www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit Empty
MesazhTitulli: Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit   Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit EmptyMon Aug 09, 2010 8:54 am

Një zgjerim ose varg zgjerimesh, në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi, sipas ekspertëve, kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezike të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht tek njerëzit me ulçër të stomakut.
Konsultat
Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac Tratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Tetraciklina
Ilaçet e kësaj familjeje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksiciklinë (doxycycline) dhe minociklinë (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (akne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit reumatik.
Çfarë duhet përdorur
1-Tetraciklina
2-Doksiciklina
3-Miniciklinë
Çfarë s’duhet përdorur
1-Alkooli
2-Aspirinat
3-Ujë shumë i ftohur, (dëmton muret e stomakut)
4-Limona dhe lëngje të tjera acidikë
Stomaku te foshnjat, shenjat problematike
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë, pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet, kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë, ndërsa trupi zhvillohet. Sipas specialistëve, 4-muajshe është mosha në të cilën jo rrallëherë janë shfaqur tek foshnjat shenjat e para të sëmundjes kronike të stomakut. Në këtë rast sëmundja shoqërohet me të vjella të vazhdueshme. Ndërkohë që mosha 34-vjeçare është mosha mesatare e të prekurve nga sëmundja kronike e stomakut, sipas specialistëve, zakonisht ata e kanë të trashëguar këtë sëmundje dhe në pjesën më të madhe të rasteve u zgjat deri në fund të jetës.
Mbipesha vonon ndjenjën e ngopjes në stomak
Faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën. Shkencëtarët amerikanë zbuluan që mbipesha tek të rriturit e vonon ndjenjën e ngopjes gjatë vakteve të ngrënies tej kohës që vërehet tek ato me peshë normale. Sipas revistës shkencore “Gastroenterology”, ato me stomak bosh dhe me madhësi më të madhe kishin më shumë nevojë për kalori që të ndjeheshin të ngopur. Tre medikamente janë karakteristike për trajtimin e sëmundjeve në stomak. Të tria ato vinë nga familja e treteaciklinës, pra bëhet fjalë për variante të ndryshme të këtij antibiotiku. Ndërkohë që 70 për qind e pacientëve të cilët e kanë kapur sëmundjen që në fazat e para dhe kanë kërkuar ndihmën e specialistëve, kanë arritur që të “shpëtojnë” nga dhimbjet dhe shqetësimet e tjera të stomakut.
Modifikuesit biologjikë, metoda më e re e mjekimit
Modifikuesit kundrapërgjigjës biologjikë, njihen ndryshe si “agjentet biologjike”. Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe “bomba inteligjente”. Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik jo vetëm se po ka rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Heliobakterete janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteret nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulcere dhe mbas një kohe të gjatë mund t’i japë shtysë tumoreve në stomak.
Çfarë është ulcera në stomak
Ulcera është një lloj plage“ e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë“ fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrënie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh. Por ajo mund të shfaqet në mënyrë ciklike (pranverë, vjeshtë) ose sipas rrethanave të veçanta (stres psikologjik, marrje ilaçesh, etj). Fatkeqësisht në mbi 50% të rasteve, diagnostikimi mund të jetë e vështirë, pasi nuk ndeshim as referencën sipas ciklit e periodicitetit, as dhimbjen tipike. Në disa raste të rralla, ulcera zhvillohet pa shqetësime tipike dhe pikaset vetëm në momentet më të rënda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si ta dalloni se vuani nga semundja e gastritit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sëmundja e Paradonit
» Semundja e Ostepoerozes
» Sëmundja e shekullit do të jetë tuberkulozi
» Tiroidet, simptomat e para qe shfaq semundja
» Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum