www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Swarovski, nje enderr e kristalte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Swarovski, nje enderr e kristalte Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Swarovski, nje enderr e kristalte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Swarovski, nje enderr e kristalte Empty
MesazhTitulli: Swarovski, nje enderr e kristalte   Swarovski, nje enderr e kristalte EmptyThu Jul 15, 2010 4:53 am

Swarovski, nje enderr e kristalte Swarovskibracelet

Kristali në vetvete është simboli i diçkaje të rrallë, të vogël, të pastër, të pangjashme me asnjë lëndë tjetër. Ai është krahasimi më i gjetur dhe i natyrshëm i syve të kthjellët, zemrës së pastër, një dite me qiellin pa re, një jete të panjollë, apo një njeriu të sinqertë. Në shekuj ka njohur forma të ndryshme, është bërë pjesë e bizhuve të çmuara e prej shumë kohësh është lidhur me një emër të vetëm në një simbiozë të pandashme suksesi, klasi dhe fantazie: Kristal-Swarovski.

Swarovski dhe kristali nuk mund të kuptohen njëri pa tjetrin, por Swarovski në fakt është shumë më tepër një kristal. Megjithatë, për të arritur te kristali historia nisi me qelqin dhe të parin e Swarovski-ve, Daniel. Ai lindi në Bohemi (tani Republika Çeke) në vitin 1862. I ati i tij ishte në prerës xhami që kishte një fabrikë qelqi të vetën. I biri duke ndjekur punën e të atit u bë mjeshtër në prerjen e xhamit, që në fakt kërkon dhunti të vërteta artistike dhe pasioni i tij ishte aq i madh sa arriti që të krijonte një makinë të posaçme për prerjen e xhamit dhe më pas edhe të kristalit. Në vitin 1895, financieri i firmës së vogël themeloi kompaninë me të njëjtin emër, e cila nisi punën për prerjen e kristaleve përmes proceseve gjithnjë e më të përsosura teknologjike. Që nga ky moment filloi një rrugë e gjatë dhe një histori që vazhdon të jetë e suksesshme dhe të shtrihet përveçse në shumë vende të botës edhe në shumë lloje të tjera formash dhe biznesi. Për sa i përket kristalit, mjeshtrit e kompanisë e përpunojnë duke krijuar vepra të vërteta arti, por kryesisht në miniaturë, në formën e skulpturave, bizhuve, apo dekorit të ambienteve të brendshme. Të gjitha krijimet kanë logon e famshme, atë të mjellmës dhe emrit të kompanisë. Logoja aktuale është vendosur në vitin 1988. Por tendenca e fundit është që pak nga pak edhe mjellma po del jashtë loje për t’ia lënë vendin thjesht emrit. Përpunimi që i bëhet kristalit është shumë i veçantë dhe sigurisht, synimi është që drita të përthyhet në një spektër të ylbertë. Për këtë arsye bëhet një përzierje e veçantë me preparate kimike. Një ndër më të bukurat dhe më të famshmet është Aurora Borealis “AB” që i jep sipërfaqes së miniaturës idenë e një mëndafshi. Kompania herë pas here lançon produkte që vijnë nga një përpunim teknologjik avangardë, sepse të gjithë te Swarovski janë të pasionuar jo vetëm pas kristalit, por edhe ndaj artit dhe mënyrave të reja teknologjike të “lojës” me kristalin. E për sa i përket teknologjisë në vitin 2007, Swarovski krijoi një partneritet me gjigantin elektronik “Philips” për të prodhuar “Kristale-aktive” për përdorim elektronik. Kjo përfshin çelësa të memories UBS dhe kufje Bluetooth të gjitha të dekoruara me kristale. Artistët që krijojnë figurinat e vogla janë shumë kreativë dhe këto figurina sot janë aq të shumta sa ka shumë nga ata që e kanë hobi koleksionimin e tyre. Për kuriozitet, figura e parë e krijuar me kristal të pastër ishte një mi. Por figurat janë të pafundme dhe variojnë nga ato të kafshëve te personazhet e “Disney”-t. Duke qenë se ndër të tjera kompanisë i pëlqen që të guxojë dhe eksperimentojë jo vetëm në cilësi, por edhe në sasi në vitin 2004 Swarovski krijoi një pemë të kristaltë përpara “Rockfeller Center” në Nju Jork dhe tashmë kjo është shndërruar në një traditë të vërtetë që përsëritet çdo fundvit.

Në vitin 1995, kompania kishte përvjetorin e 100-të të krijimit të saj dhe në mënyrë simbolike krijoi edhe “Botën e kristalit”, një botë plot figura, ngjyra, forma, sfida si vetë historia 100-vjeçare.

Shqipëria

Një pjesë e kësaj bote kristalore gjendet edhe në Shqipëri në një dyqan që i ngjan një shtëpie kukullash, ku gjithçka shndrit në mijëra përthyerje dritash. Ai është një minibotë ku të gjithë mund të gjejnë copëza nga ëndrrat e tyre, një botë ku ka gjithçka për çdo shije, për çdo moshë, për çdo xhep dhe ku edhe nëse nuk zgjedh diçka për të blerë del i kënaqur se të paktën ke parë kryeveprat e vogla e të shndritshme të një bote të kristaltë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Swarovski, nje enderr e kristalte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ishte ëndërr e u bë realitet ...
» As në ëndërr PDK-ja nuk e merr Prishtinën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum