www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit  Empty
MesazhTitulli: EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit    EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit  EmptyFri Jul 09, 2010 7:56 am

EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit  Ivanov10

Prishtinë, 8 korrik – EULEX-i “nuk ka gjetur prova” për të vërtetuar asnjë dyshim të bazuar të ngritur kundër të ashtuquajturit kryetar i Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanoviq. Një prokuror i EULEX-i ka marrë vendimin që të pezullojë procedurën penale kundër Ivanoviqit, me arsyetimin se nuk ka prova që vërtetojnë dyshimet se ai ka kryer vepër penale, njofton sot “Koha Ditore”.
Zëdhënësja e këtij misioni, Kristiina Herodes, e ka konfirmuar pushimin e hetimeve ndaj Ivanoviqit, i cili iu kishte prirë serbëve për të djegur pikat kufitare në vitin 2008 dhe për të pushtuar me dhunë Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, si pasojë e së cilës ishte vrarë një polic ukrainas dhe ishin plagosur shumë të tjerë.
“Prokurori e hodhi poshtë javën e kaluar çështjen kundër Milan Ivanoviqit. Rasti që është hapur një vit më parë është shfuqizuar, pasi që nuk ka pasur prova të mjaftueshme. I tërë materiali i mundshëm dhe provat tjera janë ekzaminuar në mënyrë të hollësishme para se të merrej vendimi për të pezulluar hetimet”, ka thënë shkurt zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes.
Milan Ivanoviq dyshohej për katër vepra penale të kryera para dy vjetësh dhe të rihapura një vit më parë nga EULEX-i për t’u mbyllur tash “për mungesë provash”, ani se mediat kanë transmetuar pamje në të cilat Ivanoviq shihej duke hedhur shishe molotovi mbi policët e UNMIK-ut dhe mbi pjesëtarët e KFOR-it.
Ivanoviq dyshohej për organizim, përkrahje dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare, etnike, përçarje ose mosdurim, rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara, thirrje për rezistencë dhe pjesëmarrje në grup që kryen një vepër penale. Mirëpo sipas EULEX-it për asnjërën nga këto pika nuk ka pasur prova që vërtetojnë se ai ka kryer vepër penale.
Vendimin e EULEX-it për ta mbyllur këtë rast, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati Tomë Gashi, e sheh tregues se ndërkombëtarët po bëjnë drejtësi selektive.
“Drejtësia e parapërcaktuar në bazë të përkatësisë kombëtare gjithkund në botë është padrejtësi, por në Kosovë ka edhe konotacion politik, sepse për raste të dhunës ndaj ndërkombëtarëve, ndiqen vetëm shqiptarët në shumë raste edhe pa asnjë provë”, ka thënë Gashi për të shtuar se serbët edhe për vrasje të policëve të UNMIK-ut dhe për vepra të tjera të rënda, ku pasojat janë katastrofale dhe të pariparueshme, shikohen me një sy. Edhe në rastin Ivanoviq drejtësia ka mbyllur të dy sytë, thotë Gashi. EULEX-i me këto veprime sipas tij është duke dërguar mesazh tejet të dëmshëm për të gjithë në Kosovë dhe po bën me dije se ky vend pas lufte është shumë larg sundimit të ligjit.
Avokati Tomë Gashi shton se deklaratat e politikanëve se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, nuk i besojnë as vetë ata politikanë, sepse po të ishte ashtu një pjesë e tyre do të duhej të ishin në Dubravë e jo në kolltuk të butë. “Para vitit 1999 në të njëjtën mënyrë okupatori serb ka vepruar ashtu që ka dënuar vetëm shqiptarë dhe nuk ka akuzuar asnjëherë serbë. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe UNMIK-u sa u përket kriminelëve serbë të luftës dhe duket se rrugë të njëjtë është duke përcjellë edhe EULEX-i, që në njëfarë mënyrë është pasardhës i UNMIK-ut”, ka shtuar ai.
Ai ka krahasuar rastin e Milan Ivanoviq, të cilin e ka quajtur kriminel, duke u bazuar vetëm në pamjet e transmetuara nga televizionet dhe veprimeve që i janë vënë në barrë Albin Kurtit, i cili sipas Gashit në vend që gjykata ta ftonte si viktimë apo eventualisht si dëshmitar, e kanë ftuar si të akuzuar duke e mbajtur 11 muaj në paraburgim. “Vetëm kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me drejtësi selektive dhe në secilin vend të botës ku drejtësia është selektive posaçërisht ku përkatësia nacionale e përcakton fajësinë apo pafajësinë e dikujt kjo është skandaloze dhe e patolerueshme në botën demokratike”, ka thënë Tomë Gashi.
Por EULEX-i nuk dëshiron të bëjë këso krahasimesh, pasi sipas zëdhënëses Kristiina Herodes, “është e pamundur të krahasohen hetimet për vepra penale të ndryshme për shkak se ngjarjet, provat dhe rrethanat nuk janë të njëjta”.
Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë se këtë vendim për mbylljen e hetimeve ndaj Ivanoviqit, EULEX-i e ka marrë për ta mbajtur situatën të “qetë” në veri.
Milan Ivanoviq, ishte i përfshirë në raste dhune si pasojë e të cilave ishte vrarë një polic ukrainas dhe qenë plagosur shumë policë dhe ushtarë të tjerë. UNMIK-u në atë kohë pati thënë se e ka listën e plotë me emrat e të dyshuarve për këtë rast. Megjithëkëtë EULEX-i tash mori vendim për mbylljen e këtij rasti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

EULEX-i nuk i “gjen” asnjë faj Ivanoviqit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» EULEX-i vendos, EULEX-i zhvendos
» Thaçi: Nuk pranojme asnjë rezolutë serbe
» Teuta asnjë fotografi të Dardanit në ‘facebook’
» Beckenbauer: Asnjë lojtar nuk e dëshiron Serie A
» Njeriu qe 3 vjet jeton pa asnjë cent në xhep
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum