www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PRINCO
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
PRINCO

Numri i postimeve : 524
Data regjis. : 22/12/2009
Age : 43
Location : Mbi token e Zotit

Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa... Empty
MesazhTitulli: Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa...   Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa... EmptyTue Aug 03, 2010 11:45 pm

All-llahu bëri mbulesen titull nderi duke thënë:

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. "Ahzab 59

A është Mbulesa (hixhabi) është pasterti e zemres.??

E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre."(ahzab 23)

A është Mbulese është respekt ndaj Zotit.??

"O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. "/araf 26/

A është Mbulesa është besim Ibadet ndaj Allahut xh.xh???

Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherin e Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".

A është Mbulesa per ato qe turperohen>??

Muhamedit s.a.v.s ka thënë:
"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)
"Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)

A është Mbulesa akt i bindjes tënde ndah Allahut>?

Hixhabi është një akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36)

Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.
Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme,le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra).Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtesinë nga stolitë e tyre.Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."(Kur'an, 24:31)

A është Mbulesa Modesti??

Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an, 33:59)
Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. (Kur'an, 7:26)

A është Mbulesa Simbol i Islamit??

Një nga parimet themelore të Islamit është se besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në cdo pjesë të trupit. Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj në Allahun dhe të Derguarin e Tij, me siguri do të vendosë të manifestojë besimin e saj edhe në veshje për t'u dalluar nga jo-besimtarët.

Rruga për tek Mbulesa është kjo...

Mbulesa nuk është diçka arabe, pakistaneze, zezake,amerikane etj. Por është një komand një Ligj nga Allahu (swt), e sqarimet për te janë dhënë në Kur'an si dhe në Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhënë gruas mbrojtje dhe siguri.

Rruga për tek Mbulesa përshkon keto 3 hapa:

Nijeti (apo qëllimi) është hapi i parë. Veshja e Mbuleses është përmbushje e një prej urdhrave të Allahut, prandaj mund të klasifikohet si një akt adhurimi.

Mbulesa duhet të vishet vetëm dhe vetëm që të jesh në perputhje me urdhërin e Allahut (swt) duke kërkuar kënaqesinë e Tij.

Dituria është hapi i dytë. Imam Buhariu, dijetar i madh për Hadithin, ka thënë: "Dituria duhet t'i paraprijë çdo veprimi apo thënieje". Prandaj motra muslimane duhet të kërkojë dituri për çështjen e Mbuleses në Kur'an, Sunetin e Profetit dhe në literaturen islame që të jetë sa më e qartë dhe e sigurtë vetë.

Dashuria është hapi i tretë. Një nga shenjat e besimit të vërtetë është ta bësh adhurimin me dashuri.

Dashuria për Mbulesen që ka qenë tek brezat e parë të grave muslimane duket sikur është dobësuar pak në zemrat e gruas muslimane sot

. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila është gjëja më e dashur për një grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Të mos shikoje e të mos e shoh asnjë burrë të huaj". Çfarë ndodhi me këtë dashuri për modestinë? Që të kthejmë dashurinë për Hixhabin në zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet të largojë nga zemrat semundjen sipas të cilës Hixhabi i bën inferiore dhe i kufizon jeten.

Mbulesa e gruas muslimane është e drejta e saj dhe nderi i saj që ia ka dhënë Allahu, Zot i të gjithë botërave. Eshtë drita e saj që e dallon motren muslimane nga errësira e jobesimtarëve , nga laviret, nga Rrugaqet dhe nga cdo gjë e pa moralshme...

Pra me një fjalë Mbulesa është Mëshira e Allahut xh.xh mbi femren në Faqen e tokes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Diagnoza se si të Arrihet deri tek Mbulesa...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Ja mbulesa e qëndisur me ar e Qabes
» Mbulesa yte nuk është terrorizëm
» Lejohet mbulesa në Kampionatin Botëror të Taekwondos
» Mbulesa - "Vështirësitë e Motrave Muslimane" - Dr. Shefqet Krasniqi
» Deri në mot 300.000 aplikacione për iPhone
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum