www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës Empty
MesazhTitulli: Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës   Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës EmptyFri Jul 23, 2010 7:54 pm

Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës Psikoterapia_pozitive_si_na_e__1

Të jesh pozitiv në jetë dhe t’i shohësh gjërat me më shumë dritë dhe shpresë është plotësisht e mundur.
Kjo edhe pse shpesh mund të të duket se bota që jetojmë zotërohet nga errësira dhe pesimizmi.
Për të ardhur në një gjendje të tillë, njeriu duhet të punojë me veten dhe veç kësaj e rëndësishme është që të ndjekë edhe këshillat e duhura nga njerëz dhe mendje që kanë studiuar dhe kanë arritur rezultate në këtë fushë.
Një nga shkollat që të mëson se si të orientohesh drejt në njohjen e vetes dhe përdorimin e aseteve pozitive brenda saj në përfitim të një pozitiviteti në qenien tënde është ajo e Psikoterapisë Pozitive.
Sipas profesor Ceskos, trajner i kësaj psikoterapie, Psikoterapia Pozitive u vjen në ndihmë njerëzve për të gjetur dhe përmirësuar kualitetin e jetës, ristrukturimin e balancës së modelit në jetë, si dhe qasjen e tërësishme në konflikte, probleme dhe simptoma shëndetësore.
“Psikoterapia Pozitive është një perspektivë humanistike me karakter psikodinamik në psikoterapi, që të gjitha problemet, konfliktet, simptomat dhe çrregullimet i trajton nga një këndvështrim gjithëpërfshirës.
Prandaj vetë fjala “pozitive”, rrjedh prej fjalës latine, “positum” që do të thotë “e tërësishme, faktike”.
Prandaj, çdo problem apo çrregullim, nëse shihet dhe trajtohet nga të gjitha këndvështrimet e duhura, atëherë klienti apo pacienti jo vetëm që do të gjejë shërimin, por edhe do të vetëdijesohet për problemin, simptomën apo çrregullimin e vet.
Sot njerëzit janë lodhur të marrin informata vetëm për gjendjen aktuale të tyre, duke diagnostifikuar me diagnoza ”fantome”, por njeriu, përveç diagnozës, ka nevojë të dijë për prejardhjen dhe gjetjen e rrugëve drejt arritjes në zgjidhjen e problemit apo konfliktit.
Prandaj, ajo që dallon nga format tjera të psikoterapisë, është se Psikoterapia Pozitive çdo problem apo çrregullim duhet të shikohet edhe në aspektin e pozitiv, atë që ka të bëjë me vetëdijesimin e aftësive të vetë klientit në gjetjen e rrugëve për të zgjidhur problemin.
Çdo njeri ka aftësi për të gjetur zgjidhje për problemin e vet, e që këto aftësi burojnë nga dy aftësi kryesore. E para është aftësia primare që zhvillon aftësinë për të dashur dhe aftësia për të ditur.
Prandaj, a ka më mirë se të flasim dhe të rikujtojmë te njerëzit këto dy aftësi që janë burime kryesore të jetës”, thotë Cenko.
Objektivat
Psikoterapia Pozitive zhvillon konceptin humanistik të njeriut, duke marrë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konflikteve.
“Pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet.
Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës.
Psikoterapia Pozitive është afatshkurtër, ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet tjera psikoanalitike.
Çrregullimet dhe konfliktet nuk janë vetëm faktografike, por njeriu, në të njëjtën kohë, posedon kapacitete për të përballuar me ato.
Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh
 – kapacitetin për të dashur
 – kapacitetin për të ditur.
Në Psikoterapinë Pozitive, klienti dhe pacienti mësojnë dhe arrijnë që të ndryshojnë rolin e tyre nga pacienti te terapisti.
Psikoterapia pozitive ofron mundësinë e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rekomandime pozitive me kushte të reja Shqipërisë e Bosnjës për vizat
» Mission Impossible IV ndryshon titull
» Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tone
» Qyteti ndryshon emrin në Google
» Ndryshon gjininë për të shmangur martesën e detyruar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum