www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të kujdesemi për aknet? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të kujdesemi për aknet? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të kujdesemi për aknet?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Si të kujdesemi për aknet? Empty
MesazhTitulli: Si të kujdesemi për aknet?   Si të kujdesemi për aknet? EmptyWed Jul 07, 2010 9:24 pm

Si të kujdesemi për aknet? 574479f8fb52ec1dc518c09a5ff504e3-490x320

Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë nga karakteristikat e përmasat.
Shkaqet kryesorë janë faktorët gjenetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe, yndyrat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

Etapat
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet.
Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteresh.
Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lënë shenja të paevitueshme në lëkurë.

Kur formohen?
Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo, i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës, ku ndodhet qelbi, zhvillohen baktere të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteret shkaktojnë skuqjen e lëkurës. Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lënë shenja të dukshme në lëkurë.

Këshilla
1. Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula, etj,
3. Lani duart përpara aplikimit.
4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5. Evitoni fast-food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6. Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
7. Merrni vitamina A, C, E.
8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
10. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteresh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet
Sipas specialistëve, 12 vjeç është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetë, për të kuptuar nëse lëkura është problematike apo nëse këto puçrra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të çdo njeriu, e mbi të gjitha te të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puçrrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri i bimëve që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat që kanë probleme me puçrrat në fytyrë; kamomili, kalendula dhe kamfor.

Pastrimi i fytyrës në disa seanca
Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klientin. Terapinë në institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të kujdesemi për aknet?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si të kujdesemi për flokët?
» Si të kujdesemi për dhëmbët
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum