www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gruaja në civilizimet e mëparshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gruaja në civilizimet e mëparshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gruaja në civilizimet e mëparshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Gruaja në civilizimet e mëparshme Empty
MesazhTitulli: Gruaja në civilizimet e mëparshme   Gruaja në civilizimet e mëparshme EmptyMon Nov 16, 2009 5:23 am

GRUAJA NË CIVILIZIMET E MËPARSHME



Kur flitet për pozitën e gruas në periudha të ndryshme kohore, Islami dallohet prej civilizimeve tjera. Islami gruas ia dha statusin e lartë dhe pozitën e barabartë me burrin. Para ardhjes së Islamit, gratë nuk kishin kurrfarë identiteti e as kurrfarë të drejta. Në religjionet apo sistemet e mëparshme, me gratë veprohej si me një send, objekt blerës apo shitës i cili do të hidhej sipas dëshirës së dikujt.

Para ardhjes së Islamit, statusi i gruas në thuajse tërë botën ishte shumë i keq. Në shumë vende gratë nuk kanë pasur kurrfarë të drejta. Me to është vepruar më keq sesa me kafshët dhe ato nuk kishin të drejtë vote.

Shkrimtari pakistanez Siddiqui thotë: “Në tërë botën gruaja ka qenë e nënshtruar ndaj torturave të padurueshme nga ana e burrit, i cili e ka trajtuar këtë qenie të dobët dhe të ndjeshme si bishë në xhungël”.

Mendohej se gruaja vendin e ka në shtëpi, të punojë në fushë dhe të kryejë punë tjera, pa identitet apo kujdes për ndjenjat e saj. Në disa pjesë të botës, njerëzit kanë debatuar se a ka fare gruaja shpirt apo se vallë a mund të konsiderohet si qenie njerëzore. Në Perëndim në shekullin V dhe VI janë mbajtur konferenca se si të debatohet rreth këtyre çështjeve.
Si janë sjellë ndaj gruas disa civilizime:

Greqia e vjetër

Gruaja shikohej si një prej burimeve më të mëdha të shkatërrimit në Tokë. Pasqyra që kishte njeriu mbi gruan në Greqi ishte e tillë, saqë emri i saj ashtu sikur edhe trupi i saj, duhej të jetë e fshehtë. Demonsttesi në pika të shkurtëra sqaroi vlerën e gruas: “Meshkujt marrin për vete prostitutet që të kënaqin nevojat e tyre seksuale, konkubinat që të kujdesen për të mirën e trupave të tyre, kurse gratë për pasardhësit e tyre legjitimë”.

Italia e vjetër

Në qytetet më të mëdha, në gruan shikohej si rob me të cilin bëhej biznesi dhe të cilën e konsideronin si robëreshë. Meqë mendohej se gruaja ishte më pak e vlefshme sesa burri, ajo në prani të tij duhej të ulej në dysheme dhe të ecë apo të vrapojë pas tij derisa ai të kalërojë.

Civilizimi Romak

Sipas ligjit romak, gruaja vlente si e paaftë sikurse fëmijët apo mendjesëmurët. Babai në familjen romake kishte të drejtë që ato që i kishte nën mbrojtjen e tij, të mund t’i shesë. Derisa babai ishte gjallë, vajza nuk kishte status të pavarur. Kjo vlente edhe për gruan. Burri kishte autoritet që gruan ta shesë, ta mundojë, ta braktisë apo edhe ta vrajë.

Civilizimi Kinez

Gruaja i ishte nënshtruar burrit dhe nuk kishte kurrfarë të drejtash. Ajo ishte më pak e vlefshme dhe ndaj saj ashtu edhe duhet vepruar. “Asgjë nuk është më pak e vlefshme se gruaja” është një fjalë e urtë kineze, sipas së cilës gratë janë absolutisht qenie më të ulëta dhe do të duhej që t’i bëjnë punët më të pavlefshme dhe më të lira.

Civilizimi Indian

Gruaja ishte qenie e padobishme. Në librin e tij Statusi i gruas në Mahabharata, profesor Indra thotë: “Nuk ka qenie më mëkatare se gruaja”, “Gruaja është zjarr që digjet”, “Ajo është pjesa e mprehtë e shpatës”.

Hatimi thotë: “Gruaja në Indi e ka pasur zakon ta thërrasë burrin e vet “Zotëriu im”, “Zoti im”, meqë konsiderohej se ai është zoti i saj i në Tokë. Asnjëherë nuk ka ngrënë me të. Kur shëtisnin bashkërisht, ajo duhej të ecë disa metra pas tij dhe duhej ta adhuronte burrin e vet.

Disa grupe hebreje konsideronin se gruaja është ndihmëse shtëpiake apo objekt. Te çifutët, gratë nuk kishin të drejtën e trashëgimisë përderisa ekzistojnë trashëgimtarë meshkuj, burri apo djali. Neni 36 i të Drejtës Civile izraelite i cili deri para disa kohëve shfrytëzohej edhe në Egjipt, thotë: “Kur të mungojë një trashëgimtar mashkull, e veja duhet të martohet për vëllain e burrit të vdekur dhe përfundimisht duhet të rrijë me të, përveç nëse ai e prishë kurorën”. Ky përcaktim rrjedh nga libri Eksodi dhe gjithashtu aplikohet edhe sot e kësaj dite sikurse në të kaluarën, meqë vlen si ligj i shenjtë i Torës.

Në Arabi mbytja e fëmijëve femra nuk ka qenë e panjohur. Fëmija femër i lindur në familjen arabe ballafaqohej me një prej dy fateve: ose do të edukohej si e nënshtruar ndaj familjes së saj ose do të varrosej e gjallë, me shpresë se turpi i lindjes së saj do të varroset bashkë me të. Lindja e fëmijës femër shikohej si parashenjë e keqe, kurse nga ana tjetër lindja e fëmijës mashkull pritej me gëzim dhe lumturi. Vajzat nuk ishin të mirëseardhura, sepse arabët besonin se ishin përgjegjësi materiale. Mendohej se gratë janë të paafta që të marrin pjesë në sferat politike dhe ekonomike të jetës dhe se janë të padobishme gjatë luftërave për shkak të dobësisë së tyre trupore.
Arabët e vjetër nuk ishin të vetmit në kryerjen e veprave të tilla johumane, tradita të tilla ekzistonin edhe në Kinë dhe Japoni. Mbytja e fëmijëve femra ishte e njohur edhe në Indi, ku femrat shikoheshin si barrë ekonomike, sepse prej prindërve pritej që t’i jepnin vajzës së tyre pajë për martesë. Në Indi, për më tepër, nuk lejohej që femrat as t’i prekin shtatoret e perëndive të tyre dhe nëse ndodhë që gruaja të prekë ndonjë shtatore, atëherë shtatorja shkatërrohej. Në Japoni gjendja ishte edhe më e keqe, ku mendohej se gratë nuk janë të afta të adhurojnë apo të marrin pjesë në ndonjë aktivitet fetar. Është interesante, por mbytja e fëmijëve femra vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Gruaja në Evropën mesjetare

a. Nuk është kurrfarë sekreti se ndaj grave janë bërë krime të neveritshme. Sendi që shërbente për maltretimin e grave ishte një rrip i mbështjellë fort, i cili do të duhej të paaftësonte kontaktin seksual me ndonjë burrë tjetër derisa ky do të mungonte. Ky send quhej rripi i virgjërisë. Sociologu i njohur Herbert Spenser deklaron se deri në shekullin XI njeriu kishte të drejtë ta shesë gruan e tij. Kjo e drejtë e tmerrshme më vonë u kufizua në huazimin e gruas.

b. Tregtia me gra në Angli ishte e mundshme deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Në vitin 1931 një anglez e shiti gruan e tij për 500 funta. Avokati i tij e përkrahu, por gjykata prapëseprapë e refuzoi, sepse ky rregull vlente deri në vitin 1805. I akuzuari u gjykua me 10 muaj burg.

c. Në shekullin e V, “Këshilli nga Makoni” u mblodh që të shqyrtojë “Vërtetësinë e gruas”. A posedon ajo shpirt si njeriu? Mbaroi me konkludimin se të gjitha gratë përveç Merjemes, nënës së Isait [alejhis-selam], posedojnë shpirt të prishur, të cilat për këtë shkak janë gjykuar me mallkim të përhershëm, me dhembje dhe qëndrim në Xhehennem. Etërit e mëparshëm të Kishës Katolike e konsideronin gruan si përgjegjëse për mëkatin. Disa kanë pohuar se trupi i gruas është “Derë për shejtanin” dhe si e tillë do të duhej të jetë përgjithmonë e mallkuar.

ç. Në vitin 586, Këshilli i të Urtëve ka njoftuar se gruaja nuk i takon llojit njerëzor dhe se ajo është e krijuar vetëm që t’i shërbejë njeriut.

d. Pasi që shpërtheu Revolucioni Francez, parulla: Liria, Vëllazëria dhe Barazia nuk ka vazhduar edhe për gratë. Para ndryshimeve në vitin 1942 e drejta franceze nuk e ka shikuar gruan si juridikisht të aftë. Asaj nuk i lejohej që të nënshkruajë ndonjë marrëveshje pa kujdestarin e saj. Në shtetet më të mëdha evropiane, madje edhe në kohën e sotme, ka dallime jo të natyrshme ndërmjet gjinive. Shembull për këtë janë rrogat jo të barabarta për të njëjtën punë, humbja e mbiemrit etj.

Në botën perëndimore konsiderohej se gratë nuk janë as qenie njerëzore. Vendi i gruas ishte në shtëpi dhe qëllimi i vetëm i saj ishte që të lindë fëmijë. Gratë nuk kishin identitetin e tyre dhe nuk mund të linin testament apo të nënshkruajnë marrëveshje. Ato plotësisht ishin të varura për burrat e tyre apo meshkujt e tjerë në shtëpinë e tyre. Kjo dhunë ka vazhduar me shekuj.
Khani, autor i librit Gratë në Islam thotë: “Në Angli në shekullin XVI janë djegur të gjalla mbi 9 milionë gra. Në vitin 1850 gruaja është konsideruar si qytetare, kurse prej 1882 kishte mundësi të posedojë pronë. Në Francë në vitin 1586 edhe më tej diskutohej se a janë gratë qenie njerëzore dhe është përfunduar se janë, por të krijuara për t’i shërbyer burrit. Në vitin 1938 është sjellë ligji me të cilin grave u lejohet që të jenë pjesëmarrëse në pronë dhe të posedojnë konto bankare.

E. Figar thotë: “Deri para disa kohëve gruaja nuk kishte të drejtë vote, ishte e përjashtuar nga punët arsimore dhe publike”.

Është shkruar shumë për luftën e rëndë të gruas perëndimore për të drejtat e veta. Feministet Mary Wollstonecraft dhe Margaret Fuller theksuan se grave duhet së paku t’u jepet mundësia që të shfrytëzojnë talentet e tyre dhe t’u lejohet të përparojnë. Ato kanë bërë thirrje që gratë të pranohen si qenie njerëzore. E tillë ishte situata e grave deri para disa kohëve.
Në krishterizëm gruaja është fajtore për mëkatin e Ademit dhe besohet se për shkak të saj, biri i Zotit (emërtimi i tyre për Isain [alejhis-selam]) është dashur që të vdesë, ndërsa ne kërkojmë mbrojtje te All-llahu prej shirkut të tyre. Në kontrastin e fuqishëm ndaj traditës judejo-krishtere, Islami nuk fajëson Havën për mëkatin e parë. Të dytë edhe Ademi edhe Hava kanë përgjegjësi të barabartë për ngrënien e pemës nga druri i ndaluar, siç është cituar në Kur’an: “Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër Xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të vet dhe gaboi.” (Ta-Ha: 121)

Të drejtat e gruas muslimane

Është përhapur mendimi se nga gruaja muslimane kërkohet që të jetë e verbër dhe pa ankesa në nënshtrimin ndaj burrit.
Për dallim nga kulturat tjera, Islami gruas i jep mjaft të drejta, njëra prej tyre është edhe e drejta që të mbajë mbiemrin e vajzërisë me rastin e martesës. Ajo ka të drejtë në identitetin e vet dhe për dallim nga kulturat tjera, ajo nuk është e nënshtruar në raport me burrin. Pasuria të cilën ajo e sjell në shtëpinë e burrit, mbetet e saj dhe vetëm ajo ka të drejtë të disponojë me të.
Megjithatë, ne gjithmonë duhet të kemi ndërmend vlerën e dallimeve ndërmjet traditës së një populli dhe Islamit dhe nuk guxojmë që ta akuzojmë Islamin për shkak të traditave të ndonjë populli. Fatkeqësisht, disa vende islame kanë tradita të cilat janë larg Islamit të vërtetë dhe për këtë e akuzojnë Islamin se femrat i trajton sikur të jenë më inferiore se meshkujt. Me të vërtetë është trimëruese të dihet se, sa më shumë publicitet negativ t’i jepet statusit të gruas në Islam, aq më i madh është numri i atyre grave që pranojnë Islamin si fé të tyre.

Të qenurit nënë është nder i veçantë në Islam

Nga njëra anë, Islami nënës i jep status të lartë. Pozita e nënës mund të interpretohet si tri herë më e madhe sesa e babait sipas hadithit në vijim. Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] që ka thënë: “Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” Tha: “Nëna jote”. Tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) Tha: “Nëna jote”, tha: “Pastaj kush?” Tha: “Nëna jote”, tha: “Pastaj kush?” Tha: “Babai yt”. (Muttefekun alejhi)
Në traditën hebreje-krishtere, dhembjet e shtatzënësisë dhe lindja trajtohen si dënim.
“Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.” (Bibla, Zanafilla 3:16)
Kundrejt kësaj, All-llahu në Kur’an bën që njerëzit të shohin se nënat e tyre i kanë bartur me dhembje dhe se ata duhet t’i respektojnë dhe të jenë mirënjohës për këtë.
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman: 14)

Roli i muslimanes në arsim

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka thënë: “Kërkoni diturinë prej djepit e deri në varr”. Arsimi ka rëndësi të madhe në Islam. All-llahu në Kur’an flet shumë pozitivisht për ata që kanë dituri të dobishme dhe të cilët janë arsimuar në Islam. Nuk ka dallim ndërmjet njeriut dhe gruas kur është fjala për arsimin. Në të vërtetë, është detyrë për të dytë që të kërkojnë dituri e cila është e nevojshme për kuptimin e obligimeve fetare, Islami nuk i pengon gruas gjatë kërkimit të diturisë. Në shoqërinë islame, muslimanet trimërohen pozitivisht që të bëhen profesoresha, arsimtare, mami, doktoresha, motra medicinale etj.
Është shumë me rëndësi që gruaja muslimane të jetë e arsimuar dhe të jetë në gjendje t’i kuptojë mësimet islame, sepse gratë janë mësuesit e parë të fëmijëve të tyre, këtë mendim e ndajnë shumë psikologë. Personaliteti i gruas ka ndikim në edukimin e fëmijëve të saj.
Disa njerëz janë të mendimit se nuk ka nevojë që gratë të arsimohen, mendim ky i cili me të madhe ka ndikuar në stereotipa të gabueshëm mbi Islamin, e që prapë ka shtyer shumë perëndimorë të besojnë se Islami ka nevojë për reformim. Megjithatë kjo është larg të vërtetës dhe larg nga qëndrimi islam. Islami është ligji i vetëm i Zotit i cili në mënyrë eksplicite dhe elokuente ka definuar të drejtat e gruas. Muslimanët të cilët janë të mendimit se gratë nuk duhen të shkollohen, duhet të zgjohen dhe duhet t’u lejojnë grave të tyre, vajzave dhe motrave të tyre që të përparojnë dhe të kontribuojnë për shoqërinë.
Islami thekson arsimimin e ndarë, por si ta përmbushim këtë nevojë kur nuk kemi kuadro të kualifikuara për këtë? Muslimanet gjithmonë do të përcaktohen që të konsultohen me doktoresha muslimane dhe për këtë me rëndësi vitale është që muslimanet të studiojnë mjekësinë.
Shikuar historikisht, muslimanet si dhe muslimanët kanë qenë të arsimuar. Kolonialistët për një periudhë kanë ndërprerë arsimimin edhe për gratë edhe për meshkujt. Këto ditë te muslimanët përsëri paraqitet interesi për të mësuar.
Historia islame na flet për gratë të cilat janë konsideruar për dijetare të mëdha dhe të cilat mbahen mend edhe këto ditë. Aisheja [radijall-llahu anha], gruaja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka qenë njëra nga dijetaret më eminente. U ka dhënë këshilla njerëzve në të gjitha sferat e jetës, kurse meshkujt kalonin rrugë të gjatë me qëllim që të kërkojnë dituri prej saj. Aftësia e saj intelektuale është e njohur në historinë islame. Ka mësuar përmendsh shumë hadithe dhe ka transmetuar rreth 2210 hadithe. Ajo u jepte dituri as’habëve dhe pasuesve për shumë raste në të cilat është bazuar e Drejta Islame. Dituria e saj ka qenë vitale për pranimin e Islamit si mënyrë e plotë e jetës, duke përfshirë aktet e adhurimit si dhe të gjitha transaksionet e rëndomta jetësore si blerja, shitja, të cilat janë bazë e shoqërisë së drejtë. Sa i përket pozitës intelektuale, nuk ka kurrfarë dallimi ndërmjet grave dhe burrave në Islam: “Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.” (Fatir: 28)
Nga ky ajet shihet qartë se Islami mban qëndrimin se njerëzit e dijshëm janë në pozitë të lartë. Gjithashtu edhe në këtë rast nuk ka dallim ndërmjet burrave dhe grave. Edhe prej burrave edhe prej grave pritet që të kenë aftësinë e njëjtë e të mësuarit dhe të kuptuarit.
Historia islame na tregon se kanë ekzistuar shumë gra me pozitë të lartë intelektuale, prej të cilave edhe sot e kësaj dite merret dituria. Aisheja [radijall-llahu anha] dhe gratë tjera të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] janë të parat në mesin e tyre. Esma bint Jezid [radijall-llahu anha] dhe Esma bint Ebu Bekir [radijall-llahu anha] gjithashtu ishin të njohura si dijetare eminente. Burrat udhëtonin nga disa javë nëpër shkretëtirë që të mësojnë diçka prej tyre. Mësimi islam përherë thekson rëndësinë e të mësuarit dhe të kuptuarit, sepse Islami është mënyra e plotë e jetës e cila përfshinë - dhe me të vërtetë inkuadron - të mësuarit konstant. Për shembull, detyra e da’vetit (thirrjes) i cili është imperativ për çdo musliman dhe muslimane po ashtu nuk mund të kryhet po qe se personi nuk ka mjaft dituri mbi fenë e vet dhe All-llahun, nëse nuk ka diturinë për njerëzit të cilëve duhet t’u bartet mesazhi dhe për atë se si në mënyrë efektive të bartë mesazhin.
Sipas fjalëve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Nëna është shkollë”, është obligim i gruas që të ketë jetë të plotë intelektuale dhe që atë ta bartë te fëmijët e saj.
Hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kërkoni diturinë prej djepit e deri në varr” qartë nënkupton se fëmija duhet të fillojë të mësojë derisa është i vogël, gjë që është me rëndësi për nënën që të jetë në pozitë të sigurojë që fëmija të fitojë kujdesin dhe arsimimin e mjaftueshëm.
Anekënd botës sociologët, antropologët, psikologët dhe feministët debatojnë në përpjekje që të definojnë natyrën e saktë të gruas. Ligji i Zotit ua ka bërë muslimanëve me dije se kush është në të vërtetë gruaja. Islami gruas i jep pozitë mjaft të ndershme përplot me respekt, derisa para Islamit gratë nuk kanë pasur kurrfarë statusi dhe tërësisht janë varur prej burrave dhe baballarëve të tyre. Islami gruas i dha pavarësi dhe të drejta cilat paraprakisht kanë qenë të panjohura kudoqoftë në botë. Prindërit dhe bashkësia nuk do të duhej të merren me traditën dhe kulturën joislame. Ata do të duhej të merren me Islamin dhe do të duhej të inkurajojnë vajzat, gratë dhe motrat e tyre që të praktikojnë Islamin e vërtetë dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat me të cilat i ka bekuar All-llahu. Islami është mënyra e plotë e jetës që u jep ligj të plotë të gjithë pasuesve të tij...


Marë nga: FRI (Forumi Rinor Islam)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gruaja në civilizimet e mëparshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Burri dhe gruaja
» Gruaja 320 kilogramëshe
» Gruaja e Nastradinit
» Gruaja me tatuazhe
» Gruaja e Don Zhuanit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum