Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Ben Affleck: E veshtire te besh filma Sat Aug 21, 2010 1:17 am | |
| Ben Affleck duket se e ka marrë seriozisht punën e tij si regjisor. Pas vitesh të tëra si interpretues i suksesshëm, (për nga bukuria mund të krahasohet me Matt Demon, bashkë me të cilin hodhi hapat e para në Hollivud, duke fituar “Oscar” për skenarin e Will Hunting në 2007-n) Affleck në rolin e regjisorit do të drejtojë filmin e tij të dytë “The Town”, pas debutimit në vitin 2007 me filmin e pëlqyer aq shumë “Gone baby gone”. “The Town”, një film policesk, ngjarjet e të cilit zhvillohen në qytetin e lindjes Boston, që do të prezantohet në Festivalin e Venecias (jashtë konkurrimit më 8 shtator) dhe në Festivalin e Torontos, është marrë nga romani i Chuck Hogan, “Prince of Thieves”, i vendosur në lagjen e Charlestown, që mban një numër rekord për sa u përket grabitjeve të bankave. “The Town” tregon historinë e Claire (Rebeca Hall)një drejtuese banke e marrë peng gjatë grabitjes së radhës në bankën ku ajo punonte. Në periudhën e konvaleshencës për traumën e pësuar, Claire ngushëllohet nga Doug (interpretuar nga vetë Affleck) pa e ditur që ai ishte njëri prej grabitësve. Doug, lideri karizmatik i një grupi kriminal vendas, përfundon duke u dashuruar me Claire: një tërheqje reciproke dhe fatale, një lidhje shumë e rrezikshme. Në film shfaqen edhe Jeremy Renner (“The hurt locker”), Blake Lively (“Gossip girl”) dhe Jon Hamm (“Mad man”), në rolin e agjentit special të FBI-së që ndjek Doug dhe bandën e tij. Ja se ç’tregon aktori i famshëm i lindur në vitin 1972 dhe i martuar prej pesë vjetësh me aktoren e famshme, Jeniffer Garner, me të cilën ka sjellë në jetë dy vajza. Zoti Affleck, ky është filmi juaj i tretë ku ngjarjet zhvillohen në Boston pas “Will Hunting” dhe “Gone baby gone”. Ndiheni më kreativ në shtëpinë tuaj? Këta filma janë pa dyshim një lloj deklarate dashurie ndaj Bostonit tim. Por në rastin e “The Town” më tepër bëhet fjalë për një rastësi. Producentët më dhanë mundësi që ta bëja filmin me paktin që të mos harxhoja shumë para. Sigurisht, ndaj dëshirës për të xhiruar filma në Boston njerëzit do të fillojnë të mendojnë se nuk jam në gjendje të bëj filma jashtë qytetit tim. Por për momentin nuk mund të veproja në vend tjetër. Historia dhe personazhet ishin shumë interesantë. Por historitë e kronikës së zezë që i përkasin lagjes “Charlestown” ku është i lartë përqendrimi i grabitjes së bankave janë të vërteta apo jo? Është gjithçka e vërtetë, ka numrin më të lartë të grabitjeve të bankave për person në vend. Por edhe zona më pak të dyshimta si Beverly Hills dhe lagje të tjera të mira si Los Angelos kanë përqindjen e tyre të grabitjeve, madje më të madhe se ajo që mendohet. Por mendoj se nuk flitet shumë, pasi në këtë rast kemi problemin e imazhit, për të mbajtur të paprekur emrin e vendit simbol të SHBA-së. Pastaj nuk duan të tregojnë vërdallë sesa e lehtë është të rrëmbesh një bankë. Përse, është vërtet e lehtë? Të punësuarit në banka duhen me doemos t’i binden çdo kërkese të rrëmbyesve për të evituar gjakderdhjen apo dhunën, si kundër tyre, ashtu edhe kundër klientelës. Duhet të japin paratë pa e diskutuar gjatë dhe pastaj vetëm pas daljes së rrëmbyesve nga banka t’i bien alarmit. Ka shumë njerëz që hyjnë në bankë, por shprehja më e tmerrshme për atë që qëndron pas sportelit është: më jep të gjitha paratë se t’i hodha trutë në erë. Përgjithësisht janë shuma të vogla, 3 mijë deri në 5 mijë dollarë, jo më shumë dhe gjithçka ndodh pa marrë vesh njeri asgjë mbi atë çka po ndodh. Banka preferon më mirë të veprojë kështu se sa të krijojë panikun që mund të çojë në largimin e klientëve, ose të detyrohet të paguajë dëmin e atij që është sulmuar. Sigurisht që alarmi bie pasi mbaron rrëmbimi, por hetimet zhvillohet larg syrit të publikut. Jo në pak raste përfundojnë pa zgjidhur asgjë. Ka ende njerëz që kanë qenë pjesë e grabitjeve të bankave që dalin xhiro të qetë rrugëve të Las Vegasit. Ishte e vështirë të drejtoje filmin dhe të aktroje njëkohësisht? Po ishte vërtet shumë e vështirë. Gjithë vëmendja përqendrohet te ty, në sheshin e xhirimeve, para dhe pas. Duhet t’i përgjigjesh të gjithëve dhe gjithçkaje. Por unë i them vetes: nëse ia ka dalë mbanë Clint Eastwood, përse të mos e bëj dhe unë? Bëj shaka. Clint është një mit, një burim i pashtershëm frymëzimi, është mjeshtër për të arritur t’i bëjë të dyja rolet në sheshin e xhirimeve të një filmi. Mua nuk do më mjaftonte të bëja regjisorin dhe kaq. Por do ishte e vështirë t’i shisja filmat e mi, pa treguar më parë se sa i zoti jam. Të paktën kështu më thonë producentët. Sigurisht që ajo e regjisë është një punë që më pëlqen vërtet shumë. Në filmin “The Town” ju shohim shumë muskulor. Je stërvitur për këtë film? Po sepse personazhi i Doug është sportiv, një njeri i fortë. Për mua ishte thelbësore të rezultoja i besueshëm në ekran. Unë vetë do të kisha qeshur i pari nëse do kisha parë veten time që shkoja për të grabitur një bankë. Nuk e bëra për narcizizëm, por për të qenë i zoti në një grabitje pak shpatulla duhen apo jo?
|
|