www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator Empty
MesazhTitulli: Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator   Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator EmptyMon Aug 09, 2010 8:43 am

Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator Xhemishehu
E njohur tashmë si Xhemi e të dielave në “Top Channel”, e diela e 3 shtatorit do të ketë një rreth të kuq në kalendarin e jetës së Xhemi Shehut. Do të martohet, duke ndryshuar statusin e saj të beqarisë, dhe do të vazhdojë të jetë në ekran me “E diell”. Ajo ka provuar të veshë fustan nusërie në pasarela, por tani është gati të provojë ndjesinë e vërtetë të qenit nuse që shkon në altar. Do të vishet me fustan të bardhë, por në stilin e princeshës në përralla. Ka bërë gjithçka gati për ditën e veçantë të jetës së saj, ceremoninë e martesës më 3 shtator. Xhemi Shehu, prezantuesja 27-vjeçare e spektaklit “E diell” do të kurorëzojë lidhjen e saj katërvjeçare me të fejuarin, Elvis Sula, administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Jemi munduar të zbulojmë disa detaje të dasmës tradicionale shqiptare, ku Xhemi do të vishet vetëm me një fustan të bardhë, ashtu siç imagjinohet një nuse e vërtetë.
Dasma me dekor përrallor
Dasma do të jetë shumë e thjeshtë dhe do të organizohet më 3 shtator. Ceremoninë do e organizojë “Ami event” deri në detajet më të vogla. Dekorimin, fustanin, tortën, konfetat, lulet, bizhutë dhe ftesat që Xhemi dhe Visi do ua shpërndajnë miqve të ftuar janë përgatitur të gjitha nga Ami, mikesha e ngushtë e Xhemit. Dekori i mbrëmjes është porositur enkas për Xhemin, ashtu siç ajo e kishte kërkuar dhe tashmë gjithçka është realizuar sipas idesë së saj. Fustani i bardhë do të jetë stil princeshe, një zgjedhje po ashtu e Xhemit për të qenë një nuse tradicionale që në imagjinatën e saj ekziston vetëm me të bardhën e dëborës. Mbrëmja do të organizohet në një sallë të madhe, që çifti e kanë ruajtur të fshehtë për çështje privatësie. Deri tani nuk mund të thuhet ndonjë numër i saktë i të ftuarve, por janë menduar të jetë një mbrëmje me 200 persona, që janë miq e të afërm të çiftit, që natyrisht nuk do të mungojnë njerëz të njohur të ekranit, miq të Xhemit. Ata kanë menduar që muajin e mjaltit ta kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas katër vitesh lidhje, nis jeta e re në një shtëpi
Pas kthimit nga muaji i mjaltit do të jetojnë në shtëpinë e tyre të re, që është gati që tani. Lidhja e tyre e dashurisë filloi katër vite më parë, por ata janë përpjekur ta mbajnë larg mediave, ndërsa janë parë me zili si çift. Gjithsesi media ka përcjellë çdo detaj të jetës private të Xhemi Shehut, duke e komentuar këtë si një lidhje dashurore krejtësisht të veçantë. Disa foto të tyre u publikuan pas pushimeve të gjata dy vite më parë, që nisën në Evropë dhe mbaruan në Amerikën Latine. Komentet e për lidhjen me Visin, ishin paralelisht me rikthimin e saj në ekranin e “Top Channel” përkrah Adi Krastës. Karriera e saj televizive, ka filluar në vitin 2003, kur u shfaq në ekran për herë të parë si velinë e “Fiks Fare”. Më pas ajo ishte protagoniste në spektakle të tilla si; “Portokalli”, “Top Fest”, “Shtojzovallet” dhe “Kjo ishte loja”, dhe pas kësaj periudhe pati një shkëputje, për t’u shfaqur në ekranet italiane, pikërisht në “Rai Uno” dhe më pas një projekt tjetër në “Canale 5” me Paolo Bonolis, të cilin e la në mes, për t’u rikthyer në Tiranë dhe vijuar nga e para studimet e larta.
Pas së dielës së
dasmës rikthim ne tv
Këto ditë ajo ndodhet në studiot e “Top Channel”, pasi po përgatitet për sezonin e ri “E diell” në studiot e televizionit “Top Channel”, duke punuar për t’u rikthyer sërish në muajin shtator. Sezoni “E Diell” që u mbyll me shumë sukses për të, i ka dhuruar të diela emocionuese. Aktualisht Xhemi ka përfunduar studimet e larta dhe diplomimi vërtet në Universitetin Evropian të Tiranës, në degën e Marrëdhënieve Publike dhe Komunikim. Ndërkohë që këto ditë të nxehta gushti ajo nuk po pushon por po i kalon me përgatitjet për dasmën, dhe rikthim po brenda shtatorit në ekranin e “Top Channel”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar”
» Xhemi Shehu dhe Gerta Heta shtatzena
» Xhemi i bërë nga flokët e princeshës Dajana
» La Rue martohet në Meksikë
» Martohet Megan Fox
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum