www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjërat që nuk e prishin Agjërimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  Empty
MesazhTitulli: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin    Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  EmptySat Aug 28, 2010 8:15 am

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin
1-Hyrja e kohës së Sabahut duke qenë xhunub (I papastër) Nëse njeriu fle dhe bëhet xhunub gjatë ëndërrimit duke qenë agjërueshëm nuk prishet agjërimi, mirëpo duhet të vazhdohet agjërimi,

gjithashtu ai që është bërë xhunub natën dhe ka hyrë koha e sabahut duke qenë xhunub nuk prishet agjërimi dhe as nuk duhet kompenzuar kjo ditë me pajtimin e imamëve të katër medh'hebeve ,ngase është transmetuar nga Aishe dhe Ummu Seleme radijAllahu anhuma se:"Pejgamberin alejhi selam e ka zënë koha e sabahut duke qenë xhunub,e pastaj është pastruar pas sabahut duke qenë agjërueshëm" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

2-Puthja e gruas nëse është I sigurt se kjo nuk bëhet shkakë për prishjen e agjërimit:Transmetohet nga Aishe radijAllahu anha se ka thënë:"Pejgamberi alejhi selam më ka puthur duke qenë agjërueshëm Ai dhe unë " (transmeton Ebu Davudi dhe AbduRrezak, hadithi është I vërtetë)

*Transmetohet nga Omer bin ebi Selemeh se e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam:A lejohet puthja duke qenë agjërueshëm ?, I ka thënë Pejgamberi alejhi selam : Pyete për këte Ummu Selameh,e lajmërova atë kurse ajo me tha se Pejgamberi alejhi selam vepron kështu me grat e tija ,tha: O I Dërguari I Allahut vërtetë Allahu teala ti ka falur mëkatet e kaluara dhe mëkatet që I bënë, I tha Pejgamberi alejhi selam atij: "Pasha Allahun unë jam që më së shumti I kam frikë Allahut dhe më I vëndosuri nga ju" (transmeton Imam Muslimi).

Transmetohet nga Xhabir se Omeri radijAllahu anhu ka thënë: E kam prishur sotë agjërimin ngase e kam puthur gruan duke qenë agjërueshëm,shkoi tek Pejgamberi alejhi selam dhe I tha: E kam bërë sotë një gjunah të madhë tha Pejgamberi alejhi selam Qfarë ke bërë? Tha:E kamë puthur gruan duke qenë agjërueshëm, tha Pejgamberi alejhi selam:A e ke vënë re nëse e shpërlan gojen me ujë ? Tha Omeri a.s : Kjo nuk dëmton asgjë,Pastaj Pejgamberi alejhi selam tha,: Pra edhe kjo nuk dëmton."

Transmetohet nga Amr bin Sherhabil se:Ibni Mesud e ka puthur gruan e tij gjatë ditës duke qenë agjërueshëm.

Pra nuk është e urrejtur nëse e puthë burri gruan e tij apo anasjelltas duke qenë agjërueshëm ,ndërsa nëse puthja mundë të bëhet shkakë për prishjen e agjërimit atëherë nuk lejohet përqafimi e nëse e prish agjërimin I tilli duhet ta kompenzoj atë ditë më vonë.

3-Pastrimi (gusli) ,hudhja e ujit në kokë për tu freskuar:Sikurse u përmendë më parë se :"Pejgamberin alejhi selam e ka zënë koha e sabahut duke qenë xhunub,e pastaj është pastruar pas sabahut duke qenë agjërueshëm" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).

Poashtu transmetohet nga sahabët e Pejgamberit alejhi selam se kanë thënë: "Vërtetë e kemi parë Pejgamberin alejhi selam duke hudhur ujë në kokë,gjatë agjërimit nga etja apo përshkak të kohës së nxetë" (transmeton Ebu Davudi,ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është I vërtetë)

4-Pastrimi I gojës dhe hundës pa e future ujin thellë :Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "…pastrojeni hundën thellë me ujë përveq kur jeni agjërueshëm"

Ndërsa nëse gjatë pastrimit të hundës apo gojës arrin uji në fytë pa qëllim nuk prishet agjërimi.

5-Shijimi I ushqimit nëse ka nevojë duke mos shkuar ushqimi në fytë:Transmetohet nga ibni Abbasi se ka thënë: Nuk ka dyshim se shijim I ushqimit apo ndonjë gjëje tjetër duke mos shkuar në fytë nuk e prish agjërimin.

Ka thënë Shejhu Islam Ibn Tejmije:"...shijimi I ushqimit gjatë agjërimit është e urrejtur nëse nuk ka nevojë,mirëpo agjërimi nuk prishet,ndërsa nëse ka nevojë lejohet".

6-Bërja e hixhames, dhurimi i gjakut nëse nuk frikësohet se kjo e dëmton atë:Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "E ka prishur agjërimin ai I cili I bënë dikujt hixhame dhe atij që I bëhet hixhamja"

Ndërsa transmetohet nga ibni Abbas radijAllahu anhu se: "Pejgamberi alejhi selam ka bërë hixhame duke qenë agjërueshëm" (transmeton Imam Buhariu,Ebu Davudi,Tirmidhiu ndërsa hadithi është I vërtetë)

Transmetohet nga AbduRrahman bin ebi Lejla nga një pej sahabëve se Pejgamberi alejhi selam:"E ka urrejtur bërjen e hixhames gjatë agjërimit ,mirëpo nuk e ka bërë haram ate…."

Kjo argumenton se bërja e hixhames për atë që është I dobët është e urejtur të bëhet,të cilën e vërteton hadithi se Thabit e ka pyetur Enes bin Malik: A e keni urrejtur ju bërjen e hixhames për agjëruesin në kohën e Pejgamberit alejhi selam ? Tha : "Jo , përveq për atë që është I dobët" (transmeton Imam Buhariu)

Ndërsa Imamët e katër medh'hebeve kanë thënë se bërja e hixhames nuk e prish agjërimin,mirëpo është e urjetur për ate që e dobëson bërjë e hixhames,ndërsa është haram bërja e hixhames për atë që e dobëson shumë dhe që bërja e hixhames bëhet shkak për prishjen e agjërimit.

7- (1) Lyerja e syve ,(2) ineksionet,(3)pikat e syve, (4)thithja e erës së parfumit:
8-Përdorja e misvakut: Janë të një mendimi të gjithë fukahat se lejohet përdorimi I misvakut gjatë agjërimit,përveq Imam Shafiut dhe Hanbeli kanë thënë se është e pëlqyer mospërdorimi I misvakut gjatë agjërimit ,në mënyrë që të mbetet era e gojës e cila është më e mirë tek Allahu teala se sa era e parfumit.

Gjthashtu pastrimi I dhëmbëve me brush lejohet gjatë agjërimit nëse është I sigurt se nuk mundë të shkoj në fytë ,ndërsa pastrimi I dhëmbëve në mbrëmje është më mirë.Allahu Alem

9-Gëlltitja e kelbazit :Tek medh'hebi Hanefi dhe Maliki gëlltitja e kelbazit nuk e prish agjërimin , sikurse që nuk e prish pështyma,ndërsa tek mdh'hebi Shafiij dhe Hanbeli lejohet gëlltitja e kelbazit nëse nuk ka arritur deri në gojë,e nëse ka arritur në gojë dhe e ka gëlltitur prishet agjërimi.

10-Gëlltitja e gjërave të imta si p.sh:

1-Mbetja e ndonjë cope të vogël ushqimi nëpër dhëmb:Nëse është e vogël të cilën e gëlltit nëpërmjet pështymës ,me kushtë që mos ta ketë për qëllim gëlltitjen e sajë.

2- Gjaku që rrjedhë nga mishi I dhëmbëve dhe përzihet me pështym nuk e prish agjërimin nëse nuk gëlltitet,përveq nëse sasia e gjakut është më e madhe se sasia e pështymës e prish agjërimin kjo sipas medh;hebit Hanefi.

Ndërsa tek Hanbelit dhe Shafiit:Prishet agjërimi nëse është përzier gjaku me pështym,dhe gjaku I papastër,nuk lejohet gëlltitja e gjakut të pastër e nëse nuk është I sigurt se ka gëlltitur ndonjë gjë të papastër nuk e prish agjërimin.

11-Vjellja pa qëllim


12-Ngrënja,pirja,dhe mardhënjet intime nga harresa

(Për këto dy pika 11-12 janë përmendur argumentet më parë tek gjërat që e prishin agjërimin)





Marrë nga libri:Sahihu Fikhu Es-Suneh

Autorë:Ebu Malik Kemal

Përktheu:Ummu Jusuf

Shoqata Realiteti Gjilan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  Empty
MesazhTitulli: Re: Gjërat që nuk e prishin Agjërimin    Gjërat që nuk e prishin Agjërimin  EmptySat Aug 28, 2010 6:16 pm

sexi,nuk bene nga se prish agjerimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjërat që nuk e prishin Agjërimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Telashet që e prishin bukurinë
» Dhjetë gjërat që humbin
» 10 gjerat qe nuk duhet t’ia fshehim doktorit
» Gjërat që nuk duhet t’i hani në takimin e parë
» Gjërat që nuk duhet t’i hani në takimin e parë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum