www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit? Empty
MesazhTitulli: Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?   Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit? EmptyMon Aug 09, 2010 4:11 am

Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?

El-Thulathah 21 Shaban 1431 / 02 08 2010

Shumë njerëz e keqkuptojnë natyrën e vërtet të agjërimit, dhe e shndërrojnë atë në një rast për të ngrënë dhe për të pirë, për të bërë ëmbëlsira të veçanta dhe që të qëndrojnë deri vonë natën dhe të shikojnë seriale në kanalet satelitore. Ata përgatitën për këtë shumë kohë para Ramazanit, në mënyrë që mos të ju mungoj ndonjë ushqim apo mos po ngritën çmimet.
Si të përgatitemi për Ramazan? Cilat janë veprat më të mira në këtë muaj të bekuar?
Falënderimi i qoftë Allahut.

Së pari:

Ti ke bërë mirë që e ke bërë këtë pyetje, për arsye se ti ke bërë pyetje se si të përgatitësh për muajin e Ramazanit. Shumë njerëz e keqkuptojnë natyrën e vërtet të agjërimit, dhe e shndërrojnë atë në një rast për të ngrënë dhe për të pirë, për të bërë ëmbëlsira të veçanta dhe që të qëndrojnë deri vonë natën dhe të shikojnë seriale në kanalet satelitore.
Ata përgatitën për këtë shumë kohë para Ramazanit, në mënyrë që mos të ju mungoj ndonjë ushqim apo mos po ngritën çmimet. Ata përgatitën që të blejnë ushqim, që të përgatisin pije dhe të shikojnë në programin televiziv satelitor në mënyrë që ta zgjedhin se cilin serial do ta përcjellin dhe cilin ta injorojnë.
Ata me të vërtet janë të pavetëdijshëm ndaj natyrës së vërtet të agjërimit në Ramazan; ata prej këtij muaji e përjashtojnë adhurimin dhe devotshmërinë dhe e bëjnë muaj të barqeve dhe të syve të tyre.

Së dyti:

Të tjerët janë të vetëdijshëm për natyrën e vërtet të agjëruarit në muajin e Ramazanit, kështu që fillojnë të përgatitën prej muajit Shaban, dhe disa të tjerë derisa fillojnë edhe më parë. Prej mënyrave më të mira për tu përgatitur për Ramazan janë:

1 – Pendim të sinqertë

Kjo është obligim në të gjitha kohërat, por për shkak të afrimit të një muaji madhështor dhe të bekuar, atëherë është edhe më e rëndësishme që të ngutesh dhe të pendohesh për mëkatet ndërmjet teje dhe Zotit tënd, dhe ndërmjet teje dhe njerëzve tjerë duke ua dhënë atyre të drejtat e tyre, kështu që kur të vije muaji i bekuar të jesh i zënë me akte të adhurimit me zemër të pastër dhe me mendje të qetë. Allahu thotë (interpretimi i domethënies):

Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim. [en-Nur 24:31]

Është treguar prej el-Agarr ibn Jesar (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “O njerëz, pendohuni tek Allahu se unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.” Transmetuar nga Muslimi (2702).

2 – Dua (lutje)

Është treguar prej disa selefëve se ata e kanë pas zakon ti luten Allahut për 6 muaj që të jetojnë deri në Ramazan, pastaj ata kishin për tu lutur 5 muaj më pas që Ai tua pranoj atë (Ramazanin).

Myslimani duhet ta lus Zotin e tij që t'ia lejoj atij që të jetoj deri në Ramazan me përkushtim të fuqishëm fetar dhe shëndet të mirë fizikë, dhe ai duhet ta lusë Atë që ta ndihmoj atë që ti bindet Atij gjatë atij muaji, dhe ta lusë Atë që t'ia pranoj veprat e mira.

3 – Të gëzohesh gjatë afrimit të këtij muaji të bekuar

Ardhja e Ramazanit është një prej bekimeve më të mëdha që Allahu ua dhuron robërve të tij mysliman, për arsye se Ramazani është njëri prej rasteve të mira në të cilin portat e Xhenetit janë të hapura dhe portat e Xhehnemit janë të mbyllura. Është muaji i Kuranit dhe i betejave vendimtare në historinë e fes sonë.

Allahu thotë (interpretimi i domethënies):

Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. [Junus 10:58]

4 – Ti agjërosh ditët e mbetura farze (prej Ramazanit të vitit të kaluar)

Është transmetuar se Ebu Selameh ka thënë: E kam dëgjuar Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me te) duke thënë: Unë kisha borxhe prej Ramazanit të kaluar dhe nuk kisha mundësi që ti plotësoja përveç se në Shaban (muaji para Ramazanit).

Transmetuar prej el-Buhariut (1849) dhe Muslimit (1146).

El-Hafiz Ibn Haxheri (Allahu qoftë i kënaqur me të):

Prej këmbënguljes së saj që ti kryej në Shabam mund të kuptohet se nuk është e lejuar që të vonohet plotësimi derisa të fillon Ramazani tjetër.

Fat’h el-Bari (4/191).

5 – Të kërkosh dituri në mënyrë që ti pasosh vendimet në lidhje me agjërimin dhe që ta kuptosh virtytin e Ramazanit.

6 – Të ngutesh që ta përfundosh ndonjë detyrë e cila ku mundësi që të shmang prej kryerjes të akteve të adhurimit.

7 – Të ulesh me anëtarët e familjes – gruan fëmijët – tu tregosh për rregullat e agjërimit dhe të nxitën me të rinjtë që të agjërojnë.

8 – Të përgatitën disa libra që të lexohen në shtëpi apo ti jepen imamit të xhamisë që tua lexoj njerëzve gjatë ramazanit.

9 – Të agjërosh një pjesë të muajit Shaban si përgatitje për të agjëruar ramazanin.

Është transmetuar se Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e ka pas zakon të agjëroj derisa ne kemi thënë: Ai nuk do ta ndërpres agjërimin e tij, dhe ai e ka pas zakon që të mos agjëroi derisa ne kemi thënë: Ai nuk do të agjëroj.
Dhe unë kurrë nuk e kam parë të Dërguarit e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ta këtë agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit, dhe nuk e kam parë të ketë agjëruar në ndonjë muaj më shumë se sa në Shaban.

Transmetuar prej Buhariut (1868) dhe Muslimit (1156).

Është transmetuar se Usame ibn Zejde ka thënë: Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut, unë nuk po të shohë që po agjëron më shumë në ndonjë muaj se sa ne Shaban? Ai tha: “Ai është një muaj të cilin njerëzit e lënë anash ndërmjet Rexhebit dhe Ramazanit, por është një muaj në të cilin veprat e njerëzve ngritën tek Zoti i Botëve dhe unë kam dëshirë që veprat e mija të ngritën duke qenë unë agjërueshëm.”

Transmetuar prej Nesaiut (2357); i klasifikuar si hasen prej Albanit në Sahih el-Nesai.

Ky hadith sqaron mençurin prapa të agjëruarit në Shaban, e që është se është një muaj në të cilin ngritën veprat (tek Allahu). Disa dijetar kanë cekë arsye tjera, e që është se ky agjërim është sikurse sunetet që falen përpara në lidhje me namazet farze; ato e përgatisin shpirtin për ta kryer ibadetin farz, dhe e njëjta mund të thuhet për agjërimin në Shaban para Ramazanit.

10 – Leximin e Kuranit

Selemeh ibn Kuhejl ka thënë: Është thënë se Shabani është muaji i lexuesve të Kuranit.

Kur fillonte Shabani, Amr ibn Kajs kishte për ta mbyllur shitoren e tij dhe do ta lironte kohën e tij për ta lexuar Kuranin.

Ebu Bekr el-Belkihi ka thënë: Muaji Rexheb është muaji i mbjelljes, muaji Shaban është muaji i ujitjes së të mbjellurave, dhe muaji Ramazan është muaji i korrjes të vjelave.

Ai gjithashtu tha: Shembulli i muajit Rexheb është sikurse i një ere, shembulli i Shabanit është sikurse retë dhe ngjashmëria e Ramazanit është sikurse i shiut; kushdo që nuk mbjell dhe nuk planton në Rexheb, dhe nuk i ujit në Shaban, si ka mundësi që ti vjel në Ramazan? Tani Rexhebi ka kaluar, pra çka do të bësh në Shaban nëse e kërkon Ramazanin? Kjo është se si ishte Pejgamberi juaj dhe gjeneratat e hershëm të Umeti në këtë muaj të bekuar, pra çka do të bësh ti?

Dhe Allahu është Burim i fuqisë.
Islam Q&A
Bota Islame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Çfarë veprove në dhjetëshin e parë të Ramazanit?
» 13 Pëshpëritjet e Ramazanit...
» Ardhja e muajit të Ramazanit
» Si të kontrollojmë vetveten pas muajit të Ramazanit
» Vaktia e Ramazanit 2010 - Per territorin e Kosoves
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum