www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST  Empty
MesazhTitulli: SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST    SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST  EmptyThu Sep 16, 2010 7:25 am

Jemi dëshmitarë të zhvillimeve të fundit në Kosovë që kulmuan me një shqetësim shumë të madh në radhët e komunitetit fetar musliman e që ka të bëjë me udhëzimin administrativ të lëshuar nga MASHT-i për ndalesën e mbajtjes së shamisë (mbulesës islame) në shkollat publike. Ky shqetësim ka rezultuar me një protestë masive të mbajtur në Prishtinë e që kishte si qëllim shprehjen e pakënaqësisë me këtë vendim. Një gjë interesante që e karakterizoi protestën ishte një maturi e skajshme e protestuesve, ndërsa organizatori u kujdes që edhe shishet plastike të ujit që kishin pirë protestuesit në atë ditë me vapë të mos mbeteshin në rrugë, duke treguar me këtë një kulturë që nuk e hasim edhe në shoqëritë më të ngritura.
Shamia dhe kodi i mirësjelljes
Kam thënë në një prononcim publik, se nëse hartuesit e kësaj politike të gabuar përballë mbulesës islame janë inspiruar për vendimin e tyre nga vendimi që kanë ndërmarrë disa vende evropiane për të ndaluar mbulimin e fytyrës në vende publike, le ta dinë këta (imituesit injorantë), se janë duke bërë dy gabime. Gabimi i parë është mosdallimi mes shamisë dhe ferexhesë, ndërsa i dyti krahasimi mes atyre vendeve dhe vendit tonë, në të cilin përkatësia islame e tejkalon 90 për qindëshin.
Në anën tjetër udhëzimi i MASHT-it e në të cilin ndalohet mbulesa ka të bëjë me kodin e mirësjelljes së nxënësve në shkolla, me ç’rast definohet se nxënësit nuk duhet të mbajnë në shkollë gjëra të ndaluara dhe të rrezikshme, si armët e zjarrit dhe ato të ftohta dhe nuk duhet të mbajnë edhe shaminë e kokës. Shumë ironike se si është kujdesur hartuesi, që edhe mbulesa e vajzave muslimane të listohet në rendin e gjërave të rrezikshme, të cilat e prishin rendin e mirësjelljes nëpër shkolla. Ndërsa realiteti i pamohueshëm ka dëshmuar se ato vajza, por edhe djemtë që njihen si praktikues të fesë janë nxënësit më të dalluar, si në sjellje ashtu edhe në mësime.
Ky kufizim për sa i përket veshjes në shkollat publike derisa vërehet se është i njëanshëm, ngaqë kufizon vetëm “tepricën” e rrobave (e që çdo i mençur e di se ato kurrë nuk janë tepër), ndërsa nga ana tjetër nuk e kufizon “pakicën” e tyre, është treguesi më i mirë se këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut në tentativë dhe muslimanët e Kosovës duhet të ngrenë kolektivisht padi kundër atyre që aplikojnë vendime të tilla, nëse ka nevojë edhe në gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë. Ndërsa shkollat publike janë pronë e të gjithëve, ngaqë janë ngritur dhe financohen me paratë e të gjithëve, prandaj nuk ka të drejtë askush, qoftë ai edhe ministri i arsimit apo edhe kryetari i qeverisë, që t’ua ndalojë shkollimin atyre që kanë hise në ato shkolla, derisa këta nuk bëjnë asgjë të kundërligjshme, ndërsa mënyra islame e veshjes në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e kundërligjshme.
Gjatë debatit është thënë se simbolet fetare nuk e kanë vendin në shkolla publike, në anën tjetër muslimanët thonë se shamia dhe mbulesa nuk është simbol, por është detyrim fetar nëpërmjet kryerjes së të cilit, femra muslimane arrin lirinë e besimit dhe të nënshtrimit ndaj Allahut. Unë mendoj se polemika të këtilla nuk sjellin ndonjë fryt, ngaqë sido që ta quajmë, dikush prapë do të mundohet që ta ndalojë. Por ajo që mund të lexohet mes rreshtave, është se ky është një test shumë i rëndësishëm për komunitetin musliman e që ka të bëjë me besnikërinë e tij ndaj identitetit, me ç’rast duhet të dihet se çfarëdo lëshimi të bëhet në këtë drejtim paraqet rrezik për shkrirje të plotë, ngase në këtë drejtim kjo është vija e fundit mbrojtëse, e cila nëse bie, pas saj nuk mbetet gjë e vlefshme për të ruajtur. Historia e afërt, e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore është dëshmitari më i mirë për këtë, prandaj kushdo që do të merret me këtë problematikë duhet të jetë i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e saj.
Raporti i DASH-it për prostitucionin dhe trafikimin e njerëzve
Ishte shumë nënçmuese për çdo kosovar të marri vesh se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmend se Kosova në njëfarë mënyre është ngritur bukur shumë në listën e vendeve në të cilat është i zhvilluar prostitucioni dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Për ata që mund të bëjnë diçka për të ndaluar dhe penguar një gjë të tillë kjo duhet të jetë një shqetësim dhe një detyrim, që të ndërmarrin hapa konkretë për të penguar dukuri të këtilla. Megjithatë do të ishte e padrejtë sikur të mos e pranonim se gjëra të këtilla ndodhin në shumë vende. Ajo që ia shton ironinë këtij lajmi është fakti se ka ndodhur mu në kohën kur zhvillohej debati rreth shamisë në Kosovë. Mu për këtë, nuk më habiti ajo që pashë në një nga TV-të lokale ndërkohë që intervistoheshin njerëzit e një numër i madh i tyre thoshin duke e formuluar secili sipas mënyrës së vet: Ja, shihe me çfarë merren qeveritarët (duke aluduar në mbulesën islame) e me çka duhet të merren (duke dhënë shenjë në këtë raport).
Muslimanët, çka më tutje?
Një ditë xhumaje ndërsa po hyja në xhami më ndali një i moshuar për të pyetur rreth këtyre zhvillimeve. Biseda jonë më tepër mori kahen e të shprehurit të mllefit dhe indinjatës, se sa që kishim çka të komentonim konkretisht. Në një moment plakut iu mbushën sytë me lot dhe derisa po hynte në xhami bëri një lutje: Ah, Allahu iu ardhtë hakut! Me të dëgjuar këtë mallkim ndjeva nevojën të dëshiroj, që kurrën e kurrës dikush për mua të lutet kësisoj. Në të njëjtën kohë m’u kujtua se lutjet e njerëzve që janë në zor, atyre që iu është bërë e padrejtësi janë prioritare për të qenë të pranuara dhe të dëgjuara tek Allahu. Por si do të jetë halli i zullumqarëve, se?!...
Muslimanët u tubuan në një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ky ishte vetëm një hap, uroj të mos jetë i fundit. Mjetet demokratike të presionit janë të shumta dhe të llojllojshme, duke filluar nga kjo e duke vazhduar me debate e sensibilizim të opinionit, për të kaluar në peticione dhe inicime të padive në gjykatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Gjithsesi, duke mos e harruar atë lutjen e plakut me sy të përlotur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

SHAMIA – SIMBOL, DETYRIM DHE TEST

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shamia apo miniqi
» TEST:-E do apo jo
» Test Dashurie..
» Test Xhelozie..
» Testoni dashurin tuaj
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum