www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave Empty
MesazhTitulli: Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave   Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave EmptyTue Jul 13, 2010 2:30 am

Romeo dhe Zhuljeta në kohën e kastave, vetëm se ngjarja zhvillohet në ditët e sotme dhe vendi është Londra. Dy të rinj anglezë, por me origjinë indiane. Ai është një vagabond, ndërsa ajo një zonjushë e vërtetë, që i përket shtresës së lartë të shoqërisë, atje ku bëjnë pjesë fanatikët e besimit dhe dijes. Dy të rinj të dashuruar, por që s’mund të bashkohen, për shkak të një tradite të vjetër, e cila ndalon lidhjet mes kastave të ndryshme, e aprovuar zyrtarisht kur India fitoi pavarësinë. Kjo traditë vazhdon ende të zbatohet nga shumë shtetas indianë. Të fyer, poshtëruar, përbuzur nga kolegët, të afërmit dhe miqtë që të ndaheshin, Zhuljeta dhe Romeo i ri, ndryshe nga personazhet e Shekspirit, kanë qëndruar bashkë, janë martuar dhe kanë sjellë në jetë një fëmijë. Historinë e tyre të ndaluar të dashurisë kanë vendosur t’ia tregojnë Dhomës së Lordëve, duke qenë se sistemi arkaik i kastave ndalohet nga ligji britanik dhe ndiqet penalisht si një formë diskriminimi.

Emrat e protagonistëve nuk bëhen publikë. “Times”-i londinez, që tregon historinë, u ka premtuar atyre se do të ruajë fshehtësinë për t’i mbrojtur ata nga ngacmimet e mëtejshme. Kështu le t’i thërrasim si personazhet e krijuar nga fantazia e Shekspirit. Kushti paraprak: Kushtetuta indiane e vitit 1949 i shfuqizoi kastat, duke rezervuar disa vende pune në sektorin publik për ata që vinin nga shtresat më të ulëta, apo nënkastat e dalitëve, të shthururit, paria, të paprekshmit, të cilëve në të kaluarën në Indi u jepeshin punë të turpshme, si për shembull mbledhja e jashtëqitjes nëpër rrugë. Pavarësisht kësaj, një pjesë e mirë e shoqërisë indiane ka vazhduar t’i respektojë kastat. Mirëpo kur miliona emigrantë indianë u zhvendosën në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej tyre sollën me vete ligjin e lashtë që ndalonte martesat mes shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Zhuljeta, bijë që vjen nga shtresa e lartë e shoqërisë, nuk është besimtare. Është diplomuar për drejtësi dhe pasi përfundoi shkollën filloi punë si praktikante në një studio të rëndësishme ligjore, në zemër të Anglisë. Një ditë, sytë e saj u ndeshën me ato të djaloshit të ri me origjinë indiane: edhe Romeo ishte praktikant në studion ku punonte ajo. Ishte dashuri me shikim të parë. Për një periudhë të shkurtër kohe gjithçka shkoi mirë, por kur kolegët, miqtë dhe familjarët zbuluan se ai vinte nga shtresa e ulët e shoqërisë, lidhja e tyre u bë skandal. Edhe drejtuesit e studios janë indianë. Ata filluan t’i bënin presion Zhuljetës që të linte të fejuarin. Ndërkohë që filluan të keqtrajtonin Romeon, me qëllim që ta largonin njëherë e përgjithmonë nga puna. Dy njerëz të shkolluar dhe shumë të përgatitur u përballën me një diskriminim të paimagjinueshëm.

Në këtë situatë, dy të rinjtë iu drejtuan një avokati specialist për të tilla çështje. Në fakt “Equality Act” (neni i barazisë së të gjithëve), ligji që ndëshkon diskriminimin në bazë të gjinisë, fesë dhe racës, nuk përfshin kastat. Është normale, sepse jemi në Britaninë e Madhe, në shekullin XXI, ku mund të ekzistojë racizmi, por jo diskriminimi mes shtresës së lartë dhe asaj të ulët, apo jo? Por ja që edhe kjo gjë ekziston. Për një periudhë të gjatë kohe Romeo dhe Zhuljeta nuk kanë vënë gjumë në sy. Edhe pse kundër të gjithëve, ata vendosën të martoheshin dhe sot kanë një fëmijë. Nuk marrin kartolina urimi dhe dhurata nga prindërit e miqtë: me plot kuptimin e fjalës janë shndërruar në dy njerëz të paprekshëm. Megjithatë ata nuk dorëzohen as para kësaj. Së fundmi çifti ka marrë pjesë në seancat dëgjimore me dyer të mbyllura të një komisioni të Dhomës së Lordëve. Ata u kanë treguar historinë e tyre dhe lordët, të magjepsur, i kanë bashkangjitur një klauzolë “Equality Act”, (nenit të barazisë) duke përfshirë edhe diskriminimin në bazë të kastave.

Paragjykimi i kastave shkakton edhe sot abuzime e dhunë mes indianëve të Anglisë. Njerëzit që i përkasin shtresës së ulët të shoqërisë vihen në lojë dhe trajtohen keq. Dikush tregon se në shkollë shokët e detyronin të pastronte klasën. Të tjerë flasin për marrëdhënie biznesi të ndërprera, për dashuri të ndaluara.

Në vitin 2005, një vajzë e re londineze u masakrua nga i ati, vëllai dhe kushërinjtë, sepse kish rrëfyer se dashuronte një djalë të një shtrese të ulët të shoqërisë. Megjithatë organizatat vendase e mohojnë këtë problem. Ata i frikësohen faktit se njohja e ekzistencës së sistemit të kastave shërben për të ngjyrosur me një stereotip racist të gjithë komunitetin e tyre, duke e bërë të duket si reaksionare. “Në vend që të shqetësohen për kastat e Indisë, do të ishte mirë që anglezët të merreshin me diferencat e tyre të pakapërcyeshme të klasave”, shprehet lidhur me çështjen në fjalë Bharti Tailor, sekretar i përgjithshëm i “Hindu Forum of Britain”. Sido që të jetë puna, Romeo dhe Zhuljeta shpresojnë që historia e tyre të ketë një fund të lumtur, sepse edhe dashuritë e vështira mund të jenë të bukura.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Te dashurohesh ne Londer ne kohen e kastave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 3 motive pse ja vlen te dashurohesh, dhe 3 motive pse nuk ja vlen te dashurohesh
» Si te kerkosh pune ne kohen e internetit
» NBA: Jazz fitojnë në kohën shtesë
» Londer-Pekin, me tren per dy dite
» Sex And The City zhvendoset në Londër?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum