www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te kemi lëkurë të përsosur? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te kemi lëkurë të përsosur? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te kemi lëkurë të përsosur?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Si te kemi lëkurë të përsosur? Empty
MesazhTitulli: Si te kemi lëkurë të përsosur?   Si te kemi lëkurë të përsosur? EmptyWed Jul 07, 2010 9:32 pm

Si te kemi lëkurë të përsosur? 077e28b65874e68974e7d1f9fb79d83b-490x320

Kompakte, e butë, e lëmuar, pa rrudha, e bardhë, me shkëlqim dhe pa puçrra. Ja miqtë e lëkurës, të cilët na ndihmojnë të dukemi më të bukur dhe të rinj: shalqiri, pjepri, kosi, bajamet, por edhe çokollata e zezë.

Nga Express më 30.06.2010 në ora 9:48
Fytyra nuk ushqehet vetëm me kremra hidratues. Të ndjekësh një dietë të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të garantuar të gjithë elementët, të cilët ndihmojnë të “zhdukin” shenjat e kohës, ta mbajnë në formë, të hidratuar, të luftojnë rrudhat si dhe të shmangin daljen e damarëve të kuq, apo më keq akoma të puçrrave. Ja cilat janë ushqimet aleate të lëkurës, mund t’i zbuloni lehtësisht, t’i konsumoni në mënyrë të vazhdueshme për të shmangur plakjen e lëkurës së fytyrës.

Salmoni
Së bashku me sardelen dhe troftën, salmoni është një ushqim i pasur me Omega 3, një element jetësor për të ruajtur freskinë ë lëkurës. Në fakt ato janë të pasura me vajra ushqyes që janë të nevojshme për të reduktuar inflamacionet e lëkurës, që shpeshherë shkaktojnë myk, skuqje ose më keq akoma akne, që siç jemi në dijeni nuk shfaqen vetëm në adoleshencë dhe para adoleshencë, por edhe në moshë të rritur. Por, mos harroni ta hidratoni me produktin që i përshtatet lëkurës suaj.

Patate të ëmbla
Ndoshta jo shumë veta e dinë, por ky lloj zhardhoku kontribuon në bukurinë e lëkurës suaj. Çfarë prisni që ta fusni në dietën tuaj? Patatja e ëmbël është shumë e pasur me betakaroten, që duke hyrë në organizëm, kthehet menjëherë në vitaminë A, elementi kryesor që e mban lëkurën të butë si mëndafsh. E njëjta gjë vlen edhe për karotat.

Shalqi, pjepër, mango
Këto fruta të lëngshme janë të pasura me karotenoide, ideale për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit. Por, mos harroni që nuk është e mjaftueshme t’i përfshini në dietë: përdorni gjithmonë mbrojtjen e duhur kundër rrezeve të dëmshme të diellit në bazë të fototipit tuaj dhe ekspozohuni në diell gjatë orëve të para të mëngjesit, jo në pikun e vapës.

Kivi
Së bashku me portokallin e zakonshëm dhe atë të kuq janë një burim i pasur vitamine C, një ndër aleatët kryesorë të bukurisë. Në fakt vitamina C nxit sintezën e kolagjenit dhe është një element shumë i rëndësishëm kundër rrudhave. Sipas një studimi të publikuar nga “American Journal of Clinical Nutrition”, femrat që ndjekin një dietë të pasur me këtë element e kanë lëkurën më pak të thatë dhe me më pak rrudha.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë nuk është e shijshme vetëm për t’u ngrënë, por i bën mirë edhe lëkurës. Një copë çokollatë e ndihmon lëkurën të jetë e hidratuar dhe e butë. E theksojmë, vetëm një copë e vogël, kështu që mos e teproni.

Brokoli
Edhe brokoli, si agrumet dhe specat, është një burim i pashtershëm vitamine C. Jo të gjithë i pëlqejnë, të parët fëmijët, por ka shumë mënyra për t’i përgatitur: mund të përdoren për t’i dhënë aromë të këndshme makaronave, me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall të grirë. Ose piqini në furrë me pak vaj dhe hudhra.

Kosi
Përveç sasisë së madhe të kalciumit që përmban, kosi e ndihmon lëkurën të mos e humbasë shkëlqimin. Është burim proteinash. Studime të ndryshme klinike kanë treguar se kosi ndihmon metabolizmin në tretjen e yndyrave, gjë që e ndihmon trupin të jetë në formë të përkryer. Përveç këtyre vetive, kosi është i pasur me vitaminë B6, element shumë i rëndësishëm për metabolizmin energjetik dhe forcimin e thonjve.

Mishi i strucit
Ndoshta nuk jeni në dijeni, por problemi i zbokthit i detyrohet nivelit të ulët të zinkut. Mishi i strucit është i pasur me këtë element dhe mban në mënyrë të shëndetshme skalpin e kokës dhe flokët. Nëse nuk keni mundësi ta gjeni këtë produkt, atëherë mund ta zëvendësoni me mishin e gjelit të detit, gaforret, bulmetrat dhe fasulet.

Specat djegës
Bëhet fjalë për specat e vegjël të kuq e jeshilë: ata janë në gjendje të rrisin mbrojtjen e metabolizmit deri në 23 për qind, një orë e gjysmë pas ngrënies së vaktit. Specat djegës përmbajnë gjithashtu vitaminë C, që mbrojnë lëkurën nga dëmet e agjentëve të jashtëm.

Arrat dhe farat
Është e vërtetë që kanë shumë kalori, por nëse nuk e teproni, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni. Arrat dhe farat e lulediellit janë të pasura me anti-inflamatorë, substanca që forcojnë mbrojtjen imunitare dhe vitaminë E, një ndihmë e madhe kundër ekzemave dhe skuqjeve.

Spinaqi
Së bashku me zarzavatet e tjera jeshile, si rukola, sallata jeshile etj., përmban antioksidantë natyralë. Bëjini këto zarzavate pjesë të dietës suaj dhe do të shihni rezultatet e arritura. Spinaqi është shumë i ushqyeshëm dhe mund të përdoret edhe në sallatë. Së bashku me rukolën zbukuron çdo pjatë: me mish, peshk, rizoto, makarona, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si te kemi lëkurë të përsosur?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Myku ne lekure, si te mbrohemi
» Top 10 keshillat per lekure te bukure
» Regjimi i një lëkure të bukur
» Qeni me lëkurë tigri
» Njeriu me lekure elastike!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum