Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: cikel poeik nga pal sokoli Sun Aug 22, 2010 5:59 pm | |
| PAL SOKOLI-Lindur ne Qeshor të vitit 1959, në Radoniq-Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan ndërsa gjimnazin e shkencave natyrorore në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në degën Filozofi-Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta,në revistën studentore "Bota e re",pastaj në "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare"Shtigje" te vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë edhe aktivist politik qe nga vitet/80,ka shpërnda literaturë asokohe të ndaluar nëpër shkolla dhe Universitet dhe ne bashkëpunim me disa grupe "ilegale" ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave,me pseudonime të ndryshme si psh."Alberti","Lumi","Hajredin Hoxha",etj. si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie.Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismet Dina e Shevqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e "Zëri i Kosovës"nëpër njerëz të besueshëm,student,nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së,ka udhëhequr një nëndegë në KK. Gjakovës me veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht,disa herë,u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në Nëntor të vitit 1993 burgoset më grupin prej 8 veta "Grupi i priftit" se bashku me priftin katolik Ambroz Uka dhe kushëririn Gjergj Sokoli(tani dëshmor i Kosovës)dhe disa intelektual tjerë,ne ç´rast lirohen me intervenimin e Papës Gjon Pali i II,dhe vetëm një orë pas lirimit kërkohet nga policia për burgosje serish. Pali detyrohet të arratiset në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj 6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë,ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, derisa në qershor të 1994 shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot.Qe nga viti 1998 kur fillon pushka e parë është depolitizuar dhe merret vetëm me shkrime. Poezi dhe shkrime të ndryshme ju grabiten në dorëshkrim disa herë gjatë bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 .Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal-Gjermani. Përmbledhja poetike "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi,është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wupertal-Gjermani. Ndërsa Antologjia e 12 autorëve nga Gjermania "Asht e gjak arbërie " Pal Sokoli& Martin Çuni botuar dhe promovuar ne Hanover-Gjermani Maj 2007 si bashkautor.Në shtator te 2008 boton permbledhjen me poezi"Unazë Gjaku". Ka shkruar recensione për disa libra të rinj dhe disa shkrime edhe nga lëmi i Sociologjisë dhe e Filozofisë. Ka në dorëshkrim edhe permbledhje tjera ne prozë dhe poezi.Poezi të Pal Sokolit janë të përkthyera dhe të botuara në gjuhën italiane dhe gjermane dhe turke.Eshte anëtar i disa redaksive kulturore-informative virtuale dhe i Revistes"Muza shqiptare" organ i Lidhjes se Shkrimtarëve ,artistëve dhe krijuesve Shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH) Pal Sokoli në luftën e fundit në Prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjes prej moshës 17-44 vj. Faqe private e Pal Sokolit ne internet jan; .www.guri.cabanova.de, ose www.pal-sokoli.npage.de . |
|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli Sun Aug 22, 2010 6:01 pm | |
| LOJA ME ESHTRA
Ashti juaj i etur
thithë gjakun e vet
në themelin e lirisë
se Nënës Kosovë
Për djepin e Dukagjinit
lule u rritet
mbi kaptyell
lule rriteni ne kopsht
lule rriteni
rreth lapidareve
rreth nënës
ishit kurorë e pritjes
tani kurorë e rritjes.
Rrënuat kullat e lavdit
luftërave të humbura
Batajnicen e bëtë varr
dhe fluturuat si dallëndyshet
pran gjakut të ngrohtë
në gjirin e nënës Kosovë
në Parkun e të pavdekshmeve
shndritë figura e juaj flamur.
Malli për ju
sa uji deti
jeni te gjallë
uron me zë poeti.
***
|
|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli Sun Aug 22, 2010 6:01 pm | |
| KRYQEZMI I IRONIVE
Nëpër qendër të qytetit
u kryqëzuan dy ironi
në dy drejtime të kundërta
percilleshin e priteshin
nga e njëjta gardë
e tupan,
të dyja i lidhte
një regjim satan.
Semafori i kuq u hap
nder varreza
të shkonte gjeneral
konferencash të thyera
në anën tjetër
lirohen te burgosurit
e ndërgjegjes,
një regjimi satan
te dy palët
përcilleshin e priteshin
nga e njëjta gardë
e tupan,
të dyja i lidhte
një regjim satan.
njërin për në varr
tjetrin për në Hagë
Sa i çuditshëm me dukej
kryqëzimi i dy ironive
qe nuk e shihnin njëra tjetrën,
ose ishte një ironi
e ndarë dysh.
*** |
|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli Sun Aug 22, 2010 6:02 pm | |
| VERSHIMË MALLI
Jam un bregdet
a breglumi
edhe i shpërlarë
edhe i plagosur
edhe i rrahur jam
vishkulluar valësh
zëmër i Tsunamit
brigjeve të zemrës
vërshim behëm
sa herë me thanë malli
për Kosovën
*** |
|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli Sun Aug 22, 2010 6:03 pm | |
| KOBI
E ka një fill
nuk është i im
ka një rrugë
nuk është e imja
ka një këngë
pa solin tim
ka një hap
me marshin tim
ka një fat
dhe emrin tim. |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli | |
| |
|