www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme   Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme EmptySat Jul 10, 2010 1:59 am

Holandë-Spanjë do të jetë një finale me një emërues të përbashkët, atë që bashkon dy pretendentët: futbolli sulmues. Por i interpretuar në mënyra krejt të ndryshme. Holanda fokusohet te kualiteti i tenorëve të saj përpara, Spanja mbështetet te manovra e fantazistëve të saj në mesfushë. Të shikojmë se si zhvillohen dy sisteme të lojës së ndryshme në filozofi.

Këtu Holanda — “Oranje”-t e Van Marvijk nuk luajnë futbollin total, me të cilin në të kaluarën kanë bërë historinë dhe jo vetëm në Holandë. As nuk dhurojnë, për të cilin dikush gjatë turneut ishte ankuar, duke e quajtur herezi! Por edhe futbolli i kësaj Holande ka prodhuar një finale, që mungonte prej 1978-s dhe që ka arritur edhe më parë më 1974-n dhe kurrë e kurorëzuar me titull. Jo vetëm: Holanda ka fituar të 6 ndeshjet e Botërorit të saj, dhe të 10 takimet e luajtura më 2010-n. Faktet i japin të drejtë. Por akoma edhe më shumë i japin mrekullitë e sulmuesve të saj, që garantojnë një futboll ofensiv në qëllim dhe interpretim. Po, sepse Van Marvijk me dy shkatërrues si Van Bomel e De Jong u kall datën atyre që luajnë futboll puro në mesfushën kundërshtare, por kështu mund t’i lejojë vetes të hedhë në fushë katër superlojtarë sulmi, që ditën të ndëshkojnë me kualitete të ndryshme. Shnajderi është shndërruar në mbret gjatë këtij viti. Çfarë ai prek bëhet suksesi i një skuadre dhe shpesh bën edhe gola personalë, nëse nuk i ecën me asistet. Me 5 gola dhe 4 trofe si njeriu i ndeshjes është vlerë e shtuar e skuadrës, e cila në Afrikën e Jugut ka të ngjarë të ketë avantazh numrin e madh të tifozëve. Interisti shuhet dhe rindizet në veçanti në momentet më delikate të sfidave kryesore. Pastaj është Roben. I ardhur nga një dëmtim, që dukej në ato momente se do të vinte në dyshim prezencën e tij në Afrikë, u tregua i duruar në fillim të turneut dhe tani u rikthye gradualisht dhe tashmë bën diferencën, me dy gola në fazën e eliminimit direkt. Është njeriu i dyluftimeve, një kundër një, i driblimeve të shpeshta dhe i superioritetit numerik. Në zonën e portës s’ka mëshirë. Pastaj është Kuijt, i cili nuk bie shumë në sy, por vrapon si i dënuar për 90 minuta, ku ta vësh (në të djathtë, në të majtë, deri edhe sulmues qendre) ndihet mirë, prodhon dhe jap shumë asiste për gol, sikundër Brazilit dhe Uruguait. Është dhe Van Persi. Ai ende duhet të dalë në pah, deri tani duket si një hije, por ka potencial për të shpërthyer në një ndeshje të vështirë, sepse talentin futbollistik nëna natyrë ia ka dhuruar me shumicë. Me 4 musketierët, Holanda mund t’i lejojë vetes, ose të paktën e ka bërë deri tani, edhe një mbrojtje dosido. Por me 12 golat e shënuar në 6 ndeshje duket se e nis gjithmonë 2-0.

Këtu Spanja — Kampionët e Europës do të luajnë për herë të parë një finale botërori. Edhe strategjia e tyre është sulmi. Por me metoda të kundërta, duke qarkulluar topin. Të shohim ç’do të ndodhë në Johanesburg, të dielën e ardhshme. Kanë prestigjatorë të topit në mesfushë Ksavin, Injiestën e Ksavi Alonson dhe në pankinë, gati kur të nevojitet, është gjithnjë Fabregas. Prandaj i sfilitin kundërshtarët me pasimet e pafundme, ia vjedhin iniciativën dhe kur “xhirojnë”, e fshehin topin. Jo rastësisht kanë pësuar vetëm dy gola: për meritë që mbrohet më mirë duke sulmuar. Mban në dorë frenat e lojës dhe krijon aksione të rafinuara për të rrezikuar. Por mëkati i Spanjës është cinizmi, sidomos në sulm, sepse luajnë me një sulmues të vetëm, ngaqë Fernando Torres është jashtë firme. Ai sulmuesi i vetëm quhet David Vija, i cili ka realizuar 5 gola në 6 ndeshje, golashënuesi i turneut. Në të njëjtën kuotë me kundërshtarin e ardhshëm, Shnajder. Por nëse nuk vijnë golat e blerjes së re të Barcelonës, në zonën e portës skuadra e Del Boskes dështon në konkretizimin e malit madh të lojës së krijuar në 90 minuta. Në total ka shënuar vetëm 7, një më shumë se sa nga një gol për ndeshje. Holanda dhe Spanja nuk kanë fituar kurrë një botëror, deri tani. Koha ecën shpejt, pas tri ditësh vetëm njëra prej tyre do të festojë. Falë futbollit sulmues. Por tani mbetet të marrim vesh se cila…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme   Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme EmptySat Jul 10, 2010 4:37 am

paj ishalla spanja bree barca barca barca barca barca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
mandarina
Ylli Forumit
Ylli Forumit
mandarina

Numri i postimeve : 4919
Data regjis. : 30/11/2009

Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme   Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme EmptySat Jul 10, 2010 5:58 am

bash 2 favorit e mi jan dale en finale , nuk ka rendesi se kush fiton se 2 e meritojn ...........po hajt po tham , thash Holanda hahahaahha contra loles hahahah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme   Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme EmptySat Jul 10, 2010 9:21 pm

ishalla Spanja jo em fal lola amo shum i kom inat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme   Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Holande-Spanje, dy filozofi te ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Holandë-Spanjë finalja spektakolare
» pyetje ne Filozofi .. ju lutem me ndihmoni ??>
» Ciljeta: Dua pushime ne Spanje
» Silva: Në Angli, jo si në Spanjë
» Te ndryshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Futboll-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum