www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gili: Ja pse jam ndryshe Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gili: Ja pse jam ndryshe Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gili: Ja pse jam ndryshe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Gili: Ja pse jam ndryshe Empty
MesazhTitulli: Gili: Ja pse jam ndryshe   Gili: Ja pse jam ndryshe EmptySun Aug 29, 2010 6:45 pm

Gili: Ja pse jam ndryshe Gili

Këngëtarja e adhuruar nga të gjitha moshat, Fevzije Konushevci, e njohur me nofkën artistike, Gili, tashmë ka para vetes një gamë të sukseseve, por ende është vitale në art, prandaj synimet e saja janë reale dhe të realizueshme. Që nga kënga e saj, “Xixëllonja”, ajo dëshmoi vitalitet, lëvizje të bukura në skenë, pasion dhe premtoi suksese të njëpasnjëshme.
Gili, e konsideroni favor, apo hendikep që e keni bashkëshort kompozitorin, me të cilin bashkëpunoni?
Unë me Ilirin jam njohur shumë para se muzika të bëhet profesioni ynë. Miqësia jonë daton nga vitet e fëmijërisë. Shumë gjëra në jetën tonë kanë ndodhur që na kanë bërë para së gjithash shokë të mirë, prandaj sot e konsideroj favor bashkëpunimin me të. Madje, do të thosha se, është esencë e punës sime si këngëtare, sepse pa të nuk do ta merrja këtë udhë.
A është i rreptë Iliri në punë?
Me mua është më i rreptë se me bashkëpunëtorët e tjerë, sepse ndjehet i përgjegjshëm për karrierën time. Ai ishte ideatori i stilit tim muzikor dhe vendimmarrës se çka dhe në cilin moment duhet prezantuar publikut tim. Tani pas gjithë këtyre viteve më duhet të pranoj se mbi 90% te parashikimeve i kishte të sakta. Ai është njohës i mirë i mentalitetit, po edhe vizionar për çka duhet t’ia pranoj se e ka avancuar mënyrën se si duhet ndërtuar një karrierë muzikore në Kosovë.
Tani, keni edhe dy djem, a kanë filluar të bëhen vlerësues të artit tuaj?
Ata nuk e kanë as më të voglën ndjenjë se unë edhe Iliri kemi një numër të madh adhuruesish. Për punën tonë nuk flitet shumë në shtëpi. Por, ata ballafaqohen me realitetin dhe shpesh m’i përcjellin komplimentet ose kritikat që i dëgjojnë nga të tjerët.
Nga këngët e mia i pëlqejnë baladat, si “Prishtina”, “Të fala nga Tirana”, “Prapëseprapë”, “Kur u ndamë”, “Me kast”, etj.
A kanë talent fëmijët për muzikë?
Janë shumë të talentuar, por totalisht të pa interesuar që të merren me të. Të dy janë ithtarë të sportit.
Keni shumë këngë për dashurinë, sigurisht përmes tyre shpalosni brengat e një brezi të tërë?
Numrin më të madh të adhurueseve e kam fituar pikërisht me këto këngë. Dua që kënga ime të jetë strehë e të dashuruarve, të lumturve dhe të pikëlluarve.
Sa i kushtoni rëndësi veshjes dhe qëndrimit elegant në skenë, na kujtoheni me një fustane të gjatë të kuq?
Ëndrra ime si vogëlushe ishte kjo elegancë pak përrallore me të cilën jam prezantuar me vite. Ndoshta, ajo vogëlushe ende fle te mua dhe nuk pranon të rritet. Sot, gëzohem kur shoh shumë këngëtare të reja që janë rritur me këngët e mia dhe me kanë imituar qysh të vogla. Mendoj se kam ndikuar mirë në kultivimin e shijes së tyre, sepse sot ato duken shumë të bukura dhe kanë një feminitet jo agresiv.
Keni kënduar edhe në duet, është më e vështirë, apo më e lehtë?
Mundësia që ta prezantosh këngën nëpër turne është minimale, prandaj ndjehem pak e cunguar. Duetin e fundit, “Kur u ndamë”, me Enis Potokun, e kam reklamuar më tepër në Kosovë, Maqedoni e diasporë.
Duket se kohët e fundit, disi jeni tërhequr pak?
Tani jam kthyer me albumin e ri, “Fol për mua”, prej të cilit menjëherë janë pëlqyer këngët “Misat e diasporës”, dhe “Ditën e hane”. Këtë verë isha mjaft aktive dhe përsëri jam pranë publikut.
Na duket se nuk vuani nga komplekset, por jeni origjinale, reale?
Nuk kam asnjë prezantim apo editim që mund të jetë “Déjà vu”. Mendohem gjatë para se të prezantohem që të sjellë diçka të re, por gjithmonë të jem ajo Gili, që e duan adhuruesit e mi. Unë synoj vetëm t’i mbaj me fanatizëm adhuruesit e këngës sime dhe nuk dua asgjë më shumë.
Njiheni edhe si femër me pasione të shumta, si leximi, filmi, teatri…
Tani pasioni im janë fëmijët dhe familja. Çdo libër apo film, do ta ndërpres për edhe më të voglin muhabet me ta.
Ku i punoni klipet e fundit, kush e zgjedh veshjen tuaj dhe a harxhoni shumë për një klip?
Kam fituar nga muzika ndaj edhe dua të investoj. Investimi im është ekuivalent me respektin që kam për publikun. Unë jam në minus edhe me albumin e fundit, por nuk e kam filozofinë e kafenesë se “nuk ka muzikë, nëse nuk ka para”. Muzikë do të ketë sa të frymoj. Unë edhe nuk kam besuar kurrë se do të fitoj nga muzika. Dashuria është lidhja mes meje, publikut dhe këngës. E, dashuria, është e përjetshme.
Tashmë në skenën tonë janë ngjitur shumë emra, iu duket se është kjo begati, apo një tendencë për kuantitet të pakontrolluar?
Momentalisht është kuantitet i pakontrolluar, por mund të jetë një mundësi e mirë për daljen e një talenti. Së fundi, nuk mund ta dimë sa është i mirë një këngëtar nëse nuk e krahasojmë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gili: Ja pse jam ndryshe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gresa rikthehet ‘më ndryshe’
» Truku ndryshe i Besa Kokëdhimës
» Gili dhe Enisi në Top Fest me “Badihava”
» Aromaterapia ose e thënë ndryshe terapia e aromave
» Albumi i ri i Lady Gaga me muzikë ndryshe
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum