www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Empty
MesazhTitulli: Ja si te terheqim vemendjen ne plazh   Ja si te terheqim vemendjen ne plazh EmptyThu Jul 15, 2010 4:51 am

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh Bikinih

Bikini, trikini apo kostum i plotë? Premisat janë për argëtim të pafundmë të kësaj vere duke qenë se propozimet që na vijnë nga shtëpitë më të mëdha të modës janë të shumta. Ka për të gjitha llojet dhe për të gjithë trupat. Sigurisht që bikini vazhdon të rezistojë, por fantazia e stilistëve ka imagjinuar edhe pjesë të tjera me të cilat ato mund të kombinohen si pantallona të shkurtra apo minifunde. Shumë në modë janë edhe trikinit ose rrobat e banjës me tri pjesë përmes të cilave mund të mbulosh defektet, sidomos ato në pjesën e barkut. Ngjyrat sigurisht shumë të ndezura. Përveç të zezës që nuk del nga moda asnjëherë sidomos për vajzat e reja mund të përmendim lejlanë, të verdhën dhe jeshilen, blu, e bardhë dhe kafja. Pastaj për ato të fiksuarat pas modës, më shumë se bikini mund të përdoret mikro-kini, të reduktuara në pjesë të vogla që mbulojnë vetëm vendet intime. Ngjyra verore dhe të forta. Por moda nuk qëndron vetëm te rrobat e banjës. Në çdo sezon të ri, edhe shumë aksesorë bëjnë vërtet tendencë në plazh. Mbi të gjitha çantat, vathët dhe byzylykët. Gjithmonë në kombinim me rrobat e banjës dhe me madhësi që e kalojnë të paimagjinueshmen.
Rrobat e banjës trup, shumë në modë

Këtë verë, në paradën e plazhit kanë ndryshuar shumë gjëra. Kostumi i banjës trup është dizajnuar për të mbuluar një pjesë të mirë të “tipareve” femërore. Tashmë ka ardhur momenti i provës së vështirë në plazh. Sipas opinioneve të stilistëve, por edhe të blerësve, truporet janë zgjidhja e duhur për të mbuluar defektet e trupit, por edhe ndonjë kile të tepërt që është vënë gjatë stinës së dimrit. Megjithatë, jo të gjitha vajzat janë dakord me tendencën e re, ndaj është e vështirë të thuhet se kush do ta fitojë këtë “luftë”, truporet apo bikinit. Për momentin, beteja mes dy tendencave duket se do të përfundojë me barazim. Gjithsesi, ata që mund t‘u vijnë në ndihmë vajzave janë stilistët. Padyshim që gjykimi i tyre vlen shumë, apo jo? 
”Kostumi më i mirë i banjës është ai me të cilin t‘i ndihesh më rehat. Nuk është dekolteja ajo që të zbukuron. Është më mirë të mbështeteni te perfeksioni i detajeve dhe përzierja e bukur e ngjyrave. Duhet të kemi parasysh që plazhi nuk është palestër”, tregon stilistja Miuccia Prada. Mes risive të vitit 2010, stilistët tregojnë edhe bikini që ngjasojnë me ato të viteve ‘60, si ato që vishte dikur aktorja bukuroshe, Brizhit Bardot. Pra, këtë verë ajo i këshillon vajzat të jenë pak më të mbuluara se vitet e tjera. Ndërsa, për sa u përket rroba të ndara të banjës, shumë të preferuara nga modelet e pasarelave, stilistët thonë: “Është e vërtetë që janë mjaft joshëse. Gjithsesi, janë më të përshtatshme për një koreografi sfilatash, sesa për një ditë të zakonshme në plazh”.
Eleganca në maksimum

Zakonisht, në imagjinatën tonë truporet janë thuajse një veshje skene, të cilat jemi mësuar t‘ua shohim aktoreve të mëdha, si Grace Kelly në filmin “Në ndjekje të hajdutit”, bukuroshes Ava Gardner dhe Rita Hayworth, ikonat absolute të feminilitetit. Gjithashtu, edhe Doris Day, por edhe nënave e tezeve tona. Në ndryshim nga sot, ku rrobat e banjës trup vishen për të mbuluar ndonjë defekt të dukshëm, Esther Williams i përdorte si rroba pune, kur bënte stërvitje apo ushtrime noti. Ajo që e lançoi e para kostumin e banjës trup ishte një atlete, notarja skandaloze australiane, Annette Kellermann. Ishte viti 1906, kur Annette u paraqit në një garë noti në Shtetet e Bashkuara me një kostum banje, ku kofshët ishin tërësisht të zbuluara, në mënyrë që të rrëshqisnin më mirë në ujë. Për këtë arsye (që kishte dalë me kofshë të zbuluara), ajo u arrestua, u gjobit dhe u përjashtua nga gara.
Aksesoret për mbrëmjet pas plazhit

Gjatë këtij sezoni, përmasat e çantave janë gjigante, pak a shumë me modelin e valixheve, me lëkura me dizajno dhe mbyllje metalike, lëkurë pitoni apo krokodili: janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesorët grintozë të ofruara nga “Gucci”, i cili riinterpreton atmosferën “glam-rock”. Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe një herë epokën “glam”: ngjyrë floriri, bronzi, e bardhë e hapur dhe e zezë me shkëlqim.

Mbrëmjet vezullojnë nga çantat shumë të vogla horizontale “pailettes” (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje që i bëjnë të duken më serioze.
Nga Parisi vijnë “gaucho bags” të dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i të cilit ndjek atë të mbrëmjeve “Rock & Roll Style” dhe mega-çantat funksionale “Channel”, si propozimet interesante për dimrin e ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, që i transformon çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato plastike, me shumë ngjyra, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin “leopard”.

Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një “çmenduri” që ka sjellë për këtë sezon Stella McCartney, për të kaluar te krijimet e jashtëzakonshme të Good Meme. Gjithçka është shoqëruar nga një buzëqeshje e ëmbël dhe “gjuhë lulesh”. Ngjyra të errëta, por edhe metalike, të kuqe e të shkëlqyeshme, të bëra me lëkurë apo me stampa “leopardi”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Australi, Krishtlindje ne plazh
» Messi relaksohet në plazh me të fejuarën
» Shok në plazh, gomari parashutist!
» Rodriguez dhe Diaz festojnë në plazh
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum