www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ardhja e muajit të Ramazanit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ardhja e muajit të Ramazanit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ardhja e muajit të Ramazanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Ardhja e muajit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: Ardhja e muajit të Ramazanit   Ardhja e muajit të Ramazanit EmptyMon Aug 09, 2010 4:03 am

Ardhja e muajit të Ramazanit

Kjo ngjarje vërtetohet nga shikimi i hënës, edhe në rast se shihet vetëm nga një person i drejtë apo pas mbarimit të tridhjetë ditëve të muajit paraardhës Shaban. Ibn Umeri tregon se, ndërsa njerëzot po përpiqeshin njëherë të shihnin hënën e re, ai i tha Profetit (a.s) se e kishte pare atë. Kështu Profeti (a.s) agjëroi dhe i urdhëroi të tjerët të agjëronin.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 2342]

Ebu Hurejra treansmton se Profeti (a.s) ka thënë: “Agjëroni pasi ta shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin (në fund të muajit) kur ta shihni atë. Nëse është e fshehur, atëherë plotësoni tridhjetë ditët e muajit Shaban”.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Duke komentuar transmetimet e mësipërme, Tirmidhiu thotë se shumica e dijetarëve veprojnë sipas këtyre transmetimeve. Ata thonë se pranohet të presësh edhe dëshminë e një personi të vetëm për të përcaktuar fillimin e agjërimit. Ky është dhe mendimi i Ibn Mubarekut, Shafiut dhe Ahmedit. Neveviu thotë se ai është mendimi më i saktë.

Përsa i përket hënës së re te Shevalit (që simbolizon fundin e agjërimit). Vërtetohet me plotësimin e tridhjetë ditëve të Ramazanit. Në këtë rast nuk pranohet dëshmia e një personi (se ka pare hënën).
Shumica e juristëve mbrojnë idenë se ardhja e hënës së re duhet të ketë dy dëshmitarë të drejtë, të cilët kanë pare atë kur ka dale. Megjithatë, Ebu Theuri nuk e bën dallimin midis hënës së Shevalit dhe hënës së re të Ramazanit. Në të dy rastet ai pranon dëshminë e një personi të vetëm që është i drejtë.

Ibn Rushdi duke komentuar mbi këtë temë thotë: “Mendimi i Ebu Bukër El Mundhiriut është i njëjtë me atë të Ebu Theurit. Unë mendoj se të njëjtën mendim ndan edhe shkolla dhahirite”.
Ebu Bekër El Mundhiriu mbështetet nga argumenti i ekzistencës së një marrëveshjeje të plotë të dijetarëve përsa i përket çështjes se prishja e agjërimit është e detyrueshme dhe se braktisja e ushqimit bazohet mbi raportimin e një personi. Situata duhet të jetë e ngjashme si për fillimin, ashtu edhe për mbarimin e muajit, pasi të dyja janë thjeshtë shenja që ndajnë kohën që agjërohet dhe atë që nuk agjërohet.

Sheukani vëren se, nëse nuk ka asgjë autentike të ruajtur që të thotë se duhet të pranohet dëshmija e dy dëshmitarëve për përfundimin e muajit, atëherë është e dukshme që një dëshmitar është i mjaftueshëm, ashtu siç është i mjaftueshëm për fillimin e muajit.

Për më tepër, të bazuarit e adhurimit në pranimin e një raporti të vetëm tregon që raporte të tilla pranohen në çdo çështje duke marrë prasysh ekzistencën e provave që specifikojnë tiparin dallues të rasteve të veçanta. Ky është mendimi i Ebu Theurit në pamje të pare.

Dallimet e dukjes së hënës së re në vende të ndryshme

Sipas shumicës së dijetarëve nuk ka rëndësi, nëse hëna e re është pare në një vend të caktuar apo në një vend tjetër. Me fjalë të tjera, kur të shihet hëna në cilindo vend të botës, bëhet detyrim për të gjithë muslimanët fillimi i agjërimit, siç ka thënë Profeti (a.s): “Agjëroni kur ta shihni atë dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë”. [Hadith Sahih; Transmeton Buhari dhe Muslimi; Temamul Minneh].
Ky hadith është një mesazh i përgjithshëm drejtuar të gjithë botës islame dhe do të thotë se, nëse dikush prej jush e shikon hënën në ndonjë vend, atëherë kjo do të ishte e vlefshme për të gjithë.

Sipas Ikrimës, Kasim ibn Muhamedit, Salimit, Is`hakut, mendimit të saktë të hanefive dhe mendimit të zgjedhur të shafive, çdo vend duhet të ndjekë parasysh shikimin e hënës nga ana e tij dhe jo domosdoshëmrisht të ndjekë atë të të tjerëve. Kjo bazohet mbi atë që ka thënë Kurejbi: “Kur isha në Sham, hëna e re e Ramazanit u shfaq të premten në mbrëmje. Unë u ktheva në Medine në fund të muajit. Atje më pyeti Ibn Abasi: “Kur e patë hënën e re?”
Unë I thashë: “Ne e pamë të premten në mbrëmje”.Ai më pyeti: “A e pe vetë atë?” Unë i thashë: “Po. Edhe njerëzit atje e pane edhe ata mbrëmje, kvshtu që ne do të vazhdojmë të agjërojmë, derisa të plotësojmë tridhjetë ditë ose derisa të shohim hënën e re”. Unë I thashë: “A nuk është i mjaftueshëm shikimi dhe agjërimi i Muavijes për ju?” Ai tha; “Jo! Ky është urdhëri i Profetit”. [Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu].

Rreth këtij hadithi Tirmidhiu thotë se është hasen-sahih-garib. Dijetarët veprojnë në përputhje me këtë hadith, sipas të cilit çdo vend ka shikimin e tij të hënës. Në librin “Fet`h El Alam Sherh Bulug El Meram” thuhet; “Mendimi më afër të vërtetës është që çdo vend dhe rrethinat e tij të ndjekë shikimin e hënës së tij”.

Shikimi i hënës nga një person i vetëm

Dijetarët e jurisodencës islame bien dakord se, nëse hëna e re e Ramazanit shihet nga një person i vetëm, ai duhet të agjërojë. Atau ka një mendim tjetër për këtë dhe thotë se a ink duhet të agjërojë, derisa dhe dikush tjetër ta shohë atë së bashku me të. Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket hënës së re të Shevalit.
Mendimi më i saktë është ai i Shafiut dhe Ebu Thaurit, të cilët thonë se personi e prish agjërimin, pasi ka pare hënën e re. Profeti (a.s) e ka bazuar fillimin e agjërimit dhe prishjes e tij në shikimin e hënës. Nëse dikush e shikon hënën, është e mjaftueshme për të dhe nuk ka nevojë që ta shohë dhe dikush tjetër.

Marrë nga Libri: “FIKHUS-SUNNEH”
Autori i Librit: Sejid Sabik
Pregatiti: teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ardhja e muajit të Ramazanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si të kontrollojmë vetveten pas muajit të Ramazanit
» 13 Pëshpëritjet e Ramazanit...
» Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?
» Vaktia e Ramazanit 2010 - Per territorin e Kosoves
» Çfarë veprove në dhjetëshin e parë të Ramazanit?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum