www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te kemi nje gjume te rehatshem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te kemi nje gjume te rehatshem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te kemi nje gjume te rehatshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si te kemi nje gjume te rehatshem Empty
MesazhTitulli: Si te kemi nje gjume te rehatshem   Si te kemi nje gjume te rehatshem EmptyWed Aug 18, 2010 6:00 am

Si te kemi nje gjume te rehatshem Sleepingk



Keni vështirësi me të fjeturin? Harrojini gjithë këshillat që keni dëgjuar deri më tani dhe përqendrohuni te gjërat natyrore, si një shëtitje e gjatë para fjetjes dhe më pas pak para gjumit një banjo e nxehtë.

Gjumi është një nga momentet më të rëndësishme të jetës, edhe pse është një moment që e kalojmë të pavetëdijshëm dhe na duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Shkencëtarët ka kohë që janë përqendruar në punën e zbulimit të mistereve të tij, të gjithë reaksioneve dhe proceseve që ndodhin gjatë orëve të tij, por është shumë e vështirë t’i posedosh këto mistere. Por shpesh gjumi që në fakt shërben për të na qetësuar, shndërrohet në makthin tonë më të madh dhe ne përpiqemi me mënyra nga më të ndryshmet që ta “ndjellim” kur na ikën, apo e kemi të shqetësuar. Kjo ka të bëjë me atë që quhet higjiena e gjumit, e cila nis që me mënyrën se si flemë, higjienën personale dhe të vendit ku flemë, e deri tek ajo e dhomës dhe e dritareve të hapura apo çështjeve të tjera që ndihmojnë në një gjumë të mirë. Në fakt, me higjienë nënkuptohen edhe gjëra të tjera, si shmangia e pijeve të forta dhe kafesë para orëve të gjumit, apo ajo e filmave që mund të kenë ngarkesë të madhe emocionale. Por në fakt gjithë ky “arsenal” veprimesh që përbëjnë atë që e quajmë “higjiena e gjumit”, janë shumë pak me vlerë kur bëhet fjalë për ndihmën reale që i duhet dhënë një gjumi të mirë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se në fakt disa aktivitete fizike që mund të bëhen në kohën e duhur dhe në kohëzgjatjen e duhur janë shumë më të dobishme se të gjitha këshillat e tjera. Shumëkush mendon se po të punosh fizikisht dhe të bësh shumë ushtrime fizike, arrin që të kesh një gjumë të shëndetshëm dhe relaksues. Por edhe pse një lodhje e madhe fizike para gjumit mund të na sjellë një gjumë të thellë, ai nuk është kurrë një gjumë relaksues dhe përtëritës. Arsyeja se përse është rekomanduar puna, është se krijimi i nxehtësisë në trup është i domosdoshëm për ta ndjellë gjumin, por nga ana tjetër një lodhje e madhe fizike mund të të sjellë gjumin, por jo çlodhjen.

Për të pasur efektin e ngrohjes së trupit, por dhe atë të relaksimit të tij përmes gjumit, ka edhe mënyra të tjera më të efektshme, siç është për shembull kryerja e një banjoje me ujë të nxehtë që ngroh trupin dhe përmes tij edhe trurin. Kjo çon në një ndjellje të gjumit dhe mbi të gjitha në një relaksim të trupit dhe të mendjes, që është pikërisht edhe funksioni primar i gjumit. Por shumë e rëndësishme është edhe lëvizja kur nuk është e sforcuar, ndaj rekomandohet që një individ menjëherë para gjumit të kryejë shëtitje relaksuese që venë në lëvizje muskulaturën. I rëndësishëm është edhe vendi ku kryhen këto shëtitje, pra vendet me gjelbërim dhe ajër të pastër, që krijojnë një situatë të favorshme. Për sa u përket filmave, është e këshillueshme që nëse duam të flemë rehat, ata që kanë përmbajtje emocionale të lartë t’i shohim gjatë ditës, sepse nëse do t’i shohim para gjumit, truri do ta ketë të vështirë të qetësohet dhe të ndihet mirë.

Veçanërisht e rëndësishme kjo është për fëmijët të cilët kategorikisht nuk duhet të lihen para ekranit në orët para gjumit. Madje për këta të fundit është e këshillueshme gjithmonë banjoja me ujë të nxehtë dhe kalimi i orës para gjumit në qetësi dhe paqe. Ajo që është me të vërtetë interesante është fakti që njerëzit që kanë një gjumë të shëndetshëm, kanë edhe një aftësi thithëse dhe gjykuese më të mirë gjatë ditës. Një nga avantazhet më të mëdha është edhe kalimi i një kohe sa më të gjatë në ambiente të hapura, në ajër të pastër. Me pak fjalë, hiqni dorë nga ilaçet dhe sforcimet trupore nëse doni të pushoni dhe pse jo të shihni edhe ëndrra të bukura dhe aplikoni banjot e ngrohta e shëtitjet në ajër të pastër. Trupi nuk mund të gjejë kurrë ekuilibrin natyral nëse do të bombardohet me nxitës e ilaçe për të cilat nuk ka nevojë. Ai do të funksionojë vetëm nëse do të gjejmë balancën dhe ekuilibrin me natyrën, që në të gjitha rastet është “ilaçi” më i mirë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Si te kemi nje gjume te rehatshem Empty
MesazhTitulli: Re: Si te kemi nje gjume te rehatshem   Si te kemi nje gjume te rehatshem EmptyWed Aug 18, 2010 6:23 am

ndodh edhe kjo,lum ai qe flen rehat,mua diqka me ka humbur gjumi i teri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Blina

Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

Si te kemi nje gjume te rehatshem Empty
MesazhTitulli: Re: Si te kemi nje gjume te rehatshem   Si te kemi nje gjume te rehatshem EmptySun Dec 05, 2010 6:10 am

Edhe mue Shaban'Oo me ka Humbur gjumi kohen e fundit , ishalla s'me eshte bere Narkolepsia Rolling Eyes melaqja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Si te kemi nje gjume te rehatshem Empty
MesazhTitulli: Re: Si te kemi nje gjume te rehatshem   Si te kemi nje gjume te rehatshem Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si te kemi nje gjume te rehatshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Njerëzit mësojnë në gjumë
» Amerikani qendron 40 dite pa gjume
» 10 Ore Gjume Ne Dite Mund Te Ndihmojne Te Jetosh 100
» Thirr policinë për ta vënë djalin në gjumë
» Shtatë orë gjumë, zvogëlojnë problemet në zemër
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum