www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete Empty
MesazhTitulli: Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete   Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete EmptyTue Jul 27, 2010 12:20 am

[You must be registered and logged in to see this link.]


Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Rrethin e Shkodrës. Një grua 40-vjeçare dhe e bija 17 vjeçe janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se autor i ngjarjes është Pjetër Pjolli, babai dhe bashkëshorti i viktimave. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka pasur si motiv xhelozinë, ndërsa është njoftuar nga vetë autori.
Vrasja e dyfishtë
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Samrish i Ri të Komunës Dajç, në Shkodër. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Pjetër Pjolli, 48 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, Nine Pjolli, 40 vjeçe dhe ndaj vajzës së tij, Kristina Pjolli, 17 vjeçe, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur për “Shqip” se ngjarja në fillim ka nisur nga një debat i rëndë mes autorit dhe gruas së tij. Pjetër Pjolli sapo është ngritur nga gjumi, ka nisur të debatojë me bashkëshorten, 40-vjeçaren Nine Pjolli. Konflikti mes tyre është acaruar së tepërmi, aq sa ka ngritur nga gjumi dhe vajzën e tyre 17-vjeçare, Kristina. Kjo e fundit është munduar të shuajë konfliktin mes prindërve, që kohët e fundit grindeshin shpesh. Por situata ka precipituar për keq, kur në grindje e sipër i zoti i shtëpisë ka rrëmbyer një pistoletë dhe ka qëlluar mbi të shoqen me disa plumba, por njëri prej tyre ka prekur edhe të bijën 17-vjeçare. Nënë e bijë kanë rënë në mes të dhomës, të mbuluara nga gjaku. Autori i ngjarjes ka telefonuar sallën operative të policisë së Shkodrës, ku ka rrëfyer krimin e kryer dhe u ka kërkuar uniformave blu të shkojnë për ta arrestuar. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, të cilat kanë gjetur autorin në derën e jashtme të shtëpisë duke pirë cigare. Sapo ka parë policinë, ai është dorëzuar dhe nuk ka shfaqur kurrfarë rezistence. Ndërkohë që autori është shoqëruar për në polici, brenda në dhomën e gjumit të çiftit Pjolli janë gjetur trupat e pajetë të nënë e bijë të mbuluara nga gjaku dhe pa shenja jete. Dërgimi në spital ka qenë i kotë për viktimat, pasi sipas policisë ato kanë ndërruar jetë vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Në të njëjtën kohë policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një tip pistoletë që autori mbante pa leje, si dhe 7 gëzhoja pistolete.
Ndërkohë, autori i ngjarjes, 48-vjeçari Pjetër Pjolli, ka deklaruar për agjentët e Antikrimit se e kishte kryer krimin për arsye xhelozie. Ai është shprehur se prej disa kohësh po kalonte një gjendje të rëndë depresive dhe se ishte xheloz për gruan, dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore. Ndërsa për të bijën ai ka deklaruar se e ka qëlluar gabimisht, pasi ajo kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin mes prindërve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Per xhelozi vret gruan dhe te bijen me pistolete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kanceri vret më pak
» Gruja qe e Vret Burrin.
» Duhani vret 5 milione persona ne bote
» Tymi i duhanit vret 600 mijë njerëz çdo vit
» Zhvarros gruan për të fjetur më të
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve :: RAJON-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum