www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Porosia ime për ty ... O babai im  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Porosia ime për ty ... O babai im  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Porosia ime për ty ... O babai im

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Porosia ime për ty ... O babai im  Empty
MesazhTitulli: Porosia ime për ty ... O babai im    Porosia ime për ty ... O babai im  EmptySat Jul 03, 2010 6:24 am

Porosia ime për ty ... O babai im  20090527_02

Me Emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Babai im i dashur...
Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu
Dhe më pas...
Me të vërtetë këtë porosi e kam drejtuar drejt zemrës tënde të mbushur përplotë me thesar të mëshirës dhe dashurisë .. Zemrës tënde, e cila mua më shfaq kuptimin e dashurisë, dhe ndikimi i saj në shpirtin tim është mahnitës, saqë nuk mund ta përshkruaj një gjë të tillë ... Zemra yte e cila sikur donte që të fluturon nga kënaqësia, kur në fytyrën time shihje shenja gëzimi dhe hareje, dhe ndonjëherë sikur donte që të pëlciste nga mërzia kur të më ndodhte ndonjë gjë e pa pëlqyer, po edhe nëse ishte një therë e vogël në këmbën time...
Porosia ime kushtuar ty o babai im...
Nuk ta kam dërguar vetëm se duke qenë i sigurtë dhe i bindur se ti me të vërtetë ma dëshiron të mirën, e sikur All-llahu t´i kishte dhënë ty të gjitha të mirat e kësaj bote me siguri nuk do të ishe koprac ndaj meje. Por përkundrazi do t´i kishe vënë të gjitha para duarve të mia, dhe tek ti do të mbizotëronte gëzimi duke më shikuar mua se si kënaqem me këto të mira ...
E pse jo, kur ti je ai i cili e ke nxjerr kafshatën e bukës nga goja yte duke lënë veten të urritur, vetëm e vetëm që të më ushqeje mua?! E xhveshje rrobën tënde në të ftoht vetëm e vetëm të më mbuloje mua?!
Porosia ime kushtuar ty...
O ti që dashuria ime mbuloi zemrën tënde, me një pamje që nuk mund ta përshkruajn dot pendat ... O ti që ma don të mirën mua, dhe dëshiron të më shohësh në vendin më të mirë si dhe në pozitën më me famë ... Porosia ime kushtuar ty o babai im i dashur...
Babai im...
Ti ma dëshiron mua të mirën ... A ka mirësi më të madhe se sa të më drejtosh në të mësuarit përmendësh Librin e All-llahut s.v.t., dhe që të jem nga bartësit e tij? A ka mirësi më të madhe se sa të ma mësosh Librin e All-llahut të Lartmadhëruar, apo të më dërgosh tek ai i cili më mëson?
Babai im i shtenjt...
Me të vërtetë kuptimi i imanit dhe bindjes ndaj All-llahut gjithsesi kanë lënë tragje në zemrën time që prej atëherë kur isha foshnje, me të mësuar fjalët e Zotit tim, derisa u shfaqën në gjuhën time dhe gjymtyrët e mia... O babi im ti je duke e parë rreth teje një ambient të mjerueshëm, me një rini të çoroditur, dhe pa vlerë, në rrugë të rebelizmit, në mes të pamoralshmive, të vajzave, të narkomanisë, dhe më pas burgu dhe humbje e ardhmëris?...
Ah sikur të më kishe mbrojtur që nga fëmijëria ime?
Ah sikur të ma kishe mbushur zemrën time me dritën e Kur´anit dhe urtësit e tij para se të më kaplonin nyjet e mëkateve dhe epsheve? A nuk e ke ditur -babai im i dashur- se me të vërtetë All-llahu e ka bërë Librin e Tij (Kur´anin) litarë të fort i cili kush kapet për të shpëton?... Ndëgjova unë o babai im hadithin e Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"Përgëzim se me të vërtetë ky Kur´ani, një nga skajet e tij është në Dorën e All-llahut, kurse skaji tjetër në duart tuaja, dhe kapuni fort për të (Kur´anin). Se me të vërtetë ju nuk do të shkatërroheni dhe nuk do të devijoni pas tij asnjëherë."

E ndëgjova këtë hadith dhe përnjëher o babai im më ra ndërmend që ti kalon natë të tëra i zgjuar duke planifikuar ardhmërinë time, dhe veç se më të ka mbuluar frika për të ardhmën time.
E pse nuk më vendos në Duart e Mbrojtësit të Lartmadhëruar?
E pse nuk më nxit në mësim përmendsh të Kur´anit dhe kuptimit të tij dhe të kapurit për të, derisa ta meritoj këtë premtim:
"Dhe kapuni fort për të (Kur´anin), se me të vërtetë ju nuk do të shkatërroheni dhe nuk do të devijoni pas tij asnjëherë"?

Baba im...
Gjithashtu kam ndëgjuar edhe fjalën e All-llahut Fuqiplotë në Librin e Tij:
All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.

...dhe fjala e të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
Vërtet All-llahu me këtë Libër do t´i ngrit disa popuj, ndërsa do t´i ulë disa të tjerë.

...dhe mendova se si ma dëshiron ti mua të mirën dhe ngritjen përgjitmonë, dhe si shpreson që unë të jem në gradën më të lart ...
Atëher pse nuk më nxit në hifz (të bërit përmendësh Librin e All-llahut) dhe për ta mësuar fjalën e Tij, nën sundimin e të Cilit është çdo gjë ... dhe ngrit kënd të don Ai dhe e mposht kënd të don Ai?
A nuk dëshiron që unë të jem në pozitën më të lart në dunja?
Dhe më pas ti e din se kjo botë nuk do të zgjas shumë, përpos disa viteve të numëruara ... Sikur ajo të ishte një ëndërr e cila mbaron atëherë kur të zgjohemi, dhe ta gjejmë vetveten tonë në momentet e para të ahiretit dhe fillimit të një jete të përhershme, dhe All-llahu vetëm se i ka ngritur bartësit e Librit të Tij, jo vetëm në këtë botë por edhe në ahiret gjithashtu.
Babai im i dashur...
Dua që të jem nga hafizat e Kur´anit, bartësit e këtij emaneti të cilët i nderon All-llahu në botën tjetër dhe u thuhet atyre:
"Lexo dhe ngritu, recito!"

Vetëm se e kam ndëgjuar fjalën e të dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"Do t´i thuhet bartësit të Kur´anit : Lexo,ngrtiu dhe recito ashtu siç recitove në dunja, se me të vërtetë vendbanimi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh ajetin e fundit."

Babai im ... dua që të jem prej tyre.
Babai im...
A nuk dëshiron që në Ditën e Rringjalljes të më shohësh në një nga vendet më të larta në Xhennet?
A nuk dëshiron që të jem me melekët më të mirë të All-llahut me engjëjt udhëtues, të nderuar e të ruajtur?
I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Ai që e din Kuranin ( që e lexon atë me lehtësi) do të jetë me engjëjt udhëtues (engjujt udhëtues mes All-llahut e njerëzve), të nderuar e të ruajtur."

Babai im...
Çfarë mendon ti për ata të cilët, në kokat e tyre All-llahu do tu vendosë kurorën dhe petkun e nderit, dhe do të jetë i kënaqur me ta. E tërë kjo si dhe shpërblimi i të gjithë atyre që kanë ndëgjuar nga krijesat?
A nuk shpreson që të më shohësh kështu në Ditën e Rringjalljes ? A e din se sa është vlera e kësaj?
Ka thënë i Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"Do të vjen lexuesi i kur´anit në Ditën e Rringjalljes, dhe do të thotë Kur´ani: "O Zot im mbështjelle," dhe do t´i vishet kurora e nderit, e pastaj thotë (Kur´ani): "O Zot im shtoja", dhe i vishet petku i nderit, e pastaj thotë (Kur´ani): "O Zot im bëhu i kënaqur me të", dhe All-llahu bëhet i kënaqur me të, dhe i thuhet atij: "Lexo dhe ngritu,dhe në çdo ajet i shtohet një e mirë."

Dhe e mira nuk është vetëm për mua o babai im, se me të vërtetë i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) na ka lajmëruar ngase lexuesi i Kur´anit:
"Vishen prindërit e tij me dy rroba, me të cilat rroba nuk barazohet e gjithë bota dhe çka ka në të, dhe do të thonë (prindërit): "O Zoti ynë ! Prej nga kjo?" Dhe u thuhet: "Prej të mësuarit e fëmijës tuaj Kur´an."

A nuk dëshiron që të nderon All-llahu ty dhe nënën time me këta dy rroba në ditën kur njerëzit do të jenë të xhveshur pa rroba lakuriq?
Mund të ndodh që ti nuk ke mundësi që të bëhesh hafiz i kur´anit dhe bartës i këtij emaneti. Atëherë mos e privo veten nga kjo mirësi dhe nxitëm mua drejt hifzit dhe mësimit të tij, e ndoshta All-llahu do të më nderon mua dhe ju në Ditën e Rringjalljes ku do të dëshmojn dhe prezentojn të gjitha krijesat. Ka qenë Zejd bin Amru i cili kishte ndëgjuar për të Dërguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem), mirëpo e gjeti vdekja para se ta takonte të Dërguarin (SalAllahu Alejhi ve Selem), dhe ka thënë:
"O Zoti im nëse më privove mua nga kjo mirësi mos e privo djalin tim Saidin."

...dhe ishte Said ibn Zejd, i biri i tij një nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet.
Babai im i dashur...
Ma mëso mua Kur´anin apo më dërgo tek ata të cilët kanë mundësi që të ma mësojnë...
Ja ku janë xhamitë dhe kurset për mësimin e Kur´anit përmendësh si dhe kuptimin e tij, të hapura për çdo kënd që dëshiron të mëson...
Dërgom drejt tyre o babai im ... dhe mos mendo se je duke më dërguar vetëm se për ta mësuar përmendësh kur´anin dhe kaq... dije se me të vërtetë je duke më dërguar në një rrugë ku mblidhen dhe tubohen melekët drejt një kopshti nga kopshtet e Xhennetit, dhe veq se ka thënë i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"Çdo grup njerëzish që mblidhen në një shtëpi nga shtëpiat e All-llahut për të lexuar Kur´an dhe e mësojnë atë mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata mëshira dhe i përmend All-llahu tek ata që i ka tek Vetja."

O babai im, me të vërtetë mexhlisi i Kur´anit është kopsht në të cilin nuk ka vend shejtani ... kopsht në të cilin zbret mëshira e Zotit tonë Mëshirues ... Me të vërtetë ai është kopsht i cili më mbronë që të jem larg nga egërsirat e kësaj bote të mallkuar, si dhe nga epshet e saj të turpshme që ta ngurojnë zemrën ...
Babai im...
Dua që të më don Zoti im ... të më rrethojn melekët ... e të më zbret qetësia ... e të më mbuloj mëshira... babai im ... dua që të më kujtoj All-llahu tek ata që janë pran Tij ... dhe të lutem mos më ndalo ...
Mos më ndalo se më të vërtetë unë jam emanet në duart tua, dhe do të pyetesh për mua në Ditën e Rringjalljes ...
Dhe nuk mendoj që ti do të bëhesh egoist dhe jo aktiv në këtë çështje: dhe nuk kam parë prej teje përveç se mirë, dhe nuk kam parë prej teje përveç se kujdes të madh për të mirën time, për botën time dhe ahiretin tim...
E lus All-llahun- babai im – që të më nderon në këtë botë dhe botën tjetër, dhe të më ngrit në grada të larta, dhe ty të të vesh me petkun e nderit ngase unë do të jem prej atyre inshaAllah që do tu thuhet:
"Lexo dhe ngritu dhe recito!"

Dhe premtimi i takimit tonë - babai im i dashur - në Xhennet inshaAllah !!!
Biri yt...


Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Porosia ime për ty ... O babai im

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Porosia në shishe ua shpëtoi jetën nga piratët
» Vdes babai i Swatch
» Babai me 67 femije do te martohet perseri
» Babai i Jackson padit promotorët
» Tarantino, “babai” i kinemase se dhunshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum