www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shamia apo miniqi  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shamia apo miniqi  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shamia apo miniqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Shamia apo miniqi  Empty
MesazhTitulli: Shamia apo miniqi    Shamia apo miniqi  EmptyWed Jun 30, 2010 6:40 am

Shamia apo miniqi  (u39u)shamia%20mbulesa%20miniqi



Këtyre ditëve dëgjojmë zëra të shumtë që janë kundër shamije dhe pro miniqi. Nëse këtyre ditëve kalon afër Hotel Grandit diku rreth orës 20:00 e vëren se miniqi qenka veshja kryesore të cilin femrat e një vendi në tranzicion e preferojnë. Aty sheh vajza të moshës rinore të cilat kanë ardhur për ta festuar maturën, ndërsa në përcjellje të tyre kanë ardhur edhe prindërit që ka prej tyre pothuaj të shtyrë në moshë. Nëse i shikon fytyrat e tyre, vëren se ata nuk pranojnë një veshje të tillë, por ama vajzat e tyre u sqarojnë se kjo na qenka moda dhe stili që preferohet këtyre ditëve. Ata mendojnë duke thënë se ne shpenzuam pagën e këtij muaji (272 €) për dukjen e vajzave tona sa më bukur, e që shumë më mirë do të ishte që këto të holla ti shpenzonim në ushqim i cili pothuaj se nuk na mjafton! Këta prindër mendojnë në testin e matures që bijat e tyre e kanë harruar fare pasi që ato kanë veshur miniqin. Do të ishte më e rrugës që këto “vajza” të përgatiteshin për testin i cili ndërlidhet ngushtë me të ardhmen e tyre. Kjo ndodh vetëm te ne. Në vendet përreth nuk ndodhka një gjë e tillë. Para 3 ditësh kontaktova me një të afërme timen në Gjermani dhe i thash se së shpejti do t’ju vizitoi, ama kur të arrij atje nuk dua që të vishesh sikur që visheshe në Kosovë (miniq). Ajo ma ktheu me nguti. Mos ke merak se këtu askush nuk vesh miniq sepse të dalësh këtu në miniq të konsiderojnë …….! U habita fare. Dikush që këtu e ka pasur veshjen më të preferuar miniqin, atje qenka turp të vishesh në miniq. Dhe mendova me vete. Qe sa vite është formuar shteti gjerman e qe sa vite kemi formuar ne shtet këtu? Dy vite, ama shtet. E kemi ngritur mbi bazen e “miniqit” i cili do të na ndihmojë në sy të botës shumë.


Jam i bindur se të huajt kur vijnë në vendin tonë dhe e shohin gjendjen si është, flas për veshjen e femrave tona, mendojnë se Kosova qenka një vend trafikimi me qenie njerëzore. Miniqin më së shumti e veshin ato femra të cilat nuk kanë kurrfarë pune të kryejnë. Ato mendojnë vetëm në dukjen dhe ekspozimin e trupit të tyre sepse nga kjo nuk i pengon orari i shpejtë i punës në të cilin po që se nuk prezanton, paf të përjashtojnë.

Në vendet e perëndimit firmat e mëdhenj e kanë gardërobën e veçantë jashtë të cilës nuk guxon askush të del, por ama te ne ende si duket nuk është miratuar ligji që ka të bëjë me punën dhe me rregullat e saj.

Nëse flasim për shaminë, vërejmë se këtyre ditëve janë ngritur zëra të fuqishëm kinse kjo qenka pengesa kryesore e cila nuk na lejon të hyjmë në civilizimin botërorë.

Kohët e fundit jemi dëshmitarë të asaj se në shumë vende publike, për konkurrim në ndonjë punë, nëse ke veshje tërheqëse nuk e ke këtë problem, pra do jesh e para në listën e atyre që kanë konkurruar, ndërsa po që se femra e cila mbanë mbulesën në kokën e saj, përjashtohet nga vendi i punës, nga fakulteti dhe duke shkuar edhe me larg behet përjashtimi i nxënëseve nga shkolla për shkak te mbuleses!!!!!!!!!!!!

Mahinur Ozdemir është një muslimane e re e cila mban shami, iu bashkua partisë Kristian-Demokrate në Bruksel, duke u bërë e para dhe e vetmja grua me shami në një parti politike, e cila ka hyrë në parlamentin e Belgjikës. Athua cili është qëndrimi i institucioneve tona karshi shamisë? Natyrshëm, çdo ministri arsimore e çdo shteti duhet që të bëjë përpjekje që t’u sigurojë qasje në shkollim të gjithë pjesëtarëve të shtetit të vet. Duhet ta luftojë analfabetizmin dhe braktisjen e shkollës dhe duhet ta promovojë dijen dhe shkencën. Në rastin e këtyre vajzave ma shamia, mjerisht po ndodh e kundërta. Nëpër faqe të shuma të gazetave jemi mësuar të lexojmë se, këto nxënëse, edhe pse me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, ato largohen nga mësimi, nga e drejta e tyre elementare për shkollim. Ama, nuk gjenë asnjë arsye tjetër përveç shamisë së tyre që përfaqëson bindjet, besimin e tyre personal. Me të tilla vendime fatale atyre ua mbyllin rrugët e dijes. Dhe, kujt? Asaj që nesër do të jetë nënë, do të edukoj breza të rinj.

A nuk do të duhej që ministria ta kalkuloj rezultatin e thjeshtë: Më e dobishme do të jetë për shtetin e Kosovës që të kemi disa nëna të shkolluara, ta pajisura me njohuri shkollore-shkencore dhe këto t’ua përcillnin fëmijëve të tyre, apo, meqë ato s’pranojnë ta heqin shaminë e tyre, t’i hedhim në listën e shumë nënave analfabete. Cili është “suksesi” që promovon ministria e arsimit këtu?

Të shtohen radhët e femrave të pashkolluara, të mbetemi edhe pa disa kuadro, të cilat në të ardhmen mund të jenë mjeke, pedagoge, afariste etj. apo, mos ndoshta kemi të rinj me tepricë, ku djem të rinj për çdo ditë po marrin botën në sy (disa prej tyre vetëm gjatë këtij viti shkollor kanë qenë nxënës të mi, të klasës së dhjetë) e vajzat me shamia po u dashka që të mos u mësohet se si të edukojnë fëmijë që ta duan shtetin e tyre, ta ndërtojnë jetën po këtu, me po këto mundësi. Sigurisht që mbulesa është ajo e cila do të ndikojë që gjeneratat e ardhshme do të edukohen dhe dë të ngurrojnë nga prindërit e tyre të dalin lakuriq. Vetëm kështu do të vazhdojë edukimi i gjeneratave. Ndërsa miniqi është ai i cili do të ndikojë në përhapjen e prostitucijonit dhe e devijimit të rinisë.

Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Shamia apo miniqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum