www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar” Empty
MesazhTitulli: Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar”   Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar” EmptyTue Sep 07, 2010 6:07 pm


Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar” Xhemi_shehu_martohet_ne_3_shta


Gjithçka e kishte porositur me kujdes, që të shfaqej ekzaktësisht si një princeshë e paprekshme, që hyn në një godinë të fortifikuar, në një natë shtatori të vitit 2010. Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, është veshur mbrëmë me të bardha në ceremoninë e dasmës së saj, duke i dhënë kështu fund beqarisë në moshën 27-vjeçare. Një mbrëmje pa shumë zhurmë dhe shumë e izoluar për mediat, duke e bërë të pamundur fotografimin natën të së premtes në restorant “Xibraku” në Tiranë, ku Xhemi ka organizuar ceremoninë e saj të martesës, që filloi fiks në orën 20:00. Duket pak e tepërt kjo mani e personazheve të njohur të ekranit, që organizojnë ceremonitë e martesës në siguri të lartë, sikur të ishin yje të “Hollivood”-it, ndërkohë që të gjithë do të ishin kuriozë të shihnin detaje nga një dasmë VIP. Në darkën më 200 të ftuar Xhemi ka hyrë pak pas orës 21:00, ndërkohë që salla e dekoruar nga miqtë e saj Ami dhe Ermal Mamaqi ishte ideuar nga vetë ajo, gjithçka e bardhë si në përrallë. Xhemi hyri e fundit, e veshur me një fustan në të bardhën e dëborës, ndërsa shoqërohej nga dy truproja, që nuk lejuan të shkrepej asnjë aparat fotografik në momentin që ajo ngjiti shkallët për të hyrë në sallën e ceremonive te “Xibraku”. Ka qenë një ceremoni tradicionale në këtë dasmë me familjarët, farefisin, ndërsa ka munguar dhëndri, biznesmeni Ervis Sula, pasi ashtu siç është në traditën e dasmave shqiptare, dhëndri nuk duhet të jetë në darkën e nuses. Xhemi u kishte rezervuar një surprizë të ftuarve, pasi ndërkohë që të gjithë prisnin të hynte nga hyrja jashtë, ajo ka zbritur nga shkallët e brendshme të “Xibrakut”, pasi ndodhej në ambientet e hotelit, ku kishte hyrë shumë më parë se të ftuarit të mbërrinin në lokal. Në këtë ceremoni ishin pothuaj të gjithë kolegët e saj më të afërt të “Top channel”, mes të cilëve Adi Krasta, Alessia, Arbana Osmani, Albana Osmani, Ledion Liço, këngëtarët e orkestrës së “Top Shoë-t”, si dhe disa aktorë të spektaklit të humorit “Portokalli”, si Florian Binaj, Ervina Kotolloshi, Salsano Rrapi, etj. Të ftuarit të veshur me shumë klas, dukej që ishin të përgatitur për një dasmë me dyer të mbyllura dhe pa shumë zhurmë. Shumë pak prej tyre kishin në duar lule, ndërsa pjesa më e madhe e të ftuarve kishin ardhur me dhurata nga më të ndryshmet në duar. Ata i ka pritur një nuse aspak e pikëlluar, por e qeshur si Xhemi në ceremoninë e organizuar nga “Ami event” deri në detajet më të vogla. Dekorimi, fustani, torta, konfetat, lulet, bizhutë dhe ftesat që Xhemi u shpërndau miqve të ftuar ishin përgatitur të gjithë nga Ami, mikesha e saj.
Dasma e dhëndrit të dielën, më pas muaj mjalti në Amerikë
Ndërkohë që Elvis Sula do të organizojë ceremoninë e tij të dasmës në Hotel “Sheraton” të dielën në mbrëmje, edhe pse ende nuk dihet saktë sa do të jetë numri i të ftuarve. Xhemi do të ngjitet në altar, duke e celebruar kështu lidhjen katërvjeçare me bashkëshortin e saj të ardhshëm, administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Ata kanë menduar që pas natës së të dielës të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shijuar muajin e mjaltit në Karaibe. Pas kthimit në Tiranë, ata do të nisin jetën e re si të martuar në shtëpinë e tyre të sapopërfunduar, një apartament luksoz në Tiranë. Xhemi dhe Visi u lidhën katër vite më parë, por gjithmonë janë ruajtur ta mbajnë larg mediave këtë lidhje. Komentet e saj për lidhjen me Visin ishin paralelisht me rikthimin e saj në ekranin e “Top Channel” përkrah Adi Krastës në programin “E diell”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Xhemi Shehu, mbreme dasma e “blinduar”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Xhemi Shehu martohet ne 3 shtator
» Xhemi Shehu dhe Gerta Heta shtatzena
» Xhemi i bërë nga flokët e princeshës Dajana
» Dasma e Edi Rames mes 800 te ftuarve
» Dasma e Valbona Cobes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum