur në jetë dhe a do të guxonit të pozonit nudo përballë një oferte joshëse?

Bukuria është një dhuratë e trashëguar, që të jep mundësi të depërtosh në fusha të ndryshme, ndërsa kombinimi i saj me talentin dhe inteligjencën të dhuron në mënyrë të pashmangshme suksesin. Pamjen dhe bukurinë i kam shfrytëzuar deri në një masë,

sepse kam qenë e përqendruar te mësimet, të cilat janë primare për mua, por për aq sa kam punuar dhe modeluar, kam pasur shumë sukses në karrierën time si modele. Nudo nuk do të kisha pozuar po të ishte shumë ekspozuese dhe vulgare, pra pornografike. Trupi i femrës është art në vetvete, mirëpo duhet të dimë se si shprehet dhe pasqyrohet ajo. Për hir të famës nuk do të ndërmerrja një hap të tillë, vetëm nëse do të më pëlqente shumë ideja dhe realizimi.

-Argjentina, a e ndiqni ju muzikën shqiptare, ç’mendim keni për të?

Kam respekt dhe e di se me sa kushte të pamundura ballafaqohen artistët shqiptarë. Ata mundohen që t’u përshtaten shijeve të shumicës së dëgjuesve, që të mbijetojnë ata ndërrojnë stilin, kjo është gjëja që më mërzit më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Argjentina eliminon Greqine
» Argjentina mposht Brazilin
» Argjentina me këngë 'house'
» Argjentina mposht Portugalinë
» Argjentina: Fama është gjë e bukur
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum