www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ikonat e televizionit, Marina & Luana Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ikonat e televizionit, Marina & Luana Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ikonat e televizionit, Marina & Luana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Ikonat e televizionit, Marina & Luana Empty
MesazhTitulli: Ikonat e televizionit, Marina & Luana   Ikonat e televizionit, Marina & Luana EmptySun Jul 18, 2010 9:36 pm

Pëlqejnë të njëjtat gjëra: televizionin, filmat dhe internetin. Shkojnë në të njëjtën shkollë, bëjnë të njëjtën punë, kanë miq të përbashkët, e për më tepër ndajnë të njëjtën strehë.
Ikonat e televizionit, Marina & Luana Ikonat_e_televizionit_marina_l


Bionde dhe brune, dyshja perfekte e imazhit, e profilizuar në portretin e dy motrave që bëjnë televizion. Dy eksperienca të njëpasnjëshme, rrëfyer nga vetë Marina dhe Luana, që e nisën punën si velina në Top Channel, por që kanë ditur të bëjnë hapa përpara. Vajza që i rrinë mjaft mirë ekranit dhe “rivaliteti” mes tyre. Një rrëfim i sinqertë motrash…Nëse dy vajzat nuk do të ishin motra, por thjesht do të punonin në të njëjtin televizion, sikundër ndodh, me siguri që do të ishin dy rivale të forta mes tyre. Fatmirësisht janë motra dhe rivaliteti këtu nuk zë vend.

Pëlqejnë të njëjtat gjëra: televizionin, filmat dhe internetin. Shkojnë në të njëjtën shkollë, bëjnë të njëjtën punë, kanë miq të përbashkët, e për më tepër ndajnë të njëjtën strehë. Edhe karriera që kanë ndjekur në televizion, është pothuajse e njëjta. Me ndryshimin që të gjitha eksperiencat, e para i ka kaluar Marina, motra më e madhe, e pas saj të njëjtën rrugë synon të bëjë edhe Luana. Kështu ka ndodhur me dy motrat, Marina e Luana Vjollca deri tani. I ndajnë veç 11 muaj diferencë, të dyja janë të bukura dhe të zonja njësoj, por Marinës iu dha e para mundësia për të provuar dhe fati nuk e ka lënë në baltë. As atë dhe as motrën e saj. Megjithatë, duket se jo në të gjitha gjërat, vajzat shkojnë sinkron njëra me tjetrën. Luana, si më e vogla është më e përkëdhelura, por edhe më gazmorja.

Ndërsa Marina më e prerë dhe autoritare. Luana vdes për romanet romantike, ndërsa Marina jo, Luana pëlqen jetën e natës, kurse Marina pëlqen shëtitjet me makinë. Launa është motra që të bën për të qeshur edhe kur je shumë e mërzitur, ndërsa Marina të qetëson me vetpërmbajtjen e saj. Por ndryshimi më i madh, që i bën të gjithë njerëzit të kthejnë kokat e t’i shohin me ëndje është se Marina përfaqëson një bionde të bukur, ndërsa Luana një brune të ëmbël. Kontrast i adhurueshëm i imazhit femëror i të gjitha kohërave. Plotësimi i të bukurës ideale, brenda të njëjtës shtëpi dhe të njëjtit televizion.

Ndryshimi që sjell ekrani

Në ditët e pushimit, mund t’i shohësh të veshura sport, por gjithmonë të kuruara me kujdes. Janë pjesë e televizionit dhe nuk e harrojnë këtë gjë. Ndonjëherë, në orët gjumashe të së dielës, do të kishin dashur të dilnin për qejf, pa e vrarë mendjen për rrobat, trukun, apo modelin e flokëve. Thjesht me një palë xhinse, xhupin dhe syze të mëdha. Por duhet të paguajnë, përveç kënaqësisë dhe famës që u jep ekrani, edhe faturën e imazhit publik. Si vajza të reja që janë, u pëlqen të vishen e të mbahen, por puna në televizion ua ka shumëfishuar këtë kërkesë. Sepse njerëzit i njohin dhe askush nuk kalon para tyre indiferent. Kur Marina fitoi rolin e velinës tek “Fiks Fare”, në edicionin e vitit 2005, ajo ishte një vajzë mjaft e bukur, por ishte vetëm 15 vjeç. “Isha në moshë të vogël për ta kuptuar dhe dashur televizionin dhe mami më ka çuar të konkurroj, pa ndonjë dëshirë timen të madhe.

Vetëm kur fitova audicionin, nisa ta pëlqej televizionin dhe ta pëlqej aq shumë…”, nis të tregojë Marina, ndërsa Luana shoqëron fjalët e së motrës me lëvizje të kokës…. Si motra që janë, ajo është dëshmitarja më e mirë e vendimeve të Marinës, që në një farë mase, pas pak kohësh u bënë edhe vendimet e saj. “Pas një viti e gjysëm si velinë, pasi nisa të drejtoj “Select”-in, më kërkuan të sillja Luanën që të bënte edhe ajo një provë. Luana arriti ta fitonte e të bëhej pjesë e televizionit. Kështu stafetën time nga “Fiksi”, e mori menjëherë Luana”, tregon më e madhja e motrave, ndërsa në duar mban filxhanin e madh me kakao e qumësht, e preferuara e vajzave për mëngjesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ikonat e televizionit, Marina & Luana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Brosnan i kthehet televizionit
» Njeri qe jeton me Luana :)
» Luana e Adriani, në një lidhje dashurie?!
» Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, më në fund dalin hapur si çift
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum